Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...

TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu njoftoi ditën e sotme për mbylljen e platformës TikTok në Shqipëri. Në lidhje me mbylljen e TikTok është publikuar vendimi i Këshillit të Ministrave. Në vendim bëhet me dije se ndërprerja e aksesit në platformë do të zgjaasë për një afat deri në 12 muaj, me qëllim shmangien e ndikimeve negative dhe të problematikave sociale. Më tej theksohet se ndërprerja e “TikTok” zgjat deri në mundësimin nga platforma të instrumenteve teknike, që rregullojnë aksesin e fëmijëve në këtë platformë dhe në materiale të dëmshme për ta.
Problematikat e adresuara nga ministria te platforma e TikTok janë operimi efektiv i sistemeve funksionale të verifikimit të moshës së përdoruesve të platformës, sistemi i kontrollit prindëror lidhur me përmbajtjet, që dëmtojnë zhvillimin fizik, psikologjik ose moral të fëmijëve. shmangia e publikimit të materialeve me përmbajtje dhune, bullizmi, gjuhe urrejtjeje apo me fjalor të papërshtatshëm si dhe përshtatja e përdorimin e filtrave të moderimit për gjuhën shqipe dhe kulturën kombëtare. Sipas vendimit pasi “TikTok” të vendosë filtrat e nevojshme mund të vendosen masa të reja ose të rishikohen masat në fuqi.
MARRJEN E MASAVE TË PËRKOHSHME PËR SHMANGIEN E NDIKIMEVE NEGATIVE TË PLATFORMËS ON-LINE “TIKTOK”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 10, pika 1, 26, pika 1, 139, pika, 2, 174 e 177, pika 5, të ligjit nr.54/2024, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të neneve 32, pika 4, 32/1, 42 e 46, të ligjit nr.97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe të pikës 4, të nenit 27, të ligjit nr.18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, të ministrit të Arsimit dhe Sportit, të ministrit të Drejtësisë, të ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
1. Ndërprerjen e aksesit në platformën on-line “TikTok” në territorin e Republikës së Shqipërisë, për një afat deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj, me qëllim shmangien e ndikimeve negative dhe të problematikave sociale në tërësi, kryesisht në nxitjen e dhunës, veçanërisht te fëmijët, që sjellin probleme të zhvillimit psiko-social të tyre, si dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
2. Ndërprerja e platformës on-line “TikTok” zgjat deri në mundësimin, nga ofruesi i kësaj platforme, të instrumenteve teknike, që rregullojnë aksesin e fëmijëve në këtë platformë dhe në materiale të dëmshme për ta.
3. Caktimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në cilësinë e përfaqësuesit të Këshillit të Ministrave, në bashkëpunim me autoritetet rregullatore sektoriale e nëpërmjet tyre, si dhe autoritetet e tjera, që përfshihen në këtë proces, për të komunikuar e negociuar me përfaqësuesit e platformës on-line “TikTok”, dhe me përfaqësues të platformave të tjera on-line, për të adresuar problematikat në fushën e sigurisë publike dhe sociale në mjedisin digjital, duke përfshirë:
a) operimin efektiv të sistemeve funksionale të verifikimit të moshës së përdoruesve të platformës;
b) operimit të sistemeve të kontrollit prindëror lidhur me përmbajtjet, që dëmtojnë zhvillimin fizik, psikologjik ose moral të fëmijëve;
c) shmangien e publikimit të materialeve me përmbajtje dhune, bullizmi, gjuhe urrejtjeje apo me fjalor të papërshtatshëm;
ç) përshtatjen e përdorimin e filtrave të moderimit për gjuhën shqipe dhe kulturën kombëtare.
4. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore të fushës, të marrë masat e nevojshme për realizimin e ndërprerjes së aksesit të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi.
5. Pasi të realizohet nga platforma on-line “TikTok” vendosja e filtrave të nevojshëm, mund të vendosen masa të reja ose të rishikohen masat në fuqi.
6. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe autoritetet rregullatore sektoriale për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar së fundmi përmes një postimi në "Facebook" për miratimin e marrëveshjes me Italin&...
Foto ilustruese ATHINË- Fushata parazgjedhore e Partisë Demokratike dhe e Partisë Socialiste ka tërhequr vëmendjen e mediave greke...
TIRANA- Qeveria vendosi sot të mbyllë 12 muaj TikTok-un, si pjesë e masave të përkohshme, siç u tha nga përfaqësues ...
Edi Rama TIRANË -Kryeministri i vendit Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu kanë inspektuar këtë të enjte punimet në...
Foto ilustruese TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të enjte me ironitë kundrejt kreut të PD-së Sali Beri...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dha lajmin për mbylljen e platformës TikTok n&...
Foto ilustruese TIRANË - Nga cilido kënd që ta kapësh, dosja Veliaj nxjer në pah skandale të reja. Më të fundit nuk...
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka reaguar menjëherë pas vendimit të qeverisë për mbylljen me 12 mu...
TIRANA- Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, tha sot se Këshilli i Ministrave mira...
TIRANA- Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural Anila Denaj tha sot pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se jan&eu...