POLITIKE

“Media të kontrolluara nga qeveria”, Berisha: Lakej që ushqehen me taksat e shqiptarëve, duan të mbulojnë vjedhjet e tmerrshme të Edi Ramës

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Prill 2026, 19:42
“Media të kontrolluara nga qeveria”, Berisha: Lakej që

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në ‘Foltoren’ tek kryeministria, ka akuzuar Edi Ramën dhe qeverinë për kontrollin e medieve. Sipas tij, këto media duan me çdo kusht që të mbajnë në këmbë regjimin mafioz të Ramës.

‘Mediat e kontrolluara nga qeveria, 24 orë në 24 orë në shtatë ditë të javës shpërndajnë mashtrime, trillime, me të cilat kanë vetëm një qëllim, të mbajnë me çdo kusht në këmbë regjimin mafioz të Edi Ramës, pasi ai u ushqen ato me paratë qau vjedh qytetarëve.

Ato në këtë mënyrë barazojnë Edi Ramën, padrinon më të rrezikshëm të mafies së Ballkanit, me njerëzit e lirë, me udhëheqës të lirë, me qeveri që respektojnë vullnetin e qytetarëve, me qeveri që zëvendësohen me votën e qytetarëve.’, theksoi Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush qytetare dhe qytetarë të Tiranës, por edhe të Shqipërisë që mblidheni këtu çdo të hënë për të përfaqësuar zërin e vërtetë, ndërgjegjen e vërtetë, idealet fisnike të qytetarëve shqiptarë.

I bëni në këtë mënyrë një shërbim të jashtëzakonshëm vendit, opozitës, por edhe të ardhmes tonë.

Por unë kam një mirënjohje të pakufishme sonte për oratorët e kësaj platforme, të cilët kanë sjellë në këtë platformë më fuqishëm se kurrë, më fuqishëm se kudo tjetër, më të vërtetë se në çdo vend tjetër, zërin e qytetarëve shqiptarë.

Asnjëherë një shesh, asnjë vend në këtë tokë nuk ka dëgjuar fjalime më kuptimplota, fjalime më të lidhura, fjalime më të drejta se sa fjalimet e qytetarëve.

Kjo foltore u nis si foltore e qytetarëve dhe mund të them se me fjalimet e mbajtura në këtë foltore, ajo është pa diskutim një kreshtë në oratorinë, në zërin, në përgjegjësinë e qytetarëve shqiptarë.

Sot, më shumë se kurrë shoqëria jonë, qytetarët shqiptarë kanë nevojë për fjalën e të vërtetës, kanë nevojë për zërin e të vërtetës sepse ne jetojmë në një terror të jashtëzakonshëm të propagandës dhe mashtrimit.

Sot, mediat e kontrolluara nga qeveria, 24 orë në 24 orë në shtatë ditë të javës shpërndajnë mashtrime, trillime, me të cilat kanë vetëm një qëllim, të mbajnë me çdo kusht në këmbë regjimin mafioz të Edi Ramës, pasi ai u ushqen ato me paratë qau vjedh qytetarëve.

I ndiqni debatet në studiot e tyre, ato flasin për Tiranën dhe Shqipërinë sikur po flasin për Pragën, për Berlinin, për Parisin apo për vende dhe kryeqytete ku demokracia është e paprekshme.

Ato në këtë mënyrë barazojnë Edi Ramën, padrinon më të rrezikshëm të mafies së Ballkanit, me njerëzit e lirë, me udhëheqës të lirë, me qeveri që respektojnë vullnetin e qytetarëve, me qeveri që zëvendësohen me votën e qytetarëve.

Po t’i ndiqni, kanë një frazë standard që ua dikton zyra e Edi Ramës. Në një sistem demokratik, thonë ata, në një kohë kur në Shqipëri ky sistem nuk ekziston, por ata duan me çdo kusht të legjitimojnë pushtetin e krimit të Edi Ramës.

Në një sistem demokratik, thonë ata, lakej dhe çakej të regjimit të krimit, përpiqen të bindin shqiptarët se demokraci është regjim i cili votën e qytetarëve e rrëmben me kartele droge, e rrëmben me miliarda euro, e blen, e rrëmben me të gjitha mënyrat dhe i shndërron zgjedhjet në farsë.

Në një sistem demokratik, thonë ata, lakej dhe çakej që ushqehen si shushunja me taksat tuaja, duan të mbulojnë vjedhjet e tmerrshme të Edi Ramës.

Duan të mbulojnë përçmimin e madh që ai ka për qytetarët.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?