
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në intervistën e tij të fundit edhe për ditët e kaluara në qeli dhe fillimin e legjislaturës së re.
Meta tha për Syri TV se PL-ja i ka kaluar momentet më të vështira, ndër të cilat ka listuar arrestimin e tij. Ai shton se me deputetin e zgjedhur Tedi Blushin, në Kuvendin e ri, kauzat e Partisë së Lirisë do të dëgjohen edhe më fort se në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Lidhur me qëndrimin e tij në qeli, kreu i PL-së tha se përvoja në burg në planin personal i ka vlejtur shumë. I pyetur se cila ishte kënaqësia më e madhe në burg për të, Meta përmendi ditët e takimit me motrën dhe fëmijët e tij. Po ashtu përmendi dhe leximin e ushtrimet fizike.
PJESË NGA INTERVISTA:
Po rolin e Partisë së Lirisë me fillimin e legjislaturës së re, si e shikoni?
Jam optimist se Partia e Lirisë i ka kaluar momentet më të vështira të cilat ishin rrëmbimi im, por edhe tradhtia e “Kolonës së Pestë” të regjimit në zgjedhjet e 11 Majit.
Të jesh me Partinë e Lirisë sot është një sakrificë e madhe sepse je target i regjimit. Por është edhe krenari e madhe se je në anën e duhur të historisë.
Me Z. Tedi Blushi në Kuvendin e ri, jam i sigurtë se kauzat e Partisë së Lirisë do të dëgjohen edhe më fort se në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Ndërkohë organizimi ynë duhet t’i përshtatet më mirë situatës që kemi, për të qenë më i padepërtueshëm ndaj diversionit të regjimit. Por beteja ballore kundër korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës duhet të përshkallëzohet çdo ditë dhe kjo s’bëhet pa vënë para përgjegjësisë çdo ditë SPAK-un që amniston aferën më gjigande të Edi Ramës, inceneratorin që nuk ekziston apo që mbyll sytë para firmës së tij për të shpallur fituese një kompani që lindi 8 muaj më pas.
Po kalojmë një sprovë e cila çdo ditë na forcon vullnetin për të shkallmuar këtë regjim kleptokratik dhe antikombëtar.
A jeni optimist për të ardhmen?
Ju më pyesni a vazhdoj të jem Ilir Meta? Padiskutim që po.
Vetëbesimi, guximi por edhe vizioni më kanë ndihmuar historikisht që të mos jem andej nga fryn era e momentit, por nga është e drejta, e vërteta dhe e ardhmja.
Kam marrë mësime të rëndësishme në këto 30 vite të cilat do më ndihmojnë shumë për angazhimin tim në 30 vitet e ardhshme. Kjo përvojë në burg në planin personal do më vlejë shumë.
Shpesh e krahasoj me ndryshimin që solli në jetën time angazhimi në sportin e peshëngritjes, jo thjesht në kuptimin edukativ e sportive të disiplinës por të të kuptuarit të realitetit ku ndodhej vendi dhe shoqëria.
Deri atëherë isha një fëmijë i indoktrinuar, që besoja se vërtet jetonim në një vend të lumtur ngaqë unë jetoja më një lagje shumë të mirë të “Pazarit të ri” dhe në një pallat ushtarakësh të privilegjuar. Por në peshëngritje njoha shumë shokë nga Kombinati, Sauku, Kamza, Porcelani e periferi të tjera të cilët flisnin për jetën reale që ishte një ferr për ta.
Atje kuptova se edhe pse personalisht isha rritur mirë në raport me të tjerët, përsëri isha rritur mes gënjeshtrash dhe kjo ndikoi shumë në formimin tim për të refuzuar gënjeshtrat e lumturisë komuniste, që më nxiti edhe të isha shumë aktiv në Lëvizjen Studentore.
Edhe burgu më ka ndihmuar shumë të çlirohem nga shumë gënjeshtra dhe ta shoh jetën në mikro, ku ajo është më e vërtetë dhe e prekshme.
Cila është kënaqësia më e madhe në burg për ju?
Natyrisht që kënaqësia më e madhe është takimi njëherë në javë me motrën dhe fëmijët.
Por kënaqësia e përditshme është leximi dhe ushtrimet fizike.
Aktualisht po lexoj librin autobiografik të Nelson Mandelës “Long ëalk to Freedom”.
Jam aktualisht në momentin kur Mandela përpunoi platformën klandestine të ANC për t’i rezistuar regjimit të aparteidit.
Kudo pakicat përmes dhunë e frikës shtypin shumicën, por përkohësisht.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
2 Shtator15:59
Zgjedhjet e 11 majit/ Vendoset data kur do të shqyrtohet kërkesë-padia e koalicionit “PD-ASHM” për rrëzimin e vendimit të KQZ
Kolegji Zgjedhor do shqyrtojë kërkesë-padinë e koalicionit ‘PD-ASHM’ për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Seanca...
POLITIKE
2 Shtator14:40
“Ambicie e rrezikshme e Ramës”, DW: Sa realiste është një ekonomi digjitale?
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi së fundi një plan ambicioz: ai do ta shndërrojë Shqipërinë në shtetin ...
POLITIKE
2 Shtator14:23
“Vjedhje e hapur 5 mln euro”, Bardhi depoziton informacione të tjera për Ballukun në SPAK (dokumentet)
Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka depozituar informacione shtesë në Prokurorinë e Posaçme (SP...
POLITIKE
2 Shtator12:29
Tabaku: Shqiptarët po varfërohen nga taksat, oligarkët pasurohen me tej
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, hodhi akuza ndaj qeverisë se e ka zhytur vendin në krizë ekonomike dhe ka ndërtuar nj&e...
POLITIKE
2 Shtator11:47
PD ankimoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren për çështjen
Partia Demokratike ankimoi ditën e djeshme aktin e fundit të Komisionit Rregullator të KQZ-së, që lidhet me certifikimin e rezultatit p...
POLITIKE
2 Shtator11:28
Meta kërkon zëvendësimin e masës “arrest me burg”, data kur do mbahet seanca në Apelin e GJKKO
Ish-Presidenti i Republikës, aktualisht kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigur...
POLITIKE
1 Shtator22:44
'Mos prisni magjistarin që do rrëzojë Ramën', Alizoti - qytetarëve: Dilni mbushni sheshet, shihni Serbinë
Deputeti demokrat Tomor Alizoti u ka bërë apel qytetarëve që të sensibilizohen dhe ti bashkohen kauzës opozitare për rr&eum...
POLITIKE
1 Shtator21:46
Andi Mustafaj njofton dorëheqjen nga drejtimi i departamentit në PD: Në nëntor do të zgjidhet drejtuesi i ri
Kreu i Departamentit “Brain Gain” në Partinë Demokratike, Andi Mustafaj, ka njoftuar se në nëntor do të largohet nga post...
POLITIKE
1 Shtator21:20
Deklarata e fortë e Matt Palumbos: Rama do të hetohet për shkak të Charles McGonigal
Gazetari i njohur amerikan, Matt Palumbo, në intervistën e tij për Armela Ferkon, tha se Edi Rama është i vetëdijshëm se mu...
POLITIKE
1 Shtator20:39
Berisha denoncon fjalimin e Ramës në Bled: Mashtrime, sulme dhe këshilla antimperialiste që tronditën audiencën
Në një postim në Facebook, kreu i PD, Sali Berisha, kritikoi ashpër fjalimin e Ramaduros në Bled, duke theksuar tre momente që t...