POLITIKE

Meta: Rama delirant! Nuk njeh Gjykatën Kushtetuese as parimin e shtetit të së drejtës

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Shtator 2026, 15:20
Meta: Rama delirant! Nuk njeh Gjykatën Kushtetuese as parimin e shtetit

Presidenti i arrestuar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia pasi maxhoranca e qeverisë Rama miratoi mbrëmë me 84 vota formulen e re të pagave për magjistratët. Meta shpreh shqetësimin serioz edhe për një krizë tjetër absurde të krijuar midis GJKKO të Shkallës së Parë dhe Dhomës së Avokatisë, e cila dëmton rëndë parimet e mirëadministrimit të drejtësisë dhe proceset e rregullta ligjore penale.

“Miratimi dje me kokëfortësi nga Kuvendi, nën diktimin e Edi Ramës, i ligjit për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pa konsultimin me grupin e interesit madje duke injoruar edhe Shoqatën Europiane të Gjyqtarëve, është tregues i papërgjegjshmërisë totale të një deliranti, i cili nuk njeh as Gjykatën Kushtetuese dhe asnjë parim të shtetit të së drejtës.

Të gjitha mosveprimet e Kuvendit në kohën e përcaktuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, tregojnë qartë që kanë qenë me dashje dhe të diktuara nga Edi Rama, po ashtu si injorimi që iu bë përmbajtjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese dje. Detyrimet e marra nga Kuvendi i Republikës në vitin 2016 për statusin dhe pagat e sistemit gjyqësor, si garanci për dinjitetin dhe pavarësinë e tyre duhen përmbushur pa asnjë devijim, bullizim dhe diskriminim nga Qeveria, që dikton edhe Kuvendin e nënshtruar tërësisht dhe jofunksional.

Po kështu, dua të shpreh shqetësimin serioz për një krizë tjetër absurde të krijuar midis GJKKO të Shkallës së Parë dhe Dhomës së Avokatisë, e cila dëmton rëndë parimet e mirëadministrimit të drejtësisë dhe proceset e rregullta ligjore penale. Është i domosdoshëm dialogimi midis këtyre institucioneve për t’i dhënë fund sa më parë kësaj krize të panevojshme midis këtyre dy institucioneve.

Është e paarsyeshme, arbitrare, joproporcionale që avokatët të vendosin midis dy presioneve, pra nga njëra anë nga Dhoma e Avokatisë dhe nga ana tjetër nga GJKKO e Shkallës së Parë.

Ndaj mbizotërimi i parimit të procesit të rregullt ligjor duhet të përcaktojë tejkalimin e këtij ngërçi të papritur, të dëmshëm për të gjithë aktorët dhe të panevojshëm.”- shkruan Meta.

Artikuj te sugjeruar

video

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.