“Na bllokuan në doganën malazeze!”, flet shqiptari: Jemi nisur nga Franca, na detyruan të hiqnim simbolet kombëtare
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Për më shumë se njëqind ditë, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje në Tiranë dhe gjetkë. ...
Një prej shqiptarëve të diasporës, që po udhëton nga Anglia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës...
Policia greke prej 48 orësh po mban të fshehtë identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e s...
Në një përpjekje marketingu për të siguruar klientë të rregullt, një shpërndarës droge në Minesota u ofro...
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&...
Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35 vjeç, shqiptarit me banim në Mirano, po përqendrohen në botën e trafikut të drog&...
Një hetim i hapur së fundi nga prokuroria e Tiranës, ka vënë në qëndër të vëmëndjes disa persona që ...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...

Gentian Çala, mjek psikiatër, foli nga foltorja e opozitës duke denoncuar atë që e quajti një regjim që prodhon padrejtësi dhe mbron të korruptuarit. Ai theksoi se në Shqipëri dënohesh për shkelje të vogla, ndërsa abuzimet e mëdha me ndërtime, energji, drogë dhe buxhet mbeten të pandëshkuara.
Sipas Çalës, qytetarët përballen me një drejtësi të vonuar, ku proceset zgjasin dekada dhe viktimat përfundojnë në burg, ndërsa fajtorët mbrohen nga qeveria. Ai u shpreh se frika ka bërë shumë njerëz të heshtin dhe të bashkëjetojnë me të keqen, në vend që ta përballin atë.
Çala: Mirëmbrëma i nderuar profesor doktor Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike. Mirëmbrëma presidenti i Partisë së Lirisë, zoti Ilir Meta. Regjimi i këtyre këtu mbas kurrizit tim dhe të gjitha regjimet kudo që janë, prodhojnë padrejtësi.
Ne sot jetojmë në vendin ku dënohesh për kasollën, por nuk dënohesh për kullat shumëkatëshe. Jetojmë në vendin ku dënohesh se nuk ke të paguash energjinë, po ku një pakicë e lidhur me qeveritarë, e në disa raste me para të pista, të merr tokat dhe ujin për të ndërtuar prodhues energjie. Jetojmë në vendin ku dënohesh për 10 gram drogë, po nuk dënohesh nëse ti mund të shesësh drogë në të gjithë Evropën. Jetojmë në vendin ku milionat e buxhetit ikin lumë dhe të merr lumi nëse ke një hall shëndetësor.
Jetojmë në vendin e reformës në drejtësi, ku qytetarëve tanë, neve, na duhen dekada që të marrim vendime në një gjykatë. Jetojmë në vendin ku qeveria mbron të korruptuarit e saj dhe burgos viktimat e tij. Si unë, besoj që mendojnë shumë prej jush, në këtë shesh edhe kudo. Por ka nga ata që kanë vendosur të heshtin, megjithëse janë të vjedhur, të shtypur, me të drejtat të nëpërkëmbura dhe me liri të vjedhura.
Ka nga ata që frika i ka bërë të bashkëjetojnë me të keqen. Unë besoj që në vend të bashkëjetesës me të keqen duhet të zgjedhim përballjen dhe luftën ndaj saj. Në qeveri, në parlament, në institucione, në rrugë, në sheshe, kudo. Mua më vjen keq edhe këtu shikoj që opozita është e ndarë.
Dikush në një cep dhe ca të tjerë këtu. Në fakt opozita nuk mund të jetë me llogaritje. Opozita është çështje e zemres dhe besimit dhe ata që duan duhet të jenë në një shesh të gjithë bashkë. I bëj thirrje intelektualëve dhe qytetarëve të lirë të këtij vendi që të reagojnë, të flasin, të protestojnë, jo për mua, as për ju nëse doni, po për familjet e tyre, për vendin.
Ne nuk mund të rrimë duarkryq dhe nuk mund të heshtim nëse vendi shuhet përditë e shpopullohet. Andej nga vij unë, qytetet janë bosh. Ne nuk mund të heshtim nëse vidhet pa skrupuj, nëse trajtohet gjithçka si pronë e si plaçkë. Ne nuk mundet, nuk duhet të rrimë duarkryq duke thënë, çfarë më duhet mua. Shihni popujt e tjerë në Ballkan, në Greqi, në Rumani, në Bullgari, se si protestojnë për subvencionet bujqësore, për buxhetin, për investimet e korruptuara që marrin jetë, apo për drejtësinë e korruptuar. A janë më të mirë se ne? Sigurisht që jo. Po ata mund të jenë dhe më pak të vjedhur e të shtypur sesa ne, por protestojnë.
Në nisje të fjalimit në Foltoren e Pestë para Kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përshëndeti prote...
Gjatë fjalës së tij në foltoren e Partisë Demokratike, përfaqësuesi i degës nr. 2, denoncoi ashpër qeverinë ...
Nga Foltorja e Pestë e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, i riu Eljon Kaja, i diplomuar rishtazi, ka ndarë historinë e tij person...
Deputetja Ina Zhupa në fjalën nga Foltorja e PD, u shpreh se mbështeste protestën e “Shqipëria Bëhet” dhe dënon d...
Ka nisur protesta e PD para Kryeministrisë e cila ka për qëllim dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut. Në protestë u shfaq edhe ...
Ka nisur protesta e thirrur nga Partia Demokratike, te Kryeministria, aty ku kërkohet largimi i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut pas skandalit që p...
Tensionet e fundit mes Kryeministrit Edi Rama dhe Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duket se ...
Gazetari Sami Neza, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese q&e...
Pak ditë pasi mazhoranca socialiste zgjodhi vetëm me votat e saj, Endrit Shabanin si Avokat të Popullit, Partia Demokratike ka vendosur ta dë...
Nisma, e njohur ndryshe dhe si ligji i “bilbilfryrësve” vjen gati një dekadë pas miratimit të ligjit në fuqi, i cili deri m...