
Në debatin publik po bëhet një përpjekje e qëllimshme për të banalizuar një zhvillim me peshë politike dhe historike. Arrestimi i Nicolas Maduros po paraqitet nga scribët e pushtetit si një akt simbolik ndaj një individi të shpallur non grata, ose si rezultat i interesave amerikane për naftën e Venezuelës.
Frika ka dhe këtë formë në fakt.
Të dyja këto shpjegime janë të rreme dhe njëherazi qesharake.
Dhe të dyja shërbejnë për të fshehur thelbin e arrestit që dhe vetë ata e dinë shumë mirë, që nuk po goditet një emër, po goditet një regjim.
Po të ishte thjesht çështje non grata, do të flisnim për izolim diplomatik, për sanksione personale, për kufizime udhëtimi dhe presion politik.
Non grata është mjet presioni, jo instrument për rrëzim sistemi. Regjimi do të vazhdonte të funksiononte, thjesht me një figurë tjetër në krye. Kjo nuk është ajo që po ndodh.
Po të ishte vetëm çështje nafte, historia do të kishte marrë një tjetër drejtim. Marrëveshjet energjetike zakonisht bëhen në heshtje, jo me pranga.
Bota ka bashkëjetuar për dekada me diktatorë dhe autokratë për hir të stabilitetit dhe interesave ekonomike. Nafta nuk kërkon përmbysje politike. Kërkon kontroll. Arrestimi i kreut të pushtetit është e kundërta e stabilitetit të kontrolluar.
Arrestimi i Maduros ka një kuptim më të thellë dhe më të rrezikshëm për regjimet autoritare.
Ai është sinjal se sistemi ka kaluar pragun e tolerancës. Regjimi venezuelian nuk është ndëshkuar, sepse është antipatik, por sepse ka shndërruar shtetin në aparat represioni, ka kapur drejtësinë, ka shkrirë kufijtë mes pushtetit politik, krimit dhe ekonomisë, dhe ka humbur çdo legjitimitet funksional.
Në këtë pikë, individi dhe sistemi bëhen i pandashëm. Goditja ndaj njërës është goditje ndaj tjetrës.
Ky është paralajmërimi që shumë përpiqen ta relativizojnë. Sepse pranimi i tij do të thoshte pranim se regjimet nuk rrëzohen kur ndërrojnë fytyra, por kur prishet zinxhiri i pandëshkueshmërisë.
Pikërisht për këtë arsye, rasti i Venezuelës duhet lexuar me kujdes edhe në Shqipëri.
Dhe këtu shteti është kapur. Narko-regjimi shqiptar është sundues. Zgjedhjet janë asgjësuar e korrupsioni është endemik, kurse bandat bëjnë ligjin, votat e paratë.
Sepse edhe këtu pushteti përpiqet të ndahet artificialisht në propagandë, nga sistemi që ka ndërtuar.
Shqiptarëve u thuhet se problemet janë “rreth” kryeministrit, se janë çështje individësh, ministrash, drejtorësh apo eksesesh të veçuara.
Dhe jo modeli i qeverisjes apo përgjegjësia në majë.
Sa herë goditet një hallkë e pushtetit, propaganda reagon njësoj: “presion amerikan”, “luftë personale”, “interesa të huaja”. Scribët nuk pranojnë se kapja është sistemike e se pushteti është ndërtuar mbi një arkitekturë pandëshkueshmërie.
Kjo logjikë nuk është rastësi. Është mekanizëm mbijetese.
Regjimet autoritare jetojnë duke normalizuar veten siç bën Rama e siç bënte Maduro.
Duke bindur publikun se gjithçka është rastësi, se gjithçka është lojë gjeopolitike, se asgjë nuk ka të bëjë me thelbin e pushtetit Ediotët e pushtetit nuk mbrojnë individë të caktuar.
Ata mbrojnë modelin që ka brenda Ramën.
Por historia politike është e qartë dhe arrestimi i Maduros, nuk është paralajmërim për një person.
Është paralajmërim për çdo regjim si ky i Ramës që e ka ndërtuar pushtetin mbi kapjen e institucioneve, propagandën dhe pandëshkueshmërinë, krimin, korrupsionin, grabitjen e zgjedhjeve.
Sot është Venezuela. Nesër mund të jetë çdo vend ku pushteti ka harruar se është i përkohshëm.
Shqipëria është në radhë zotërinj Ediotë të dobishëm!
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
3 Janar20:39
Aksioni amerikan për kapjen e Maduros, Gjekmarkaj: Asnjë pushtet i ndërtuar mbi krim dhe frikë nuk është i përjetshëm
Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pas operacionit amerikan në Venezuelë, të urdhëru...
POLITIKE
3 Janar20:18
‘Bota sot më mirë se dje, falë SHBA’/ Bardhi: Narko-regjimi i Maduros mori goditjen e merituar!
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, komentoi kapjen e presidentit venezuelian Nicolas Maduro nga ShBA, duke e cilësuar si nj&eu...
POLITIKE
3 Janar18:46
Sali Berisha përgëzon SHBA-në për rrëzimin e diktatorit Maduro
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përgëzuar SHBA-në për sulmin e saj në Venezuelë që rezultoi me kapjen ...
POLITIKE
3 Janar13:09
Berisha: Rrugë tjetër për largimin e kësaj qeverie nuk ka, përveç protestës së vazhdueshme
“’Lubi’ Balluku dhe Edi Rama po bën gjithçka për të intimuduar dëshmitarët dhe manipuluar dosjet. Ndaj dhe r...
POLITIKE
3 Janar12:49
Berisha: Rama i ka shpallur luftë drejtësisë! Do t’i përgjigjemi me protesta të fuqishme me moton 'ja vdekje, ja liri'
Kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, akuzoi kryeministrin Edi Rama se i k...
POLITIKE
3 Janar12:40
Rama mori në mbrojtje ‘Lubi’ Ballukun dhe Lindën e AKSHI-t, të përgatitur për protesta të fuqishme
Kryedemokrati Sali Berisha reagoi sot ndaj rrëzimit të narko-diktatorit Nicolas Maduro nga qeveria amerikane.
Berisha shprehet se “largi...
POLITIKE
3 Janar10:34
Kompensimi i pronave, Jorida Tabaku: Ligji socialist ka mbaruar afatin dhe ka dështuar në zbatim
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka sjellë në vëmendje një nga çështjet më të ndjeshme dhe t&eum...
POLITIKE
2 Janar23:37
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim
Reshjet e dendura të borës dhe shiut përfshinë sot zonat malore të vendit. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale, pamje ng...
POLITIKE
2 Janar14:51
Gjoni: Autostrada e munguar Lezhë–Shkodër dhe korrupsioni po mbjellin tragjedi
Aksidenti tragjik me 2 të vdekur dhe 3 të plagosur në Lezhë dhe seria e aksidenteve në Rrugën e Kombit kanë sjellë reagi...
POLITIKE
2 Janar13:45
Kundër Berishës, pro Ballukut, gjyqtarët Kushtetues që ndryshuan votën sipas emrit mbi dosje
Gjykata Kushtetuese tregoi me rastin e “Belinda Ballukut” se nuk e ka aspak problem që ta bëjë “të zezën të bard...