POLITIKE

"Nderi i përballjes", BIRN: Kuvendi vendos sipas humorit të Ramës për interpelancat

r.ll Përditësimi i fundit 10 Korrik 2024, 09:54
"Nderi i përballjes", BIRN: Kuvendi vendos sipas humorit të
edi rama

TIRANË- Në mars 2023, pasi tentoi të shmangte për disa javë një interpelancë për përfshirjen e tij në çështjen “McGonigal”, kryeministri Edi Rama u shfaq qejfprishur në seancë plenare pas një tjetër kërkese të opozitës për “mocion me debat” mbi të njëjtën temë.

“Shani, shpifni, protestoni sa të doni, por nderin e përballjes me mua duke rrokanisur konkën e miletit s'keni për ta patur më si deri më sot”, tha ai gjatë fjalës së tij, duke paralajmëruar atë që do të ndodhte më pas, refuzimin e shumicë së kërkesave për interpelancë.

Rama ka preferuar që refuzimin e tij ta njoftojë nëpërmjet platformës ‘X', ndërkohë që parlamenti ka ndjekur procedurën e përcaktuar nga rregullorja për vendimmarrjen nga kryetarja e Kuvendit.

Vetëm gjatë sesionit të fundit parlamentar kryeministri Edi Rama është thirrur në interpelancë pesë herë, katër nga të cilat i ka refuzuar. Mes kërkesave për interpelancë të refuzuara përfshihet ajo mbi akuzat ndaj vëllait të tij Olsi Rama për lidhje me grupin kriminal “Xibraka”, marrëveshja me kryeministren italiane Meloni për kampin e refugjatëve në Lezhë, tenderët sekretë të qeverisë dhe përfitimi i tyre nga familjarë të kryeministrit, si dhe emërimi si këshilltar i një ish-agjenti të shërbimeve sekrete rumune – i cili akuzohet për lidhje me trafikun e drogës në shtetin e tij.

Dy kërkesat e para u rrëzuan nga mazhoranca pasi Rama i cilësoi në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit në rrjetet sociale. Kërkesa për ‘tenderët sekretë' u rrëzua për dorëzim jashtë afateve ligjore, ndërsa kërkesa për këshilltarin rumun u hodh poshtë me argumentin se cenonte dinjitetin e kryeministrit.

Ky nen jo pa qëllim ka kufizuar qëllimin e interpelancës sepse realizimi i saj është një debat politik brenda rolit kushtetues monitorues të Kuvendit për çështje kushtetuese të Këshillit të Ministrave në zbatim të etikës parlamentare dhe të realizohen në respekt të dinjitetit njerëzor dhe reputacionit të institucioneve…”, tha kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, duke lajmëruar refuzimin e kërkesës.

Por, kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi, si kërkues i interpelancës e akuzoi Nikollën dhe mazhorancën se po shkelnin rregulloren dhe Kushtetutën me refuzimin e tyre.

“Kryeministri në bazë të kushtetutës është i detyruar t'i përgjigjet kërkesave për interpelancë”, tha ai, duke shtuar se çështja për të cilën ishte thirrur lidhej drejtpërdrejt me ushtrimin e detyrës së tij kushtetuese.

“Grupi i PD ka të drejtë t'i kërkojë llogari sesi është njohur me këtë element që përveçse pjesë e shërbimeve sekretet të huaja rezulton dhe pjesë e një trafiku ndërkombëtar droge,” sqaroi Bardhi. “Për çfarë janë përdorur taksat e shqiptarëve për të paguar këtë këshilltar të huaj?”, pyeti ai.

E pyetur nga BIRN për arsyet dhe dispozitat ligjore ku ishte bazuar për mospranimin e kërkesës së Bardhit, kabineti i kryetares së Kuvendit referoi nenin përkatës të rregullores ku përcaktohet se objekti i kërkesës për interpelancë duhet të lidhjet me aspekte të rëndësishme të veprimtarisë së Këshillit të Ministrave.

“Njohja dhe emërimi i një këshilltari nuk është një aspekt i rëndësishëm i veprimtarisë së Këshillit të Ministrave, ajo është një përgjegjësi ekskluzive e Kryeministrit, ushtrimi i të cilës e ndihmon Kryeministrin në ushtrimin e përgjegjësive të tij kushtetuese”, tha kabineti i kryetares Nikolla në përgjigjen me shkrim.

Ndërsa pyetjes nëse refuzimi i interpelancave po i hiqte opozitës një mekanizëm për kontrollin e qeverisjes, Nikolla u përgjigj se ishte opozita që po e përdorte atë për “retorikë politike”.

Sipas ekspertëve ligjorë ka një abuzim nga të dyja palët me këtë procedurë parlamentare duke rrezikuar zhbërjen e këtij mekanizmi kontrollues të rëndësishëm.

Kristaq Kume, drejtor i Aleancës Qytetare për Zhvillim Demokratik, i tha BIRN se ky mekanizëm i shërben efektivitetit të punës se Kuvendit, kontrollit dhe balancimit të pushteteve.

Në këtë kontekst, sipas tij, procedurat e parashikuara në rregulloren e Kuvendit janë të qarta, shteruese dhe nuk lënë vend për të diskutuar se kush ka të drejtë të kërkojë interpelancë dhe kush ka detyrën t'i përgjigjet kërkesës për interpelancë.

“Ndaj dhe kërkesa për to nuk duhet të kundërshtohet dhe as nuk duhet të jetë shprehje e sjelljes që mund të përmblidhet me fjalët ‘unë jam, unë di, unë bëj'”, theksoi ai.

Sipas Kumes të dyja palët kanë kontribuar në prishjen e këtij mekanizmi, pasi siç argumenton ai: “në qëndrimin refraktar të mazhorancës ndaj kërkesave për interpelancë ka ‘kontributin' e saj edhe vetë opozita”.

“Ne kërkesat e saj në jo pak raste dukshëm dallohen synimet politike që kërkon të arrijë, të cilat sjellin shmangie nga funksioni thelbësor që duhet të realizohet nëpërmjet një interpelance,” tha Kume.

“Për pasojë Kuvendi nuk arrin të përdor në mënyrë efektive një mekanizëm shumë të rëndësishëm, i cili në veçanti në rastet kur mazhoranca qeverisëse i ka numrat e nevojshme për të qeverisur, duhet me patjetër të jetë funksional dhe efektiv”, përfundoi ai./Reporter.al

edi rama birn kuvendi i shqiperise

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan