Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar takimin në Durrës ku ka prezantuar kandidatët e koalicionit ‘Shqipëria Madhështore’. Gjatë fjalës së tij Lideri i opozitës u theksoi se në Durrës u zhvillua disfata e parë e Edi Ramës si dhe shprehu nderim për ato gra që e bojkotuan.
Ndër të tjera Berisha tha se pasi dështoi me takimet e organizuara me zonjat durrsake dhe tiranase, Rama merret me arkitektin e rikthimit të Sali Berishës në pushtet. Berisha gjithashtu tha se qytetarët e Tiranës ia thanë hapur Edi Ramës, që nuk po e mbështesin, pasi sipas tij në çelje të fushatës e lanë të flasë me vete në sheshin Skënderbej.
"Të dashur qytetare e qytetarë, banorë të mrekullueshëm të Durrësit dhe rrethit të Durrësit, të pranishëm në këtë sallë, në qytet, në Shqipëri dhe kudo që jeni. Duhet të përulem me mirënjohjen më të pakufishme, me nderimin më të madh ndaj jush, qytetarëve të këtij qyteti. Energjia, entuziazmi i shpirtit dhe zemrave tuaja për vërshon sot në të katër anët e Durrësit dhe Shqipërisë. Ju jeni tashmë simboli i fitores më të thellë të opozitës shqiptare. Simboli i triumfit. Simboli i ndarjes së shqiptarëve nga e keqja. E përmbysjes së diktaturës së dytë, diktaturës së drogës dhe krimit. I dashur zoti Oerd Bylykbashi, udhëheqës politik i qarkut të Durrësit, i dashur zoti Genti Strazimiri, udhëheqës politik i Krujës dhe Fushë Krujës.
Të dashur drejtues të degëve të Durrësit, Sukthit, Krujës, Fushë Krujës dhe Shijakut. Një përshëndetje të përzemërt për ju, por shpreh gjithashtu dhe unë krenarinë time me këto zonja dhe zotërinj, që do u përfaqësojnë ju. Shumë herë kam paraqitur në këtë qytet përfaqësuesti tuaj, por kurrë një ekip të tillë të mrekullueshëm, një ekip qytetarësh të përkushtuar, një ekip që e do Durrësin dhe Shqipërinë si këta nuk kemi pasur. Miqtë e mi, java që lamë pas ishte java e mbarësisë së madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ishte java në të cilën ju, opozitaret dhe opozitarët, që përjetuat 12 vite një regjim narkodiktatorial, një regjim që varfëroi dhe shkretoi Shqipërinë më shumë se çdo pushtim tjetër, u dëshmuat qytetarë të fitores, të fitores, të fitores. Në rrugët e Durrësit, në sheshet e tij, në fshatrat e këtij qarku, ndjehet, fryn era e fitores tuaj. Buron nga shpirti, nga zemra e njerëzve të lirë, njerëzve të pamposhtur siç jeni ju. Po a e dini ju o qytetarë të mirë se këtu në Durrës filloi, këtu në Durrës në një nga sallat e Durrësit, u zhvillua disfata e parë e Edi Ramës.
Aty ai mblodhi zonjat, nëna, motra, gra, dhe donte të tregonte para shqiptarëve se epërsia e tij, ky mizogen që është kryeministri më mizogen i Europës. Donte të paraqitej se kam mbështetjen masive të grave. Çfarë i ndodhi? Gratë e bojkotuan. Kishte parashikuar aktivitet kombëtar. Meqenëse nuk e kam në iPad, por e kam në telefon, nesër do publikoj se çfarë tha ai pas dështimit me gratë në Durrës. Ai u tha bashkëpunëtorëve të tij, epo kjo nuk na shkoi mirë, na pa syri i keq. Në fakt, syri i keq më i keqi është ai.
Një nderim të gjitha për ato gra dhe vajza që e bojkotuan atë. Ato nëna dhe motra, ato nëna të cilave ua hoqi fëmijët nga sofra dhe i detyroi t’i nisin në rrugët e botës se nuk u del kafshata. Ato nëna të cilave ua ndërpreu fëmijëve shkollën me mesataren e tij. Ato nëna, fëmijëve të të cilave u ofroi drogën dhe krimin. U treguat nëna të vërteta shqiptare që e bojkotuat. Miqtë e mi, por e nesërmja në Tiranë. Ia thanë sheshin. Qytetarët e Tiranës ia thanë sheshin Edi Ramës. Nderim, nderim socialistëve të Tiranës, nderim qytetarëve të Tiranës që e lanë të flasë me vete në sheshin Skënderbej narkodiktatorin dhe i dhanë atë që meritonte," tha Berisha.
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në ceremoninë e prezantimit të kandidatëve n...
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e prezantimit të kandidat&eum...
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e prezantimit të kandidat&eum...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha është filmuar së fundmi në njësinë numër 1 në Tiranë teksa nx...
TIRANË- Dy muaj pas arrestimit te kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt janë parë në ambientet e shtëpisë së t...
pamje nga konferenca LUKSEMBURG- Janë publikuar pamje nga konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE që po zhvillohe...
BERAT- Fushata elektorale ka nisur vrullshëm për partitë ndërsa kanë nisur të dalin në pah edhe krimet elektorale. Pas prem...
PSD Lezhe LEZHË- Dy kandidatë për deputetë të Partisë Socialdemokrate në Lezhë kanë dhënë dorëh...
LUSHNJE- Kandidatja për deputetet e Partisë Socialiste në Lushnje, Kiduina Zaka përmes një deklarate për mediat ka reaguar n&eum...
foto ilustruese TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi në fund të muajit Shkurt se nga lista e gjatë e ministrave ndër vite v...