POLITIKE

"Ndryshimet ligjore, mburojë për Ramën", Gjekmarkaj: Ndërhyrje brutale në sistemin e drejtësisë! Më 20 shkurt ta kundërshtojmë në bulevard

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2026, 17:41
"Ndryshimet ligjore, mburojë për Ramën", Gjekmarkaj:

Nënkryetari i Kuvendit dhe njëherësh nënkryetar i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, duke i cilësuar ato si një përpjekje për të dobësuar drejtësinë dhe për të vendosur kontroll politik mbi institucionet hetimore.

Në një postim në Facebook, Gjekmarkaj thekson se propozimet e mazhorancës “nuk janë reformë”, por një ndërhyrje që synon të frenojë hetimet dhe të godasë Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në një moment kur, sipas tij, drejtësia po heton korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit.

Postimi i plotë


Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe Nënkryetar i Partisë Demokratike, dënoj me forcën më të madhe përpjekjen e Edi Rames dhe mazhorancës së drejtuar prej tij për të ndërhyrë brutalisht në sistemin e drejtësisë, me qëllim mbrojtjen politike per veten dhe zyrtarëve të tij të përfshirë në afera të rënda korruptive duke goditur me “ligje” Prokurorinë e Posaçme në aftësinë e saj hetuese!

Ndryshimet e propozuara nuk janë reformë. Ato janë një përpjekje e hapur për të dobësuar institucionet e drejtësisë, për të frenuar hetimet dhe për të vendosur kontroll politik mbi mekanizmat që sot po godasin korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit. Ky është një hap i rrezikshëm drejt kapjes së plotë të drejtësisë dhe shkatërrimit të ndarjes së pushteteve pas panikut qe shkaktoi rasti i Zëvëndes Kryeministres Balluku !


Ky veprim përbën një akt të pastër vetëmbrojtjeje politike nga një qeveri e tronditur nga skandalet dhe frika e llogaridhënies. Është i papranueshëm çdo tentim për ta kthyer ligjin në mburojë për pushtetin dhe për ta përdorur shumicën parlamentare si mjet presioni ndaj drejtësisë.

Partia Demokratike do të kundërshtojë me vendosmëri të plotë, brenda çdo mekanizmi kushtetues dhe politik, këtë tentativë për të deformuar shtetin ligjor dhe për ta kthyer drejtësinë nën kontrollin e qeverisë së zhytur në korrupsion. Qytetarë nuk do ta pranojnë këtë, ndaj me 20 shkurt duhet te vershojne Bulevardin “Deshmoret e Kombit” per te mbrojtur lirite personale dhe kushtetuese, per te mbrojtur veten nga fuqia aktuale dhe prapaveruese e korrupsionit !

Shqipëria meriton drejtësi të pavarur, institucione të forta dhe një qeverisje që i nënshtrohet ligjit, jo një pushtet që kërkon t’i shpëtojë atij, siç po tenton Edi Rama! Ky është puç institucional që tenton ta kthejë drejtesinë në vartëse të tij dhe te PS. Historia na mëson se regjimet autokratike janë kthyer në sisteme totalitare edhe me fuqinë abuzive të kartonit!

/PiranjatNews/

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?