POLITIKE

Ndryshimet në qeveri, Tomorri: Rama ‘vrau dy zogj me një gur’

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Mars 2026, 19:20
Ndryshimet në qeveri, Tomorri: Rama ‘vrau dy zogj me një

Gazetari Klodian Tomorri duke komentuar zhvillimet politike ka sugjeruar se vendimet e edi Ramës për ndryshime në nivelet e larta të qeverisjes lidhen me dinamika të brendshme politike dhe me mënyrën se si ai menaxhon figurat që krijojnë kontakte ndërkombëtare.

I ftuar në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço në SYRI TV, Tomorri tha se në këtë rast kryeministri ka arritur dy qëllime njëkohësisht.

Sipas tij, një nga arsyet lidhet me raportet mes Elisa Spiropali dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, për të cilat kanë qarkulluar prej kohësh zëra për tensione politike. Ai përdori një analogji për të shpjeguar mënyrën si, sipas tij, funksionojnë shpesh kompromiset në politikë.

Tomorri ngriti edhe një tjetër argument, që sipas tij lidhet me mënyrën se si kryeministri reagon ndaj zyrtarëve që krijojnë rrjete të forta komunikimi jashtë vendit. Sipas Tomorrit, në disa raste kryeministri ka vendosur t’i largojë këto figura pas një periudhe kohe.

Gazetari përmendi edhe zërat që kanë qarkulluar gjatë kësaj periudhe, sipas të cilave Spiropali mund të ketë shprehur kritika ndaj Ballukut në takime me diplomatë të huaj.

‘Unë mendoj që Edi Rama me një gur ka vrarë dy zogj në këtë rast. E para, ja ka dhënë Elitës kusur Belindës, për shkak të përplasjeve që ato kanë patur dhe kjo është tipike.

Shiko, i ke parasysh këto bandat mafioze kur janë në luftë me njëra-tjetrën dhe takohen kryetarët për të bërë paqe apo për të bërë marrëveshje, zakonisht lëshohet një ushtar për sakrificë, për kurban. Kësaj radhe i takoi Elisës kjo punë. Kjo është arsyeja e parë.

Ndërsa arsyeja e dytë mendoj që ka një, ka një traditë të konsoliduar tashmë në mënyrën se si Edi Rama sillet me ata zyrtarë të cilët krijojnë kontakte ëh në kancelaritë e Europës apo dhe në Uashington. Dhe përgjithësisht posti i ministrit të jashtëm ta krijon, t'i krijon këto kontakte.

Po ta shikosh edhe me ministra të tjerë të jashtëm, Rama ka ndërmarrë të njëjtën masë. Ai pas një periudhe kohe i ka hequr. Duke zënë dhe vendin madje. Nuk do ta quaja xhelozi, por më shumë një lloj frike nga kontaktet që këta njerëz mund të vendosin jashtë në atë parimin e famshëm që njeriu i vetëm që duhet të komunikojë me jashtë është Edi Rama dhe askush tjetër nuk lejohet të ketë linja komunikimi.

Dhe në këtë pikë bie dakord me Belindin ëh që solli edhe rastin e takimit në Shtëpinë e Bardhë të Spiropalit, apo takime të tjera që ajo mund të ketë patur në kancelari.

Po shiko, zërat që Elisa Spiropali ka folur kundër Belinda Ballukut qoftë në ambasadat e huaja apo ndoshta dhe në këto kancelaritë apo takime me të huajt, kanë qenë prezent gjatë kësaj kohe dhe madje Edi Rama e ka shprehur edhe publikisht kur ka thënë anglishtfolësit që sulmojnë llojin tonë, ne duhet të jemi në unitet, duhet të jemi të bashkuar’, tha Klodian Tomorri gjatë bisedës në SYRI TV.

 

 

© SYRI.net

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë