Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij. Berisha u shpreh se rëndon tejet e rëndë mashtrimi i propagandës së përditshme të narkodiktaturës, e cila u servir shqiptarëve nga mëngjesi në darkë me qindra e qindra herë rrëmbimin e votës si fitore të Edi Ramës.
Ai tha se ky është një realitet i kapërcyeshëm sepse e vërteta është me qytetarët. Berisha u bëri thirrje shqiptarëve të hapim rrugën dhe të largojnë Edi Ramën nga qeveria për të krijuar qeveri teknike. Kreu i PD-se më tej shtoi se ata i tmerrojnë vjedhjet që kanë bërë dhe u shmangen si mi studiove dhe debateve dhe luajnë me dordolecë opozitarët e opozitës.
Unë e di dhe ndjej dhimbje se mbi supet tuaja të dashur demokratë e demokratë, të dashur qytetare e qytetarë, rëndon tejet e rëndë mashtrimi i propagandës së përditshme të mobokracisë, të narkodiktaturës, e cila u servir ju nga mëngjesi gjer në darkë me qindra e qindra herë rrëmbimin e votës si fitore të Edi Ramës. Vjedhjen e votës si zotësi të Edi Ramës. Vjedhjen e votës si dobësi të opozitës. Farsën elektorale si proces elektoral.
Të gjitha këto janë realitet që e vështirësojnë punën tonë, por janë realitet i kapërcyeshëm sepse e vërteta është me ne. Miqtë e mi, duhet të jemi i hapur me ju dhe çdo shqiptar, për Sali Berishën, për drejtuesit e PD, do të ishte e thjeshtë të shpallnin se do fitojmë zgjedhjet, se do shkojmë drejt zgjedhjeve, se do mbrojmë votën. Por, kjo do ishte një lojë makbethiane mbi vullnetin tuaj, mbi besimin tuaj, mbi ndërgjegjen tuaj, mbi ndjenjat tuaja. Kur them se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira, kjo nuk do të thotë kurrë se ne heqim dorë nga zgjedhjet e lira.
Se ne heqim dorë nga fitorja. Por ne u themi shqiptarëve, të hapim rrugën, është radha jonë, të largojmë Edi Ramën nga qeveria, të krijojmë qeveri teknike. Të dashur miq, edhe njëherë rikthehem te tik-taku i orës që unë e mora hua nga Erih Maria Remark, nga një dialog i personazheve të tij tek ‘3 shokët’. Tik-taku po tmerron Edi Ramën. Tik-taku po tmerron organizatën e tij kriminale. Tik-taku po tmerron parlamentarët e krimit, zyrtarët e krimit. Por po tmerron jo më pak opozitarët e opozitës, këtë racë të shpifur shqiptarësh, të denatyruar gjer në palcë, të cilët opozitarizmin e kanë kuptuar si mbrojtje të Edi Ramës duke sulmuar opozitën.
Harrojnë se ky është misioni më i turpshëm, ky është misioni më i fëlliqur që një njeri mund të marrë përsipër. Harrojnë se kjo opozitë betejën e ka për votën e lirë dhe vota e lirë duhet të jetë atribut i çdo shqiptari, demokrat, socialist, i paparti, i ri, i moshuar, burrë, grua, cilido qoftë ai.
Shërbëtorë pa moral të padronit të tyre, dërdëllisin çdo natë më keq se edhe vetë rilindasit që nuk guxojnë të dalin në studio, të cilët i ka zënë krimi që kanë kryer. I tmerrojnë vjedhjet që kanë bërë dhe u shmangen si mi studiove dhe debateve dhe luajnë me dordolecë opozitarët e opozitës.
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të m...
Zhupa TIRANË- Deputetja e PD-së, njëherazi edhe drejtuesja e Komisionit Për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ina Zhupa, ka ngri...
pamje nga videoja e postuar nga sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar pak më herët në lloga...
edi rama VLORË- Vlora është një nga qytetet më të prekura nga moti i keq dhe pushtoi dje vendin dhe reshjet intensive të...
fatmir xhafaj, edi rama TIRANË- Planet e qeverisë për të replikuar një proces në dukje të ngjashëm me reformën...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ba...
filo, perebiynis UKRAINË- Shqipëria do të ketë tashmë zyrtarisht ambasadën e saj në Ukrainë, drejtues i së cil...
ervin salianji TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar nga burgu lidhur me deklaratat e kreut të Grupit Parlamentuar të...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka kthyer përgjigje kolegut socialist Niko Peleshi, i cili ...
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për media sot, tha se burgosja e Ervin Salianjit ...