Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.7 lekë dhe do shitet me 80 lekë. Ndërkoh...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.7 lekë dhe do shitet me 80 lekë. Ndërkoh...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka sekuestruar dy vila luksoze në jug të vendit ish z&eu...
Mëngjesi i 11 shtatorit 2001 ishte i kthjellët në New York City. Në orën 8:46 të mëngjesit, Fluturimi 11 i A...
Këtë të premte, qytetarët do të mblidhen sërish në sheshin përpara Kryeministrisë, ndërsa shënojnë...
Dy reparte ushtarake, konkretisht ai 3001 dhe 1001 kanë një plan investimesh prej 25.7 miliardë lekësh ose 271 milionë eurosh nga bux...
Shqipëria po humbet popullsi dhe veçanërisht të rinj, por tkurrja e kësaj grup-moshe nuk po shoqërohet me një lehtës...
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e qua...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...
Bashkimi Europian mbetet i ndarë sa i përket progresit të Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit.
Sipas burimeve në Bruksel, tre shtete anëtare nuk kanë dhënë ende miratimin për Raportin e Vlerësimit të Kritereve të Përkohshme (IBAR) për Grupkapitullin 1 “Themeloret”, duke shtyrë arritjen e një qëndrimi të përbashkët për mbylljen e kapitujve të parë të negociatave me Shqipërinë.
Agjencia e lajmeve DTT-NET, që fokusohet kryesisht te zhvillimet politike, ekonomike dhe diplomatike në Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian, thekson se 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian janë ende në diskutime lidhur me ecurinë e reformave nga institucionet shqiptare, përpara se të arrihet një qëndrim i përbashkët për nisjen e mbylljes së kapitujve të parë në negociatat e anëtarësimit, pasi të 33 kapitujt u hapën në nëntor të vitit të kaluar.
Por në mbledhjen e sotme të përfaqësuesve të tyre në Grupin e Punës për Zgjerimin dhe Vendet që negociojnë anëtarësimin në BE (COELA), “tre shtete anëtare nuk mundën ende të japin dritën jeshile”, sipas burimeve të një shteti anëtar në Bruksel.
Diskutimet po zhvillohen mbi Raportin e Vlerësimit të Kritereve të Përkohshme (IBAR) për Grupkapitullin 1 të negociatave, të quajtur “Themeloret”.
Me problem për anëtarësimin :
Kapitulli 5 (Prokurimi Publik); Kapitulli 18 (Statistikat); Kapitulli 23 (Gjyqësori dhe të drejtat themelore); Kapitulli 24 (Drejtësia, liria dhe siguria) dhe Kapitulli 32 (Kontrolli Financiar).
Burimet nuk dhanë detaje të mëtejshme, mbi emrat e vendeve dhe mosmarrëveshjet e sakta mbi gjendjen aktuale të reformave në pesë kapituj negociues, por thanë se 27 përfaqësuesit e shteteve anëtare nga grupi COELA do të takohen përsëri të premten (22 maj) për bisedime të mëtejshme.
Një tjetër burim konfirmoi mosmarrëveshjet dhe mungesën e dritës së gjelbër nga krejt vendete anëtare të BE-së tash për tash.
“Jo, jo ende, COELA nuk ka rënë dakord ende në këtë fazë. Vetëm pas marrëveshjes, dosja shkon te ambasadorët…”, tha burimi i dytë, duke i referuar me fjalën ‘ambasadorët” grupit më të lartë të njohur si COREPER.
Pesë kapitujt negociues të Grupit 1 janë të lidhur me gjendjen aktuale në sistemin gjyqësor të vendit, dhe diskutimet nga shtetet e BE-se po ndodhin në kohën kur tensionet e mëdha midis opozitës dhe qeverisë së Kryeministrit Edi Rama po vazhdojnë.
Përveç akuzave për korrupsion, lidhje me krimin e organizuar, përvetësim të fondeve shtetërore dhe mashtrim zgjedhor, opozita akuzon gjithashtu Ramën për mbrojtjen e të të akuzuarës nga prokuroria speciale kundër krimit të organizuar(shqip-SPAK) ish-Zëvendëskryeministres dhe ish- Ministres së Infrastrukturës e Energjisë, Belinda Balluku, për shkelje të dyshuara në dy tendera në sektorin e ndërtimit dhe hetime në vazhdim e sipër për disa të tjerë.
Pas presionit të fortë nga opozita dhe kritikave nga organet e BE-së dhe disa anëtarëve të Parlamentit Europian (PE), Rama pranoi ta shkarkonte Ballukun nga detyra këtë vit, por kryeministri ende refuzon që të përmbushë kërkesën e prokurorisë speciale për të hequr imunitetin e saj parlamentar të nevojshëm për arrestimin e saj. përcjell Zhurnal.
Avancimi i negociatave me Bashkimin Europian dhe shtetet anëtare ende nuk kanë arritur një konsensus final për IBAR-in e Shqi...
Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me gazetaren Sonila Meço në SYRI TV, komentoi vendimin e sotëm të...
Në emisionin “Task-Forcë” në SYRI TV, të moderuar nga Sonila Meço, avokatja Adriana Kalaja ka komentuar zhvillimet e fund...
Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe kryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luciano Boçi, deklaroi nga Durrësi se ref...
Deputeti i Belind Këlliçi ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me trafikun dhe gjendjen e infrastrukturës rrugore n&...
I ftuar në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, gazetari Enton Abilekaj u shpreh se rasti i ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlind...
Pas vendimit të GJKKO për Irenën me disa mbiemra dhe pasi u vendos që të mos pranohej pushimi i hetimit, kërkuar nga SPAK, ...
Gjykata e Posaçme ka rikthyer ditën e sotme për plotësim hetimesh dosjen në SPAK të gjyqtares Irena Gjoka. Më parë p&e...
Partia Demokratike ka reaguar pas dy episodeve të raportuara si dhunë dhe kërcënim ndaj gazetarëve në Shkodër dhe Tiran&eum...
Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur një konferencë për mediat, ku ka folur për vjedhjet me tenderat. Gjatë fjalës së tij Beri...