Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit të rëndë material dhe social në Europë, s...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit të rëndë material dhe social në Europë, s...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe alter...
Dashi Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin qe keni ...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Në emisionin “Task-Forcë” në SYRI TV, të moderuar nga Sonila Meço, avokatja Adriana Kalaja ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me çështjen që përfshin gjyqtaren Irena Gjoka, duke e cilësuar një vendim të fundit gjyqësor si me rëndësi të veçantë për sistemin e drejtësisë në vend.
Kalaja deklaroi se e sheh vendimin e gjyqtares Marinela Osmani si një “moment vendimtar” dhe një “shenjë pozitive” për zhvillimet në drejtësinë shqiptare. Sipas saj, ky akt përfaqëson një hap që, në këndvështrimin e saj, forcon besimin te funksionimi i sistemit gjyqësor.
“Për hir të së vërtetës, ndihem shumë e lumtur sot… e shoh si një moment deciziv për drejtësinë shqiptare,” u shpreh ajo, duke shtuar se prej vitit 2016 ka ngritur vazhdimisht shqetësime për gjendjen e sistemit të drejtësisë.
Në deklaratat e saj, Kalaja vlerësoi vendimmarrjen e gjyqtares Osmani, duke e cilësuar atë si një “hap që i shërben së drejtës” dhe si një mesazh për gjithë sistemin e drejtësisë. Ajo theksoi gjithashtu se, sipas saj, hetimet e mëtejshme të SPAK duhet të jenë të drejta dhe të bazuara vetëm në prova.
Kalaja u shpreh gjithashtu se në këtë proces, duhet të ketë qartësi të plotë mbi akuzat dhe procedurat, duke theksuar se “drejtësia nuk ka mes”, por duhet të mbështetet vetëm mbi të vërtetën dhe ligjin.
Për hir të së vërtetës, ndihem shumë e lumtur sot dhe mbi të gjitha, unë e shikoj si një moment deciziv në të gjithë momentin ku ndodhet në fakt drejtësia shqiptare, ku ne që kemi ngritur zërin në mënyrë vijuese nga viti 2016, dhe kemi thënë se do të duhen shumë e shumë vite që ne të kthehemi te ajo drejtësia e keqe.
Dhe këtë veprim të sotëm, duke qenë totalisht falenderuese ndaj një gjyqtare, se duhet të mendoni, duhet të mendoni e dashur dhe të gjithë të nderuarit, po, zonja Marinela Osmani. Duhet të mendoni se sa e vështirë është që të merret një vendim brenda një bande kriminale dhe ky vendim në këndvështrimin tim është ajo çarja e rrezes së dritës që përçon vetëm atë fijën e hollë dhe unë mendoj se është pionierja e rivendosjes së drejtësisë në sistemin gjyqësor.
Këtë e them me bindje dhe këtë e them me sigurinë maksimale dhe koha do të më japë të drejtë, siç kam thënë dhe kam bërë thirrje shumë herë për prokurorët e SPAK-ut, që kam thënë, bëhuni pionerë të vendosjes së drejtësisë dhe jo ushtarë të devotshëm të pushtetit aktual. Kështu që kjo vendimmarrje e sotme e nderuar, përveçse vendos të drejtën në vend, përveçse është një ogur shumë i mirë për të gjithë sistemin e drejtësisë, përveçse tregon që e drejta dhe e vërteta triumfon pavarësisht se është një kolege që e mori këtë vendimin, dhe jo më kot ne kërkuam dhe moskompetencën dhe përjashtimin e zonjës Marinela Osmani, jo për emrin e Marinela Osmanit, po për vetë gjykatën e posaçme, për ato arsye, për vetë ato arsye që unë do t'i parashtroj në një moment të dytë, por nga ana tjetër, unë mendoj se është dhe një stimul i madh që i bëhet gjithë sistemit të drejtësisë, të gjithë prokurorëve dhe të gjithë gjyqtarëve, që parësore duhet të kenë drejtësinë. Pra, nuk ka asnjë rëndësi se kush e ngre çështjen, nuk ka rëndësi se kush e bën kallëzimin penal. Këtu janë dy momente dhe unë e kam bërë thirrje dhe nga studio juaj e nderuar.
Kjo çështje duhet të shkonte për gjykim, ose në të kundërt SPAK-u duhet të na akuzonte ne për falsifikim dhe për kallëzim të rremë. Patjetër. Nuk mund të jemi në mes. Drejtësia nuk ka mes. Drejtësia është o në këtë krah, në krahun e drejtësisë, ose je në krahun e padrejtësisë. Zonja Osmani ka sot të gjithë mirënjohjen dhe vlerësimin tim, sepse me të gjithë ndërhyrjet që janë bërë dhe thashë, kur të rimarr fjalën, do t'jua parashtroj dhe të gjithë të dhënat. Me gjithë ndërhyrjen, me gjithë presionin, ka treguar, ka treguar që nuk mund të mbrohet e pambrojtshmja. Dhe mbi të gjitha, ato mbi 20 pika që ka parashtruar sot si detyra në hetimet e mëtejshme të SPAK-ut, janë pretendimet tona që kemi ngritur në seancën e datës 21 prill 2026.
Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe kryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luciano Boçi, deklaroi nga Durrësi se ref...
Deputeti i Belind Këlliçi ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me trafikun dhe gjendjen e infrastrukturës rrugore n&...
I ftuar në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, gazetari Enton Abilekaj u shpreh se rasti i ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlind...
Pas vendimit të GJKKO për Irenën me disa mbiemra dhe pasi u vendos që të mos pranohej pushimi i hetimit, kërkuar nga SPAK, ...
Gjykata e Posaçme ka rikthyer ditën e sotme për plotësim hetimesh dosjen në SPAK të gjyqtares Irena Gjoka. Më parë p&e...
Partia Demokratike ka reaguar pas dy episodeve të raportuara si dhunë dhe kërcënim ndaj gazetarëve në Shkodër dhe Tiran&eum...
Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur një konferencë për mediat, ku ka folur për vjedhjet me tenderat. Gjatë fjalës së tij Beri...
Deputetët e Partisë Demokratike, Ina Zhupa dhe Ivi Kaso zhvilluan një takim me drejtorin rajonal për Europën të Institutit Komb&...
Jeta në Tiranë është kthyer në një makth të përditshëm për banorët e saj, të cilët përba...
Duke folur para qytetarëve në ‘Foltoren’ tek kryeministri, lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha akuzoi mediat e kapura nga pushte...