Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot se nëse futemi në BE marrim mbi një miliardë euro çdo vit. Rama tha se BE-ja është edhe përfitim kolektiv, përveç përfitimit individual. Sipas tij, shembulli i transformimit të Kroacisë do të jetë ajo që do të ndodhë me Shqipërinë në rast anëtarësimi në union.
Po ashtu Rama tha se kontribuuesit janë vende të mëdha si Franca, janë Gjermania, Holanda e me radhë, që japin financiarisht më shumë se sa marrin, dhe BE ju duhet si një treg i madh i përbashkët si një perimetër vlerash dhe parimesh dhe ju duhet shumë si një zonë e gjerë zhvillimi.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Si ka mundësi që popujt e Bashkimit Evropian, befas nga popujt që filluan të binin në skepticizëm, nga popuj që filluan të binin në një lloj zhgënjimi, nga popuj që filluan të binin në kurthin e atyre që u thoshin të dalin nga BE-ja, befasisht shfaqen si popuj që e duan BE-në më shumë se kurrë sepse sot BE-ja është dhe çështje e garantimit të sigurisë, të sigurisë në kuptimin strikt të fjalës.
Sot, BE-ja është edhe një çështje ekzistenciale, në një botë, ku lufta nuk është më një dokumentar bardhë e zi, po është një realitet në dyert e BE, në një botë ku gjeopolitika nuk është më ajo që ishte deri para disa muajsh, në një botë ku BE-ja po përjeton një zgjim të madh, edhe Shqipëria, shqiptarët, a ka interes më të madh se sa të hyjmë sa më parë në BE dhe të jemi “trimi i mirë me shokë shumë, por në këtë rast një trim me shokë shumë më të mëdhenj, shumë më të fortë, që të gjithë së bashku mbrojnë të njëjtat vlera, funksionojnë mbi të njëjtat parime dhe garantojnë sigurinë e përbashkët.
BE-ja është edhe përfitim kolektiv, përveç përfitimit individual që e shpjegova, që buron nga pasaporta. Shikoni çfarë ka ndodhur me Kroacinë. Është ekzaktësisht çfarë do të ndodhë me Shqipërinë. Kroacia deri në momentin e hyrjes në BE ka pasur të ardhura ekstra buxhetin vetë si mbështetje nga BE-ja; 126, 141, 151, 156 milionë, vjetore, në totalin e vet në të gjitha ato vite ato nuk bëjnë asnjë miliardë. Ne në totalin e viteve që qeverisim, kemi pasur diçka më shumë se një miliardë dhe një miliardë mbështetje, 90% kredi, 10 % para e falur, pra jo borxh.
Shikoni çfarë i ka ndodhur Kroacisë sapo është bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Kjo do t'i ndodhë Shqipërisë sapo të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Një miliardë e diçka më shumë çdo vit dhe 90% para e falur, pra grant dhe vetëm 10% kredi, pra borxh, sepse në BE hyjmë në një familje që është e ndarë në dy pjesë kontribuuesit dhe përfituesit.
Kontribuuesit janë vende të mëdha, janë vende të zhvilluara, janë Franca, janë Gjermania, Holanda e me radhë, që japin financiarisht më shumë se sa marrin, dhe BE ju duhet, ju duhet shumë si një treg i madh i përbashkët, ju duhet shumë si një perimetër vlerash dhe parimesh dhe ju duhet shumë si një zonë e gjerë zhvillimi, ndërkohë që grupi tjetër ku do të hyjmë dhe ne me hyrjen në BE, janë përfituesit. Janë ata më të vegjlit, që në një familje ndihmohen nga më të mëdhenjtë. Janë ata më të dobëtit që në një familje ndihmohen nga ata më të fortit. Dhe një llogari shumë e thjeshtë për ta mbyllur; nëse deri më sot nga BE për bujqësinë, ne kemi marrë më pak në të gjitha këto vite sesa 200 milionë euro, shumë më pak, ne do të marrim 300 milionë euro në vit vetëm për bujqësi.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë prezatimit të programit elektoral të PS-së se në mandatin e katërt premton...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me komentet për drejtësinë duke sulmuar sërish opozitën. Ai përsëriti se shpat...
TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Bujqësisë, Anila Denaj, lidhur me skandalin e kontaminimit t&eum...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podkastit “Flasim”, kishte të ftuar të rinjtë e FRPD t&e...
KRETË- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një tjetër takim me shqiptarët në Greqi. Rama sot do të...
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ishte dje i pranishëm në qytetin e Elbasanit, ku ka mbajtur një fjalim mbi transformimin e Parkut Meta...
Atird Hoxha VLORË - Kreu i këshillatrëve demokratë në Vlorë, Atird Hoxha ka deklaruar këtë të premte se B...
Foto ilustruese KOSOVË - Radio Evropa e Lirë (REL) është duke vazhduar procedurat ligjore kundër Agjencisë së Shteteve t...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tryezën për drejtësi...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë këtë të premte në një tryezë diskutimi t&eu...