VIDEO/ Denoncimi: Në plazhin e Tales në Lezhë vendosen kamera që regjistrojnë edhe zërin
Një qytetar ka ngritur shqetësime në redaksinë e “Piranjat news”, se në plazhin e Tales në Lezhë, janë vendo...
Një qytetar ka ngritur shqetësime në redaksinë e “Piranjat news”, se në plazhin e Tales në Lezhë, janë vendo...
Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes zona e Gjirokastrës është përfshirë nga moti i keq me reshje intensive dhe s...
Të shtunën një protestë kombëtare është paralajmëruar sërish ditën e sotme përpara Kryeministrisë. S...
Një çift nga Birminghami është dënuar pasi në banesën e tyre u gjetën kanabis dhe një shumë e madhe parash...
Pankartat me mesazhe ironike dhe kritika ndaj qeverisë kanë spikatur edhe në protestën e 26-të radhazi për largimin e kryeminist...
Pas organizimit të protestuesve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ka nisur marshimi drejt Kryeministrisë. Sot mbahet ...
Nga Lutfi Dervishi Nuk ka asnjë përgjigje zyrtare për pyetjen e thjeshtë: pse po protestojnë qytetarët? Por ka katër narrati...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestat dhe debatet pë...
Ish- deputeti socialist Piro Lutaj, ka replikuar me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili publikoi një dokument duke e ...
Surpriza më e madhe e fazës në grupe të këtij Botërori është padyshim Meksika. Një nga tre vendet organizator...
Në dosjen e Ergys Agasit, e bërë publike së fundmi janë zbardhur të plota mënyrat e funksionimit të një "regjimi kriminal" në Shqipëri, duke e përshkruar atë si një "shtet mafioz".
Sipas analizave të bazuara në këtë dosje, struktura e pushtetit është e mirëorganizuar si një organizatë kriminale, me në krye Kryeministrin Edi Rama, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaci, përshkruhet si “il consigliere” i kësaj organizate.
I ftuar në “Çim Peka Live”, ambasadori Agim Nesho theksoi se qeverisja e Edi Ramës ka kthyer Shqipërinë në një shtet të kapur, të zhytur në korrupsion dhe të rrezikshëm për sigurinë e aleatëve perëndimorë, duke e vendosur vendin përballë një izolimi të pashmangshëm ndërkombëtar.
Nesho deklaroi se regjimi aktual ka cenuar rëndë besimin e SHBA-së dhe NATO-s, ka minuar demokracinë dhe shtetin ligjor dhe se largimi i Edi Ramës nga pushteti është kushti i vetëm për të shmangur një krizë të thellë politike, institucionale dhe gjeostrategjike për Shqipërinë.
Pjesë nga deklarata:
Tani, unë mendoj se kjo dosje që ka dalë ka evidentuar dhe ka mbyllur të gjithë pazëllin se si funksionon ky regjim kriminal. Domethënë, Agasi është il consigliere i mafies shqiptare, ndërsa ata që kanë shpërdoruar detyrën, Balluku, kryetari i bashkisë e të gjithë të tjerët, janë “lieutenants”, që kanë sektorët e tyre.
Deri tani, Rama mund të justifikohej si i paditur, si i painformuar, se njerëzit bënin veprime kundër dijenisë së tij. Rasti i Agasit tregon se kjo është një veprimtari kriminale, një pushtet kriminal, dhe ka të drejtë Ahmetaj kur thotë se kryetari i këtij grupi kriminal është Rama.
Dhe tani nuk është vetëm problemi i medias. Ky njeri ka kapur gjithë shtetin shqiptar. Median e ka kapur sepse vetë koncepti i tij për median ka qenë bashkëpunimi, rekrutimi i pronarëve. Shiko çfarë më thonë nga Italia: për një gjë shumë më të vogël se kaq, 20 vjet më parë, në Itali u arrestuan të gjithë drejtuesit e shërbimit inteligjent dhe, si rrjedhojë, u bë reforma e shërbimeve, bashkë me ndryshimin e emrit nga SISMI në AISE.
Ndërkohë që këtu flitet se jo vetëm zyra, por edhe shtëpitë e drejtuesve të shërbimit informativ janë nën kontrollin e Agasit. Çdo institucion aty.
Folësi 2: Po, po. Kjo tregon se këtu kemi një shtet mafioz, i cili duhet të përfundojë. Me daljen e gjithë këtyre të dhënave në dritë, edhe veprimtaria e mafies ndërkombëtare fillon të dekonspirohet: zbulohet skema se si vepron, si funksionon dhe kush janë “lieutenants”-at e grupit kriminal. Në këtë moment, ti je i asgjësuar.
Pra, këtu jemi përpara një skandali të përmasave që nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës dhe, pikërisht, njeriu që duhet të mbajë përgjegjësi, dje, jo sot, është vetëm një: Edi Rama. Të gjithë të tjerët janë në funksion të tij.
Janë në funksion të tij dhe askush nuk justifikohet për atë që ka bërë. Mund të justifikohen pse ka marrë këtë nivel, pse ka marrë kopshtin e bashkisë dhe e ka prezantuar deri në nivelin më të lartë të shtetit. Ky është vizioni mediokër i Edi Ramës, por shumë funksional për të vjedhur popullin.
Dhe së fundi, dua të them diçka: të gjitha këto që diskutojmë – blerjen e mediave, përdorimin e njerëzve të ndryshëm, shkatërrimin e ekonomisë, vjedhjen e pensioneve – çdo gjë i është vjedhur këtij populli.
Unë mendoj se ka ardhur koha që jo vetëm reflektimi të jetë i menjëhershëm, dhe jam plotësisht dakord me atë që po bën opozita. Ndoshta është e paktë, por duhet të vijë nga dita në ditë ndërgjegjësimi i opinionit publik për t’i bashkuar në çdo qelizë, sepse sa më shpejt të përfundojë misioni i këtij regjimi kriminal, aq më pak rrezikohet e ardhmja e Shqipërisë dhe dëshira e popullit shqiptar për t’u integruar në Bashkimin Europian.
Ky i blen të gjithë, i blen duke blerë influencë, në çdo rast, tek të gjithë zyrtarët e lartë dhe burokratët.
Qeverisja është tashmë "e kalbur në çdo hallkë" dhe përbën një rrezik jo vetëm për qytetarët shqip...
Emisioni investigative ‘Plug’ zbuloi mbrëmjen e djeshme skemat dhe përfitimet që ka marrë nga qeveria, lidhjet e tij me Edi Ram&...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ndaj pronarit të Report TV, Carlo Bollino, ...
Një sistem i tërë dhe kapilar, i ngritur për të vënë median nën kontrollin e qeverisë, funksionon përmes shnd&...
Turkish Airlines do t’i dhurojë Shqipërisë një avion në kuadër të një “marrëveshjeje dhurimi” t&e...
Vartësja e Belinda Ballukut iu rrëfeu prokurorëve të posaçëm se është detyruar nga ish-kreu i ARRSH, Evis Berberi q&...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes. Në mesazhin e tij dhën...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri TV, ka hedhur akuza t&...
Lideri i opozitës shqiptare ka postuar në faqen e tij në facebook një mesazh duke ku deklaron për kreun e qeverisë që mbron...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, ka analizuar situatën aktuale të opozitës, duke theksuar se ajo ka nevojë për ndr...