Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug! Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Sami Sheen, vajza e aktorit të njohur Charlie Sheen dhe aktores Denise Richards, ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve se jeta e saj luksoze financohet...
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vj...
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë zonën bregdetare të Sarandës ka shkaktuar probleme për disa mjete lundruese, duke detyrua...
Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës. Mësohet se gjat&...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Në mandatin e katërt qeverisës, pasi nxori nga bashkëqeverisja aleatin e tij të majtë, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama ka nisur të piketojë personazhe nga kampi opozitar për t’i afruar pranë vetes.
Në mbledhjen e parë të qeverisë së re ai emëroi zëvendësministre të Brendshme Silva Cakën, ish-deputete e Partisë së Lirisë dhe një zë opozitar, sidomos aktive në protestat ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranë, Erjon Veliaj, që u shkarkua nga detyra në të njëjtën mbledhje.
Më herët gjatë verës Rama tërhoqi vëmendjen me emërimin e Genc Deromemës, një drejtues i degës lokale të Partisë Demokratike, si drejtor kadastre në Vlorë duke u justifikuar se I kishin mbaruar burimet njerëzore në kampin scocialist.
Ai po ashtu afroi në radhët e partisë së tij dhe e futi në listën e kandidatëve për deputetë Endrit Brahimllarin, po ashtu një ish figurë qendrore në Partinë e Lirisë, që drejtohet nga Ilir Meta, një ish socialist dhe aleat i Ramës, që gjendet sot në burg me akuzat e korrupsionit.
Emërimi i Cakës ngjalli reagim nga radhët e partisë së saj, por dhe në publik ku kapërcimet politike të tilla perceptohen si tradhëti politike por dhe si taktikë e pushtetit për të dëmtuar opozitën.
Por lëvizje të tilla bëjnë më shumë zhurmë se sa kanë një impakt direkt tek opozita thotë Dashamir Shehi, ish deputet veteran në parlamentin shqiptar dhe kryetar i Kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, që nuk arriti të përfaqësohej në Kuvend në zgjedhjet e fundit.
“Qëllimi është dashakeq , të krijojë perceptimin që njerëzit e atyre po vijnë me ne, se nuk është se këta personazhe janë disa profesionistë të mëdhenj që shteti ka nevojë”, tha Shehi për BIRN.
“Praktikisht Rama bën zhurmë, diversion në publik dhe mban me këtë lloj tymnaje ca kohë median”, shtoi ai.
Nga ana tjetër Shehi sugjeron se këto lëvizje të disa eksponentëve nga opozita për një vend punë në kampin qeveritar nuk e dëmton në vetvete opozitën, edhe për shkak të peshës së vogël që personazhet kanë.
“Nuk është kjo që i prish punë opozitës, marrëveshje mes disa nëpunësve të vegjël me shefin e madh në pushtet, asaj i prish punë marrëveshjet politike që bëhen mes dy palëve që kanë interesa të tjera brenda, siç është ajo për Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën në 2008-n”, argumenton Shehi.
Për Zef Preçin, drejtor i Institutit për Studime Ekonomike, këto veprime lidhen dhe me humbjen apo zbehjen e një dallimi ideologjik mes kampeve politike, ose mes PD-së dhe PS-së që kanë qëndruar në pushtet prej 35 vitesh dhe kjo e ka ndryshuar perceptimin qytetar ndaj politikës për keq.
“Kjo situatë favorizon klientelizmin partiak, patronazhimin politik, përdorimin e mjeteve dhe burimeve shtetërore për të siguruar rizgjedhjen, etj.. Ndoshta edhe propaganda e sofistikuar, sidomos gjatë dekadës se fundit e ka nxitur këtë sjellje të qytetareve, duke çuar edhe në situata absurde ku zgjedhjet ‘fitohen’ edhe pa patur fare program, apo kur thelbi i fushatës bëhet rrënimi i reputacionit të kundërshtarit pa thënë se çfarë ju ofron qytetarëve”, tha Preçi për BIRN.
Mungesa e një perceptimi të qartë për dallimet mes grupimeve politike, sipas Preçit, ka çuar dhe në lloj lehtësie në kalimet e personazheve të politikës nga njëri krah në tjetrin deri në nivele më të larta politike, si në radhët e deputetëve të Kuvendit, duke tjetërsuar kështu dhe vullnetin e votuesve.
Kultura e shit-blerjes në politikën shqiptare
Dashamir Shehi nuk e sheh si një fenomen të ri sjelljen e Ramës me miklimin e individëve nga kampi opozitar, por si vijëmësi e një fenomeni të hershëm në politikën shqiptare që tregon në vetvete dhe mungesën e moralit politik apo identitetit ideologjik të partive në spektrin shqiptar.
Ai sjell si shembull kalimin e një partie të majtë që lindi nga PS-a, Lëvizjes Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë, nga koalicioni me Ramën në koalicion me Berishën dhe anasjelltas.
“Mos të ankohet sot opozita që po i merr ca nëpunës të vegjël, pasi Berisha i ka marrë PS-së praktikisht një kryeministër, Ilir Metën apo një figurë qendrore të partisë, Kastriot Islamin, etj..”, thotë Shehi.
Sipas tij, “kjo është një histori permanente shqiptare, një tipar i turpshëm i politikës që na ofron kronika e të paktën 20 viteve të fundit”.
Ngjashëm mendon dhe Zef Preçi, sipas të cilit Edi Rama ka luajtur një rol kyç në krijimin e këtij fenomeni, kur me ardhjen në krye të partisë socialiste solli me vete edhe filozofinë “përtej të majtës dhe të djathtës”.
Por, ai shton se, “fenomeni shitblerjes së individëve me ‘background’ politik është legjitimuar nga Kuvendi kur PD vendosi të dorëzojë mandatet dhe të bojkotojë zgjedhjet vendore, fenomen që tashmë ka fituar ‘qytetarinë’ nën ambicjen e z.Rama për t’i përdorur këta individë si demonstrim të mbështetjes së gjerë popullore që gëzon, ndonëse koha kur lideri merrte me shume vota se partia është lënë pas prej dekadash”.
Sipas Preçit kur kjo ndodh me mandatin e deputetit duhet të ketë pasoja kushtetuese.
“Mendoj se në një demokraci funksioanale, duke respektuar të drejtën legjitime të individit për të ndryshuar kahjen politike përmes marrjes së posteve në pushtetin e radhës, zgjedhësit duhet të jenë gjithashtu të lirë të gëzojnë të drejtën e tyre për të kërkuar llogari ndaj përfaqësuesve të tillë, duke përfshirë edhe të drejtën për revokuar mandatet e përfaqësimit”- argumenton ai./BIRN
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu i drejtoi shtatë pyetje kryeministrit Edi Rama në lidhje me takimin e denoncuar nga gazetari italia...
Një investigim i publikuar nga prestigjiozja britanike “The Sun” ka zbuluar se vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, të dy...
Partia Demokratike denoncoi sot një tjetër tender të AKSHIT, duke theksuar se juanë shpenzuar 8.5 milionë euro për ‘pë...
Gjatë vizitës në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar nj&eu...
Gazetari dhe analisti Arjon Sulo, u shpreh se qeveria ka bërë shkelje “flagrante” të kushtetutës. I ftuar në News 24, Sulo...
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji rrëfeu në Çdokënd me Merita Haklajn dhe detaje sesi i kalonte ditët në qeli, ku kaloi m&e...
Deputeti i PD, Belind Këlliçi foli sot në emisionin “Kjo Javë” në News24 me moderatore Nisida Tufën për z...
Gazetari Andi Bushati i ftuar në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, ka theksuar lidhjet e forta mes pushtetit dhe krimit në Shqipëri...
22-vjeçarja keniane Joy Ayoko, e dhunuar brutalish dhe u hodh nga kati i tretë i një hosteli në Tiranë në gusht 2022. Ngjarja tr...
Kryeministri Edi Rama thotë Shqipëria është sot një destinacion tejet tërheqës dhe prania e një rrjeti të tillë...