POLITIKE

'Ngërçi politik po i shërben Serbisë...'/ Spahiu: Kriza në Kosovë mund të shmangej, por politika zgjodhi...

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Prill 2026, 16:46
'Ngërçi politik po i shërben Serbisë...'/

Kosova është zhytur sërish në një krizë të thellë politike, pasi Kuvendi ka dështuar në përpjekjet e përsëritura për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Seanca e thirrur për këtë qëllim është shtyrë disa herë brenda ditës, duke e lënë vendin në një ngërç institucional dhe në prag të pasigurisë politike.

Në një analizë të situatës, profesori Nexhbedin Spahiu e cilëson krizën aktuale politike në Kosovë si pasojë të mungesës së patriotizmit, vullnetit politik dhe guximit nga klasa politike. Sipas tij, ngërçi institucional për zgjedhjen e presidentit mund të ishte shmangur nëse kryeministri do të tregonte më shumë fleksibilitet në negociata dhe nëse opozita do të kishte më shumë kurajë për të propozuar kandidatë seriozë. Ai kritikon Kurtin për kokëfortësi, ndërsa opozitën për pasivitet dhe mungesë lidershipi.

Spahiu: Po sigurisht që mund të shmangej, sikur të kishte më tepër vullnet politik, më tepër patriotizëm nga ana e klasës politike të Kosovës, por ja që nuk ka.  Shqipëria është vendi i fundit për patriotizëm në Evropë sikur mos të ishte Kosova. Kosova është akoma më pak patriote dhe qytetarët e saj akoma më pak patriotë sesa sesa Shqipëria dhe jemi këtu ku jemi. Po nëse do t'i definojmë dy arsye të më, më të detaje, domethënë se përse e kemi këtë situatë të tillë, atëherë, një, për shkak që kryeministrja aktuale, ai që ka 51% të votave nga zgjedhjet e fundit kombëtare në Kosovë, është tepër kokëfortë dhe e tërheq tepër konopin nga vetja dhe duke tërhequr shumë konopin nga vetja, në negociata, ai shpesh edhe shkëputet. Por, në anën tjetër, arsye tjetër që është akoma më themelore është që liderët e dy partive opozitare të cilët, kanë mundësinë që së bashku me Vetëvendosjen të bëjnë zgjedhjen e presidentit, , janë jo të guximshëm. Pra nuk e kanë guximin e duhur për t'u marrë me politikë.

Pra, siç e ka atë zëmër Ramush Haradinaj, i cili shumë thjesht edhe pse pa gjasë për t'u zgjedhur president në konstelacionin aktual të forcave, ai e kandidoi veten, domethënë dhe partia e tij e kandidoi atë për president, po ja që edhe nuk, nuk është se humbi gjë, domethënë. Ndërkohë që këto liderët e partive të tjera opozitare, edhe LDK-së e PDK-së, le që nuk kishin guximin që ta propozojnë një emër, por as veten e tyre domethënë për për president dhe prandaj kemi një situatë të tillë siç e kemi.

Por kjo është me shumë pikëpyetje nëse mund ta rrëzojnë apo mund ta forcojnë atë. Ne nuk mund, domethënë edhe herën e kaluar kur ndodhi kjo, ai doli më i fortë. Tani nuk e dimë nëse do të dalë më i fortë ose më i dobët në zgjedhje, por gjithsesi, kjo është një gjë që nuk shkon për shtat vendit, nuk është në interes të vendit. Vendi ka humbur një vit e kusur në për punën e, e, qoftë zgjedhjes së sekretarit të parlamentit, qoftë qeverisë, po më thoj qoftë herën e kaluar, qoftë për president tani. Ndërkohë që në botë vazhdojnë krizat, luftrat, të cilat po ndodhin aktualisht në tri vatra lufte që i kemi aktualisht në Ukrainë, në, në Liban, në Irak, në katër ndoshta të them. Edhe në ndërkohë që është një marrëveshje që kemi me Serbinë, e cila pritet të realizohet dhe që nuk realizohet për shkak se Serbia nuk hedh hapin për të realizuar pjesën e vet. Por që në situatën çfarë ka qenë, duke qenë edhe Serbia në një krizë të tillë politike, ka qenë një periudhë ideale që përmes aleatëve të Kosovës t'i imponohet Serbisë që ta zbatojë marrëveshjen dhe të kemi një avancim ndërkombëtar të Kosovës, një hap shumë të rëndësishëm përpara. Të gjitha këto mundësi u humbën, ndërkohë që nuk, as opozita nuk fitoi gjë, as pushteti nuk fitoi gjë, jemi duke u vendnumëruar dhe ky vendnumërim shkon në dëm të përgjithshëm.

Po ky u shkon për shtat argumentit të cilin e përdor, e përdor Serbia. Serbia përdor argumentin që shqiptarët nuk janë brumë që bëjnë shtetin. Thjesht që shteti i Kosovës ekziston për shkak se është aty NATO, dhe jo që ka një vullnet, jo që ka një ndjenjë kombëtare, jo që ka një patriotizëm për të mbajtur vendin. Thjesht, kjo është teza të cilën vazhdimisht, në mënyrë të hapur ose qoftë edhe në takime të mbyllura diplomatët serbë e thonë para para të huajve. Arsyeja pse e njohin, pse nuk e njohin Kosovën kur kur u bëhet presion për ta njohur Kosovën, është pikërisht kjo. Thonë, s'kemi çfarë të njohim një vend të cilin vetë qytetarët e vet nuk e duan. Edhe kjo manifestohet edhe me me gjëra të tjera, jo vetëm përmes këtyre veprimeve, por edhe nga ana simbolike. Shikoni, në Kosovë për shembull, shkelet ligji për simbolet.

Ligjin të cilin vetë parlamenti i Kosovës e ka, e ka miratuar para shumë vitesh, në kohën kur Thaçi ishte kryeministër, do të thotë që 18 vite gati. Dhe ai ligj shkelet. Ai ligj thotë që te asnjë institucion i Kosovës duhet të valojë vetëm flamuri i Kosovës dhe flamuri dhe ai i institucionit përkatës. Të themi nëse është gjykatë, flamuri i Kosovës dhe i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Nëse është prokurori, Kosovës dhe Këshillit prokurorial, ose nëse është komunë, bashki, flamuri i Kosovës dhe i komunës përkatëse e të tjera. Por ky ligj shkelet me të dyja këmbët, duke vendosur aty edhe flamuri amerikan, edhe flamuri i Shqipërisë, edhe flamuri i NATO-s dhe i Bashkimit Evropian e tjerë. Dhe kemi situata paradoksale. Të zëmë, kur para disa ditësh u shpall ditë zie në Kosovë, dhe u ul flamuri i Kosovës. Në disa institucione ulnin edhe flamujt e tjerë, domethënë edhe flamurin amerikan, edhe flamurin shqiptar e të tjerë. Në disa ulnin vetëm flamurin e Kosovës. Dhe në të dyja rastet kjo bie ndesh, domethënë me ligjet, me normat ndërkombëtare sepse ulja, në ligj shkruan që flamuri i Kosovës nuk guxon të jetë më i ulët se asnjë flamur tjetër në territorin e Kosovës. Madje nuk guxon.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë