TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas incidentit të rëndë në gjimnazin “Sulejman Delvina” në Delvinë, ku një nxënës u plagos me thikë pas një konflikti me një bashkëmoshatar.
Në reagimin e saj, Zhupa e cilësoi ngjarjen një alarm serioz për mungesën e sigurisë në shkolla, duke theksuar se paralajmërimet për situata problematike janë injoruar dhe se drejtuesit e shkollës mbajnë përgjegjësi për mosmarrjen e masave në kohë.
"Ngjarja e ndodhur në gjimnazin “Sulejman Delvina” në Delvinë është një alarm serioz për gjendjen e sigurisë në shkollat tona. Fakti që një konflikt mes nxënësve ka arritur deri në plagosjen e një nxënësi tregon qartë se mekanizmat e parandalimit dhe të reagimit nuk kanë funksionuar siç duhet.
Më shqetësues është deklarimi publik i nxënësve se situata problematike ishte denoncuar më herët, por nuk janë marrë masa konkrete. Kjo bën me përgjegjësi direkte drejtuesit e gjimnazit, që kanë injoruar situatën dhe nuk kanë ndjekur hapat e duhura. Kur paralajmërimet injorohen dhe sjelljet problematike tolerohen, rreziku vetëm sa rritet.
Shkolla duhet të jetë vendi ku nxënësit ndihen të sigurt, jo një hapësirë ku ata kanë frikë se një konflikt mund të përshkallëzohet në dhunë,e plagosje.
Po aq problematike është edhe mungesa e transparencës dhe komunikimit me prindërit nga ana e drejtuesve të shkollës. Në raste të tilla, informimi i menjëhershëm dhe marrja e masave janë thelbësore për të parandaluar përshkallëzimin e situatave.
Protesta e nxënësve të Delvinës është një reagim i kuptueshëm qytetar dhe një thirrje për përgjegjësi. Institucionet arsimore dhe ato të sigurisë duhet ta trajtojnë këtë ngjarje jo si një rast të izoluar, por si një sinjal për të rishikuar seriozisht masat e sigurisë në shkolla, mekanizmat e raportimit dhe mënyrën se si trajtohen konfliktet mes nxënësve", shkruan Zhupa.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
6 Mars15:24
''SPAK kërkon arrestimin''/ Balluku: Unë nuk kam lidhje me korrupsionin!
Ish-zv/kryeministrja dhe ish-Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të b...
POLITIKE
6 Mars15:17
Balluku krenohet me rrugët e shembura: I lamë Shqipërisë vepra!
Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka reaguar për herë të par&eu...
POLITIKE
6 Mars14:58
Sjellja banale e Ballës në Kuvend, Tabaku: Arroganca e pushtetit po shfaqet me fyerje
Jorida Tabaku komentoi ncidentin e ndodhur të enjten në Parlament ku kreu i grupit socialist Taulant Balla, ofendoi deputeten e opozitës Albana...
POLITIKE
6 Mars14:27
Lufta në Lindjen e Mesme/ PD kërkon seancë dëgjimore me Edi Ramën
Anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin e Jashtëm i kanë kërkuar kryetarit të Komisionit për Çës...
POLITIKE
6 Mars13:32
Berisha: Begaj u bë ''Harami i Presidencës'' me firmat që vendosi për ministrat
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka cilësuar presidentin Bajram Begaj si 'haramin e Presidencës', pas dekretimit të ministrave t&...
POLITIKE
6 Mars13:01
“Riformatimi i qeverisë, klonim i Lubi Ballukut”/ Berisha: Ministrat e rinj kanë firmat e tyre në aferat më të mëdha korruptive
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi ceremoninë e sotme të betimit të ministrave të rinj në Presidenc&eum...
POLITIKE
6 Mars12:57
Berisha: Protesta në 12 mars, kërkojmë largimin e menjëhershëm të Edi Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në vijim të konferencës për mediat nga selia blu, ka bërë thirrje për mobili...
POLITIKE
6 Mars10:36
Ndryshimet në qeveri, betohen 7 ministrat e rinj të kabinetit
Janë betuar mëngjesin e kësaj të premte 7 ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.
Në ceremoninë e mbajtur në Pallati...
POLITIKE
6 Mars10:07
Ndryshimet në qeveri/ Nis ceremonia e betimit të ministrave të rinj para Presidentit
Betohen sot ministrat e rinj të kabinetit qeveritar ‘Rama’. Ashtu siç ishte njoftuar, në Presidencë ka nisur ceremonia e bet...