U plagos nga trafikanti i drogës, përkeqësohet gjendja e policit Edison Adri
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...

Në Bashkinë e Tiranës janë shtuar gjithnjë e më shumë njerëzit që besojnë se në aramishten e vjetër, emri “Arbian” përkthehet në “Nesti”. Natyrisht, batuta për gjuhën e lashtë hebraike nuk ka asnjë bazë shkencore.
Ajo është një humor i zi, që tregon se njerëzit e Erion Veliajt kanë krijuar bindjen se pas fabulës së anonimit “Nesti Angoli”, personazhit që dorëzoi informacione për hetimin dhe, më tej, arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, qëndron ndër të tjerë, edhe ish-numri dy i Bashkisë, Arbjan Mazniku.
Prej muajsh, fatet e dyshes së pandarë kanë shkuar në drejtime tërësisht të kundërta. “Shefi” Erion Veliaj është në burg, i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash me lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës. Ndërsa “vartësi” Arbjan Mazniku, njeriu që ka pasur peshë thuajse absolute në vendimmarrjen e bashkisë së kryeqytetit, është promovuar ministër në qeverinë e Edi Ramës, drejtues politik i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit dhe deputet i sigurt në Parlamentin e ardhshëm.
Këto “fate” kaq të ndryshme kanë forcuar bindjen tek mbështetësit e Veliajt se, pas “kurthit” ndaj tij, qëndrojnë disa personazhe me peshë politike, mes të cilëve, me një rol kryesor, Mazniku.
Dyshja Veliaj-Mazniku është një simbiozë që ka funksionuar në mënyrë perfekte për më shumë se 25 vjet. Të dy, miq që në kohën e gjimnazit, së bashku me të tjerë, përfshirë edhe Endri Fugën e kryeministrit Edi Rama, ishin pjesë drejtuese e Këshillit Rinor Shqiptar, një organizatë që ka funksionuar në fillim të viteve 2000.
Më pas, Veliaj dhe Mazniku u bënë figura kryesore të Lëvizjës “Mjaft”, një organizatë majtiste, e mbështetur fuqishëm nga multimiliarderi George Soros, e cila u përdor për të mbështetur Edi Ramës në luftën e brendshme për drejtimin e Partisë Socialiste, me ish-kryetarin Fatos Nano.
Në vitin 2009, Erion Veliaj dhe Arbian Mazniku krijojnë lëvizjen politike “G-99”, e cila rezultoi fiasco në zgjedhjet parlamentare të atij vitit, por që gjithësesi forcoi lidhjet me kryesocialistin Edi Rama.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, kur Rama mori pushtetin për herë të parë, “99-shat” u shtrinë në administratën e lartë shtetërore. Erion Veliaj u emërua Ministër për Rininë, ndërsa Arbjan Mazniku u emërua zv.ministër për Arsimin.
Dy vjet më pas, në 2015, dyshja bashkohet sërish. Erion Veliaj fiton mandatin e parë si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe, vendimi i tij i parë, ishte emërimi i Maznikut si zëvendësin e tij kryesor.
Përgjatë tre mandateve të Veliajt, Mazniku ka qenë gjithnjë aty, si “eminenca gri”, i përfshirë në çështjet më pikante të Bashkisë së Tiranës, sidomos në atë të inceneratorit fantazmë të Sharrës.
Bashkëpunimi shumë-vjeçar mes të dyve nuk ishte thjesht formal dhe institucional. Ata, mbi të gjitha, kanë krijuar lidhje të ngushta shoqërore dhe familjare, gjë që ka konsoliduar edhe raportin e tyre politik dhe publik.
Rrugëtimi i tyre i përbashkët u ndërpre në vitin 2022, pikërisht në kulmin e skandalit të “Sharrës”. Me një lëvizje të beftë, kryeministri Rama vendos të përthithë Maznikun në kabinetin e tij qeveritar, duke i dhënë postin e Ministrit pa portofol të Shtetit për Pushtetin Vendor.
Në momentet e para, shumëkush hodhi në tregun mediatik idenë se kjo lëvizje përbënte një fuqizim të “klanit Veliaj” brenda Partisë Socialiste.
Por, kishte edhe nga ata skeptikë që e panë lëvizjen e Ramës në trajtën e kundërt-pra, një dobësim të Veliajt, duke i hequr krahun e tij të djathtë dhe duke e lënë të vetëm të përballej me furtunat penale.
Mazniku tashmë ishte jashtë skenës së Bashkisë, kur u arrestuan drejtorët e rëndësishëm të Veliajt për skemën korruptive “5D”.
Dhe, natyrisht, Mazniku po shijonte karrigen e kabinetit qeveritar, kur, në 10 Shkurt 2025, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) prangosën në zyrë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Arrestimi i Veliajt vuri në lëvizje një mekanizëm të fuqishëm politik, mediatik dhe biznesi, të cilët u angazhuan maksimalisht për ta rikthyer në liri.
Shumë njerëz, “ushtarë”, “ofiqarë” e “përfitues” nga pushteti i Veliajt, u rreshtuan kush e kush më shumë për të ushtruar presion mbi gjyqësorin, me qëllim që të ndryshohej masa e sigurisë ndaj kryebashkiakut të fuqishëm të Tiranës.
Vetëm një njeri, ai që pritej të ishte në krye të kësaj “beteje” për lirinë e Veliaj, nuk u bë i gjallë për më shumë se dy muaj. Arbian Mazniku mbylli gojën dhe nuk kishte asnjë fjalë, qoftë edhe minimale, për të thënë për ish-shefin, por mbi të gjitha mikun e tij.
Pas më shumë se dy muajsh që Veliaj po “shijon” mjediset e qelisë së burgut, Mazniku përdori një gjuhë të drunjtë në studion e “Top Story-t”, të Grida Dumës, ku deklaroi thatë për arrestimin e mikut të tij se “kryetari Edi Rama, e ka bërë të qartë që i Parti Socialiste nuk bëhet mburojë e kolegëve që përballen me drejtësinë”.
Ky qëndrim i akullt, duket se më shumë i ka prishur punë në imazhin politik, pasi ka shtuar dyshimet e forta se ai është “Nesti”.
Ndaj, me një tentativë për të zbutur disi qëndrimin, Mazniku shfaqet pak ditë më vonë në emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut. Aty gjen një “shprehje zemre” për mikun e tij, Veliaj, por edhe atë me frena dore.
Ai pranoi se e ka përjetuar arrestimin e Veliajt “në mënyrën më të tmerrshme. Veliaj ka bërë një punë të jashtëzakonshme për qytetin e Tiranës dhe është një mik shumë i mirë. E gjithë ngjarja në vetvete ka qenë shumë traumatike…”. E, menjëherë pas kësaj, Mazniku rikthehet në pozitën fillestare: “Por gjëja e duhur për të thënë është që ka folur PS-ja për këtë çështje dhe pozicioni i kryeministrit Rama ka qenë i qartë dhe konsistent për këtë çështje”.
Duket se deri këtu e ka pasur hapin për të folur Arbjan Mazniku. Ndërkohë që miku i tij qëndron në burg, ai duhet të shijojë frytet e pushtetit dhe afërsisë që i ka krijuar Edi Rama.
Në përgjimet e publikuara, rezulton se, të paktën deri në mesin e Marsit të këtij viti, Veliaj nuk ka vendosur dyshime mbi mikun e tij, Mazniku, dhe kjo dëshmohet nga porositë që i jepte nga burgu bashkëshortes dhe të vëllait, ku i orienton që “të komunikojnë me Arbin”.
Përtej kësaj, shumë njerëz të afërt me të dy, kanë nisur t’i vendosin Maznikut “vulën e tradhtarit”, jo vetëm politikisht, por edhe shoqërisht.
Është një “vulë”, ndoshta e padrejtë, por gjithësesi, një kosto që duket se Arbjan Mazniku do të duhet ta mbajë për të vijuar karrierën e tij të lartë politike, një karrierë, të cilën, ish-shefi dhe miku i tij i vjetër, Erion Veliaj, tashmë po e vëzhgon nga dritarja e qelisë.
Shprehja e famshme të bësh karrierë duke shkelur mbi eshtrat e shokëve i shkon shumë për shtat ngjitjes së beftë të Maznikut brenda PS-së./BoldNews.al
TIRANË- Prokuroria e Posaçme në seancën e sotme përsërit kërkesën për dërgimin në gjyq të depute...
MALIQ- Sekretari për Çështje Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka bërë me dije se ditën e ...
edi rama VELIPOJË- Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në bashkëbisedimin me përfaqësuesit e bizneseve dhe hotelerive në Velip...
edi rama VELIPOJË- Kryeministri Edi Rama tha sot në Velipojë se investimet e qeverisë së tij në veri kanë zhvilluar turi...
TIRANË- Deputetja socialiste Olta Xhaçka duket se nuk pyet për autoritetet policore dhe as për ligjet që thyen në vendin ton&e...
xhelal mziu BULQIZË- Xhelal Mziu, kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Dibrës, ka reaguar pasi policia njoftoi se ka referua...
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka premtuar dyfishim të buxhetit për Shëndetësisë dhe Arsimin. Berisha gjatë bas...
BELSH- Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Elbasan Ervina Meta ka mbajtur një fjalim në Belsh ditën e djeshme gjat&e...
xhelal mziu, kalosh murra BULQIZË- Komisariati i Policisë së Bulqizës ka referuar në Prokurorinë e Posaçme materialet ...
foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme, vendimin që e detyron SPAK të regji...