Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
BULQIZË- Xhelal Mziu, kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Dibrës, ka reaguar pasi policia njoftoi se ka referuar në SPAK materialet për të dhe nipin e tij, Elson Mziun për dhunë ndaj një personi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mziu thotë se situata ka qenë komplet ndryshe nga versioni që ka publikuar policia.
Ai thotë se në takimin elektoral me banorët e fshatit Ostren, punonjësi i ndihmës ekonomike në Bashkinë Bulqizë, Kalosh Murra po intimidonte pjesëmarrësit, ku një pjesë u larguan pas këtyre kërcënimeve dhe një pjesë tjetër shprehën shqetësimin për heqjen e ndihmës ekonomike.
Demokrati shprehet se pas këtyre deklaratave i është afruar të komunikojë me Murrën, dhe t'i kërkojë të mos intimidojë qytetarët. Më tej shton se në pak minuta para vendit ku u mbajt takimi i përfaqësuesve të opozitës, kanë mbërritur Jeton Dani, babai i kandidatit të PS, Murat Dani dhe mbështetës të tij dhe sipas Mziut kanë ushtruar dhunë ndaj kryetarit të Forumit të PD Bulqizë.Ai thotë se për të shuar konfliktin ka ndërhyrë kryetari i PD në Bulqizë avokat Shaqir Manjani të cilin e kanë goditur pas shpine. Mziu i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme të sekuestrojë pamjet e kamerave në zonë, dhe të hetojë ngjarjen ku thotë se janë dhunuar kryetari dhe përfaqësues së PD Bulqizë.
Sipas tij, policia është bërë palë në goditjen e opozitës, për shkak se Drejtori i policisë së Dibrës ka lidhje familjare me Jeton Danin, babai i kandidatit të Partisë Socialiste, Murat Dani.
POSTIMI I PLOTË:
Nisur nga deklaratat politike të policisë së qarkut të Dibrës lidhur me ngjarjen e ndodhur dje në Ostren të Bulqizës sqarojmë se situata ka qenë totalisht ndryshe, nga çfarë deklaron Policia.
Së pari dua të të them që në çdo takim që kam realizuar në qarkun e Dibrës, strukturat lokale të Partisë Socialiste me Kryetar njësishë administrative, punonjës të ndihmës ekonomike përpërfaqësues të strukturave të arsimit, shëndetsisë, policisë, etj vazhdimisht kanë intimiduar dhe kërcënuar qytetarët që të mos vijnë në takimet tona, apo të largohen teksa i pikasin në këto takime. Janë me dhjetra qytetarë të kësaj që jo vetëm si kandidat i opozitës, por edhe si deputet më kanë shprehur këto shqetësime.
Këto sjellje arrogante dhe kriminale të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste u shtuan edhe më shumë ditët e fundit, në takimet e realizuar dje në Trebishtë në orën 09.00 dhe akoma më keq në Ostren në orën 11.30.
Në takimin e Ostrenit, në mënyrë demonstrative, punonjësi i ndihmës ekonomike në Bashkinë Bulqizë po intimidonte pjesëmarrësit, ku një pjesë u larguan pas këtyre kërcënimeve dhe një pjesë tjetër shprehën shqetësimin për heqjen e ndihmës ekonomike.
Pas shqetësimit që ngritën vetë banorët e kësaj zone, kam komunikuar me personin në fjalë që rrinte përpara vendit të takimit, dhe i kam kërkuar të mos intimidojë qytetarët, e aq më tepër të mos përdorë pozicionin e punës për shantazhimin e qytetarëve me heqjen e ndihmës ekonomike në rast të mbështetjes dhe votimit për Partinë Demokratike. Madje e kam paralajmëruar se për veprimet e tij të paligjshme do ta kallëzoj në Prokurori. Pas paralajmërimit për denoncomin e tij, personi në fjalë ka komikuar me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Kandidatin e kësaj force, të cilët ndodheshin pak metra më larg, çka konfirmon se e gjitha ishte e inskenuar dhe organizuar për të shantazhuar qytetarët.
Në pak minuta para vendit ku u mbajt takimi i përfaqësuesve të opozitës, kanë mbërriur Jeton Dani babai i kandidatit të PS dhe mbështetës të tij dhe kanë ushtruar dhunë barbare ndaj kryetarit të Forumit të PD Bulqizë. Për të shuar konfliktin ka ndërhyrë kryetari i PD Bulqizë avokat Shaqir Manjani të cilin e kanë goditur pas shpine.
Sjellja e Policisë ngre dyshimet për dijeni apo në mos të jetë e përfshirë në këtë ngjarje, pasi jo vetëm që manipuloi ngjarjen dhe shpërndau një informacion të rrem, por ka refuzuar që të marrë denoncimin e drejtuesve të PD Bulqizë.
I bëjmë thirrje SPAK të sekuestrojë pamjet e kamerave në zonë, dhe të hetojë ngjarjen ku janë dhunuar kryetari dhe përfaqësues së PD Bulqizë.
Bërja palë e Policisë në ngjarjen kriminale të goditjes së opozitës, shtohet edhe më shumë për faktin se Drejtori i policisë së Dibrës ka lidhje familjare me Jeton Danin, babai i kandidatit të Partisë Socialiste.
I bëjmë thirrje punonjësve të bashkive dhe policisë që të mos intimidoni dhe kërcënoni qytetarët.
Sigurojmë qytetarët e Bulqizës dhe të gjithë Dibrës se këto manipulime të Partisë Socialiste dhe policisë së shtetit nuk do të na trembin.
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka premtuar dyfishim të buxhetit për Shëndetësisë dhe Arsimin. Berisha gjatë bas...
BELSH- Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Elbasan Ervina Meta ka mbajtur një fjalim në Belsh ditën e djeshme gjat&e...
xhelal mziu, kalosh murra BULQIZË- Komisariati i Policisë së Bulqizës ka referuar në Prokurorinë e Posaçme materialet ...
foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme, vendimin që e detyron SPAK të regji...
lutfi dervishi TIRANË- Shumë komentues të ndershëm, megjithëse shumica anonim, të pajisur me sensin e drejtësisë h...
foto ilustruese MAT- Ekskavatorët dhe makineritë e rënda janë zotërit e rrugës që të çon drejt Frankthit, nj...
TIRANË- Disa video janë bërë virale në rrjetet ku emigrantët votues shfaqen duke shprehur vullnetin e tyre, por pa anashkaluar e...
TIRANË- Demokrati Ilir Vrenozi, pas gjithë replikave me Kreyministri Edi Rama, së fundmi e ka ftuar në një “betejë kok&eum...
GJIROKASTËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në Gjirokastër, ka publikuar të tjera deta...
KROACI- Eurodeputeti kroat dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, ka deklaruar se presidenti i Serbisë Aleksan...