‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për Marta Kos
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta lidhur me çështjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke ...
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta lidhur me çështjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke ...
Pas alarmit të dhënë nga DEA, Uruguai vëzhgon hyrje-daljet e shqiptarëveAutoritetet e Uruguait kanë shtuar vëmendjen n...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e “Piranjat News” nga një banor i qytetit të Tropojës, i cili ngre shqet...
Nga Gabriela Alejandra Echeverria Vásquez- Expreso.ec Një strukturë e përbërë nga 7 mjekë dhe një zyrtar i Shërb...
Disa drejtorë dhe ish-drejtorë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë arrestuar, hetuar, gjykuar e dënuar për abuzime të shumta ...
Një burrë me lidhje me Lancashire, i cili kërkohet në Shqipëri për eksportin e rreth 50 kg kanabis, i është refuzuar lir...
Një seri lëvizjesh të regjistruara pothuajse njëkohësisht në kryeqytetet evropiane pasqyrojnë shqetësimin në rritje...
Ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz, tha se “dera është e hapur” që Irani të kthehet në negociata për ...
GJKKO ka pushuar gjykimin e çështjes ndaj kreut të PD-së Sali Berishës, i cili akuzohej nga kreu i grupit parlamentar i PS-së ...
'Dua të falenderoj zotin Balla për sensin e humorit në fillim të këtij këshilli. Për faktin se përmendi se në Shq...
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta lidhur me çështjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke pretenduar se vendimmarrja për të nuk lidhet më vetëm me aspektin juridik, por edhe me interesa politike.
I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Ahmetaj tha se, sipas tij, mazhoranca nuk ka guxim të votojë heqjen e imunitetit të Ballukut pa një vendimmarrje politike nga kryeministri Edi Rama.
‘Këta nuk kanë guxim të provokojnë kreun e organizatës që të votojë aty bashkë me të gjithë grupin parlamentar, heqjen e imunitetit të plaçkitëses’, deklaroi Ahmetaj.
Sipas ish-zv/kryeministrit, kërkesa për heqjen e imunitetit do të përdoret në një moment që i leverdis politikisht Ramës.
‘Këta do ta sjellin kur kreu i organizatës t’i thotë: tani më duhet ajo votë, sepse dua ta shes në komision te Marta Kos. Dua të blej kohë. Dua t’i them protestës: ‘Ja, më kërkuat këtë, e bëra’’, tha Ahmetaj.
Çim Peka: Meqenëse është normalitet, kalojmë pak tek diçka që thatë ishte shumë interesante. Tek ky aplikacioni që përdor drejtori i policisë me ish-zëvendëskryeministren Balluku dhe ju e dinit këtë. Në qoftë se dini dhe përmbajtjen e bisedave, si e shpjegoni faktin që po diskutohet dhe po zvarritet kaq shumë imuniteti i Belinda Ballukut?
Arben Ahmetaj: Tani, unë jam i bindur që të katërt zonja dhe zotërinjtë që keni thirrur atje, e dinë shumë mirë çfarë ndodh. Kjo është një çështje që është kthyer qesharake. Shqiptarët presin të jetë lajm heqja e imunitetit. Është qesharake, nuk ka më vlerë heqja e imunitetit. Plaçkitja është kalë i ngordhur, i florinjtë dhe me barkun me diamant. Nuk ka vlerë heqja e imunitetit, po do të kishte vlerë për atë që shqiptarët prisnin, që ajo të merrte rrugën e merituar. Sepse, kur e akuzojnë për le të themi, deformim të procedurave të tenderit, s'po më vjen fjala juridike. Nuk ka tender që s'e ka prekur. Janë të mirë këta, janë mirë nga trutë e kokës?
Çim Peka: Pabarazi në tendera.
Arben Ahmetaj: Çfarë e ka detyruar SPAK-un, pabarazi në tendera, po. Çfarë e ka detyruar SPAK-un një vit e gjysmë të bëjë këtë që ka bërë me këtë çështje? Materia e asaj çështje do ta lexoni, ka çudira. Ndërsa thellimi në materie dhe sidomos në argumentimin e akuzave është qesharak. Në raport me atë që ka ndodhur në të vërtetë, në institucionet që ka drejtuar ajo, në tenderat që ka bërë ajo, në strukturat që ka ngritur ajo. Me urdhër, me mbështetje të kreut të organizatës. Se unë e kam thënë, në një tryezë kur dija është kusht dhe ti nuk e ke dijen, do të përdorësh gjithë gjërat e tjera siç i ka përdorur. Ku e gjeti fuqinë ajo? Ku e gjeti fuqinë? Ku? Ku e gjeti? Që të bënte Air Albanian si dreq, tigrat si dreq, rrugët si dreq, energjinë si dreq. Çfarë, ku e gjeti? Kush ia dha këtë të drejtë? Apo te SMS-të që i dërgonte kreu i organizatës që i thoshte jepja tenderin këtij dhe pastaj justifikohet, 'po ai ka punonjës'. Po pse, vetëm njëri ka punonjës, të tjerët s'kanë, vetëm një nga 5 oligarkët ka punonjës? Pra, kthehem te pyetja juaj. Është qesharake, nganjëherë dëgjoj, Belindin që e ke aty apo Gazin, ka luan 8 ditë, ka luan 9 ditë, nuk ka ardhur. Ore, jeni, më fal në respektin tuaj për të punës që bëni. Ore, jeni mirë ju apo jo? Lajm do të ishte ta sillnin. Lajm do të ishte mos ta sillnin. Se për ta sjellë, praktikisht, përpara shqiptarëve, ajo s'ka imunitet. Është qesharake mo, është qesharake. Mos u merrni më me imunitetin e asaj. Ka një element dhe s'dua të marr kohë nga të nderuarit e fundit fare. Ore e di pse nuk e sjellin imunitetin tani? Pse nuk e sjellin?
Arben Ahmetaj: Ja po ta them unë. Nuk është se s'është për të sjellë imunitetin se imuniteti duhet t'i kishte ardhur që në tetor të vitit të kaluar. Por, këta nuk kanë guxim të provokojnë kreun e organizatës që të votojë aty bashkë me të gjithë grupin parlamentar, heqjen e imunitetit të plaçkitëses. Pra, këta do ta sjellin kur kreu i organizatës t'i thotë, tani më duhet ajo votë sepse dua ta shes në komision te Marta Kos. Dua të blej kohë. Dua t'i them protestës: 'Ja, më kërkuat këtë, e bëra'. Pra, nuk është më çështje juridike, as materie e dosjes. Është qesharake. Ky është çështje politike. Segmenti i SPAK-ut është i kontrolluar, segmenti i gjykatës me vendime të debatueshme janë të kontrolluara. Njërit i thonë brenda në burg, 'mos fol ti se do të flasi prokurori'. Dhe ne presim drejtësi. Këto janë.
Gazetari Osman Stafa, në fjalën e tij përpara Kryeministrisë në ditën e 114 tha se Shqipëria është mbytur nga korru...
Aktorja Egla Ceno, në fjalën e saj sot në protestën e 114 kombëtare kundër qeverisë tha se Shqipëria është kth...
Në vijim të fjalimeve në ditën e 114-të të protestës qytetare përpara godinës së Kryeministrisë, aktivist...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, foli për reformën zgjedhore dhe qasjen që do të ketë opozita në këtë proces. Taba...
Qytetarët në Tiranë për të 114-tën ditë radhazi janë ngritur në protestë kundër klasës politike. Pas...
Një deklaratë e ambasadores së Bashkimit Europian ka hapur një debat të ri mbi mënyrën se si po funksionon drejtësia shq...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, në nisje të vizitës së tij në Shtetet e Bash...
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit të Lartë Gjyq&...
Parlamenti Europian pret që Shqipëria të ndryshojë ligjin për zonat e mbrojtura deri në fund të këtij viti në kuad&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka mbajtur një fjalim të fortë ditën e sotme në tryezën p...