POLITIKE

"Nuk mund të fitojnë përballë Ramës!" Kërkesa e PD-së për qeveri teknike, Klosi nga Shkodra: S’ka asnjë shans!

M.B. Përditësimi i fundit 2 Tetor 2024, 11:14

"Nuk mund të fitojnë përballë Ramës!"

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka folur nga Shkodra lidhur me revoltën në Parlament nga deputetët e Partisë Demokratike. Klosi i ka konsideruar veprimet si “valdalizëm”. Pas një mbledhje me Asamblenë e Zgjeruar të PS, Klosi tha para gazetarëve se kërkesa e opozitës për qeveri teknike nuk ka asnjë shans që të hapet si diskutim, duke shtuar se PD nuk mund të fitojë përballë Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

Ai ka shtuar se vota e emigrantëve vjen si plotësim i një premtimi të PS, është shprehje e vullnetit politik të PS përfshirë edhe kodin elektoral të votës së emigrantëve tashmë e dakordësuar nga Parlamenti shqiptar me votë.  Klosi tha se ky është një proces me shumë problematika, jo vetëm me dëshirën që kanë emigrantët për të votuar por edhe me sistemin që do përdoret për votimin e tyre e më pas sigurinë e votës.

PYETJE-PËRGJIGJET E KLOSIT PËRBALLË GAZETARËVE:

Cila është arsyeja e këtij takimi me strukturat e PS në Shkodër?

Ka qenë një periudhë pune për Partinë Socialiste në gjithë Shqipërinë, një periudhë që e kemi filluar për “Shqipërinë 2030” ku po fillojmë fushatën elektorale brenda strukturave tona që kur të fillojë fushata elektorale zyrtare e shpallur nga KQZ ne të kemi përgatitur të gjithë PS dhe gjithë territorin për të patur një rezultat shumë të thellë fitues në zgjedhjet e 2025 dhe kjo jo vetëm për të fituar në 2025 por kjo për të garantuar një shtrat shumë më të fortë të kësaj partia për realizimin e vizionit “Shqipëria 2030”, që në terma shumë konkrete është që jo vetëm të jemi pjesë e familjes europiane por të jemi pjesë e një shumë të mire që mund t’i vijë Shqipërisë si pjesë e ktyre investimeve , pjesë e kësaj vendimarrje dhe kësaj politike të përbashkët europiane. Ishim në Shkodër sëbashku me drejtuesin politik Benet Beci për të folur me strukturat e Shkodrës pasi janë takuar të gjitha strukturat e PS të qarkut Shkodër duke përgatitur detyrat tona elektorale, detyrat tona që kanë të bëjnë jo vetëm me implementimin e sistemit tonë ta patronazhimit por edhe me problematikat e reja që vijnë nga votat e emigrantëve dhe me përgatitjen e strukturave në gjithë Shqipërinë për një periudhë parapërgatitore për t’u bërë gati për zgjedhjet e ardhshme.

Është gati PS për sfidën e re të votës së emigrantëve?

Të mos harrojmë që vota e emigrantëve vjen si plotësim i një premtimi të PS, është shprehje e vullnetit politik të PS përfshirë edhe kodin elektoral të votës së emigrantëve tashmë e dakordësuar nga Parlamenti shqiptar me votë. Është një proces me shumë problematika, jo vetëm me dëshirën që kanë emigrantët për të votuar por edhe me sistemin që do përdoret për votimin e tyre e më pas sigurinë e votës, prandaj PS është një parti e madhe e organizuar, një parti e përgjegjshme në kohë dhe objektivat e saj, ka filluar që tani punën për evidentuar dhe për të nxitur gjithë emigrantët që duan të marrin pjesë në procesin e votimit të fillojë dhe të përgatitet për këtë proces që ka të bëjë me regjistrimin në radhë të parë por edhe me plotësimin e dokumentacioneve të nevojshme për të cilat KQZ duhet të nxjerrë udhëzimet e nevojshme por ajo që dijmë të bëjmë më mirë është organizimi jonë dhe për këtë strukturat e PS do punojnë të për të nxitur emigrantët kudo që ndodhen pasi vota është e barabartë si në qendër të Shkodrës, si në Pukë apo Fushë Arrës por është e njëjta vota si ata që votojnë në Londër apo në Athinë, pra për këtë jemi të gatshëm të punojnë, politika është punë dhe po punojmë për të qenë të përgatitur për këtë votë që është me shumë të panjohura dhe me shumë punë përgatitore.

Sa mund të ndikojë situata tensinuar në Parlament për fushatën e mëtejshme zgjedhore dhe për marrëdhënien që mund të ketë opozita me Kuvendin?

Ajo që ndodhi në Parlamentin e Shqipërisë nga opozita nuk është politikë, nuk është politikë e acaruar, ajo është një vepër penale në opinionin e të gjithëve besoj. Është dëmtimi i pronës shtetërore me vetëdije, natyrisht edhe rrezikim i jetës jo vetëm të Kryetares së Parlamentit që u godit në mënyrë krejtësisht të papërgjegjshme me mjetet të rënda por edhe ajo që rrezikimi i djegies së gjithë Parlamentit shqiptar, pra vënia e zjarrit të një prone aq të rëndësishme, jo vetëm prone shtetërore por edhe simbolike siç është Parlamenti i Shqipërisë. Veprimi i opozitës nuk besoj se hyn në politikë, hyn në vandalizëm, prandaj përgjigja do jetë si për vandalët.

A do ketë një reflektim nga mazhoranca për kërkesat e opozitës dhe pretendimet e tyre përtej betejës politike?

Ajo që në thamë edhe në takimin në Shkodër, mesazhi i vetëm që vjen nga PD është kërkesa e tyre për një qeveri teknike, pra kërkesa e tyre që të iki Edi Rama sepse me Edi Ramën ata nuk fitojnë dot  dhe kjo nuk është më problemi i PS duhet që të jetë problemi i tyre që nuk arrijnë të gjejnë dot asnjë mundësi për t’u përballur me Edi Ramën dhe PS dhe në këto kushte ne kemi vetëm një përgjigje, forcimin e PS dhe organizimin e saj në gjithë territorin dhe kërkesën që jo vetëm të fitojmë 2025 por ta fitojmë bindshëm dhe natyrisht të tregojmë forcën që kemi në terrenin elektoral edhe përgjigjen që do ta japin qytetarët për mënyrën se si kemi transformuar Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë.

Pra e rrëzoni kërkesën për qeverinë teknike?

Nuk ka asnjë shans që të hapet ky diskutim.

ps

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan