“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
KOSOVA- Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka thënë se Kosova dhe Serbia janë duke i “humbur vërtet” mundësitë e tyre duke mos i zbatuar marrëveshjet e arritura deri tani në dialogun e Brukselit, pasi të mërkurën dështoi të mbahej një takim i paralajmëruar trepalësh i liderëve të të dyja vendeve me shefin e diplomacisë së BE-së.
“Takimet e sotme të Josep Borrellit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tregojnë se si palët duhet të ripërkushtohen për t’i luftuar problemet dhe për t’i ndjekur mundësitë brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkroi O’Brien në X.
SHBA-ja, që mbështet dialogun e Brukselit, vazhdimisht u kërkon palëve t'i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e dialogut. Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, konfirmoi se të mërkurën në Bruksel nuk u mbajt takim trepalësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke theksuar se Kosova nuk ishte e gatshme për një takim të tillë.
Ai tha se gjatë takimeve dypalëshe Kurti paraqiti tri kushte për angazhimin e mëtejmë në procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë. Kushtet e Kurtit ishin formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët përkatës të dyja shteteve, tërheqja e letrës zyrtare të dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, më 13 dhjetor 2023, si dhe dorëzimi i Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar “terrorist” tek autoritetet gjyqësore të Kosovës, tha Borrell gjatë një konference për media të mërkurën.
Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, që u arrit më 27 shkurt të vitit 2023 në Bruksel dhe Aneksi për zbatimin e saj më 18 mars 2023 në Ohër, nuk janë nënshkruar nga Kurti dhe Vuçiq, sepse udhëheqësi serb nuk ka pranuar ta bëjë këtë, me gjithë këmbëngulësinë e liderit kosovar. Asnjëra palë, deri më tash, nuk ka bërë ndonjë lëvizje drejt zbatimit të ndonjë elementi të kësaj marrëveshjeje.
Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut. Gjatë konferencës për media, Borrell tha se Serbia nuk ishte e gatshme që plotësisht të pranojë kushtet e vendosura nga Kurti.
Gjatë takimeve të ndara midis Borrellit dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, me Kurtin dhe Vuçiqin, sipas Borrellit, palët paraqitën qëndrimet e tyre se si procesi duhet të ecë përpara. Pas takimeve në Bruksel, Kurti tha se ka kërkuar nga ndërmjetësit evropianë "garanci për mirëbesim dhe vullnet të mirë të cilat mundësojnë zbatimin e marrëveshjeve".
"Vetëm nënshkrimi i marrëveshjes sjell sigurinë ligjore dhe juridike në njërën anë, dhe anulon shkeljet e mëhershme", tha Kurti.
Por, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi për mediat në Bruksel se Kurti "nuk ka dashur apo nuk ka guxuar pyeteni atë të më takoj dhe të bisedojmë".
Sipas presidentit serb, Kurti dëshiron që Serbia ta njohë Kosovën dhe "tani kanë dalë me disa kërkesa të tjera, por në thelb është një njohje de jure”./ REL
Foto ilustruese BRUKSEL- Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do të mblidhen të enjten në Bruksel për nj...
Foto ilustruese SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar vdekjen e punonjësit të ambasadës amerikane në Kiev. Matthew Miller...
Aleksandër Vuçiç SERBIA- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ishte "jashtëzakonisht i zemëruar" që ekipi ...
Foto ilustruese SHBA- Konsumi i drogave dhe substancave ilegale, sipas OKB, është në rritje në mbarë botën. Zyra e OKB-s...
Gjenerali bolivian Juan Jose Zuniga arrestohet pas një tentim grusht shteti në La Paz, Bolivi, 26 qershor. BOLIVIA- Forcat e Armatosura të B...
Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke u larguar nga ceremonia e nënshkrimit të marërveshjes dypalëshe ...
kryengritja ne bolivi BOLIVI- Presidenti bolivian, Luis Arce, hodhi poshtë një tentativë për grusht shteti të mërkurën, ...
trump, biden SHBA- Përballja në Atlanta mes Joe Biden dhe Donald Trump të enjten në mbrëmje ka një shans t&eum...
Foto ilustruese IZRAEL- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha se është arritur “progres domethënës” për t&rs...
fo BOLIVI- Presidenti i Bolivisë Luis Arce ka denoncuar mobilizimin e parregullt të njësive të caktuara të ushtrisë boliviane...