POLITIKE

'Oligarkët po marrin tokat e shqiptarëve'/ Xhixho: Rama ka humbur legjitimitetin, të japë dorëheqjen

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Qershor 2026, 10:27

'Oligarkët po marrin tokat e shqiptarëve'/ Xhixho: Rama ka

Në një deklaratë për mediat, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, u shpreh se qytetarët shqiptarë po ngriten në këmbë për të mbrojtur të drejtën e tyre më themelore: pronën.

Ajo kritikoi ashpër qeverinë e Edi Ramës, duke theksuar se politika e tij privilegjon klientët dhe oligarkët mbi interesin e qytetarëve, duke grabitur toka dhe pasuri natyrore.

Postimi

Prej 11 ditësh me radhë, në Tiranë, në mbarë Shqipërinë dhe kudo në botë, qytetarë janë ngritur për të mbrojtur një të drejtë themelore: pronën. Çdo ditë që kalon, protestat bëhen më të mëdha dhe mesazhi më i qartë: toka e të parëve të shqiptarëve nuk është plaçkë për t’u ndarë mes oligarkëve, klientëve të pushtetit dhe kompanive offshore.

Kjo është një revoltë qytetare kundër grabitjes së pronës, kundër abuzimit me pasuritë kombëtare dhe kundër një qeverisjeje që ka vendosur interesat e një grushti njerëzish mbi interesat e shumicës së shqiptarëve.

Zvërneci, Sazani dhe Narta janë kthyer në simbolin e një qeverisjeje që nuk mbron interesin publik, por grabit pronat, shkatërron pasuritë natyrore dhe e trajton Shqipërinë si mall për shitje.

Dy vjet më parë kundërshtova me forcë ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura dhe paralajmërova se ato do t’i hapnin rrugë betonizimit të pasurive natyrore të vendit.

Bashkë me kolegët e opozitës përdorëm çdo mjet ligjor për ta ndalur këtë projekt, por u përballëm me arrogancën e kartonave të Edi Ramës.
U bëmë pjesë e protestave para Kuvendit, e dëgjesave me shoqërinë civile, e padive në Gjykatën Kushtetuese.
Kërkuam konsultim me banorët, ekspertët dhe partnerët europianë, por qeveria zgjodhi të dëgjonte vetëm interesat e klientëve të saj.

Pakënaqësia që i ka nxjerrë qytetarët në rrugë shkon përtej çështjes së pronës. Ajo buron nga 13 vite keqqeverisje, nga pensionet që nuk mjaftojnë për të përballuar jetesën, nga një sistem shëndetësor që nuk u garanton qytetarëve shërbimin që meritojnë dhe nga një arsim që po humbet çdo vit nxënës e studentë. Buron nga korrupsioni, padrejtësia dhe mungesa e shpresës.

Mbi të gjitha, buron nga emigracioni masiv që ka zbrazur qytete e fshatra të tëra. Kanë ikur sepse nuk kanë gjetur mundësi, siguri dhe perspektivë në Shqipërinë e Edi Ramës.

Ndaj ky Kuvend sot ka një detyrë: të dëgjojë thirrjet e qytetarëve, të shfuqizojë me procedurë të përshpejtuar ligje që nga Ligji i Investitorëve Strategjikë, gjithashtu të shfuqizojë ndryshimet e vitit 2024 të ligjit për zonat e mbrojtura, të ligjit të trashëgimisë etj.

Pas 13 vitesh në pushtet, Edi Rama mban përgjegjësi për rezultatet e qeverisjes së tij. Mesazhi që vjen nga qytetarët është i qartë: Shqipëria nuk mund të vazhdojë të qeveriset në interes të një grushti njerëzish, ndërsa shumica përballet me mungesë perspektive dhe pasiguri për të ardhmen.

Shqipëria ka nevojë për një drejtim të ri, që respekton pronën, mbron pasuritë kombëtare dhe vendos interesin e qytetarëve në qendër të çdo vendimmarrjeje. Kjo është kërkesa që po dëgjohet sot në rrugët e vendit.

Edi Rama nuk përfaqëson dhe nuk ka më legjitimitet, ndaj e vetmja zgjidhje është dorëheqja dhe hapja e rrugës për një qeveri teknike, si vullnet i qytetarëve për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Protesta riktheu shpresën dhe tregoi që vendi është në duar të sigurta.
Sovrani doli në shesh dhe kjo qeveri duhet të dëgjojë dhe të largohet për t’i hapur rrugën ndryshimit të pakthyeshëm për një Shqipëri të re.

Shqipëria është e shqiptarëve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan