Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka dhënë një deklaratë për mediat nga selia blu lidhur me opinionin e Venecias për mandatin e deputetes, Olta Xhaçka. Bylykbashi shkruan se Komisioni i Venecias konstaton në paragrafin 13 se Kuvendi është i detyruar ta çojë çështjen e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatë, por se deri më sot Kuvendi ende nuk i ka zbatuar dy vendimet detyruese të Gjykatës.
"Në rastin specifik, Komisioni i Venecias thekson se Gjykata ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet nga një votim apo nga vullneti i një shumice parlamentare. Me fjalë të tjera, pavarësisht vullnetit negativ të shprehur me votë nga shumica socialiste, Kuvendi duhet të zbatojë urdhërimin e Gjykatës dhe ta dërgojë çështjen e deputetes Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese.", tha Bylykbashi ndër të tjera.
DEKLARATË PËR MEDIA N/KRYETARI I PD, OERD BYLYKBASHI
Komisioni i Venecias sot foli qartë e me zë të lartë: vendimet e Gjykatës Kushtetuese që detyrojnë Kuvendin e Shqipërisë të dërgojë rastin Xhaçka për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të vihen në pikëpyetje, zvarriten, minohen, pengohen apo bllokohen nga Kuvendi me votën e mazhorancës.
Komisioni i Venecias thekson se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në tërësi apo edhe në rastin konkret, në lidhje me konfliktin e interesit dhe heqjen e mandatit të deputetes Xhaçka, është i detyrueshëm për Kuvendin si organ, për mazhorancën politike në Kuvend dhe për çdo deputet individualisht.
Komisioni i Venecias konstaton në paragrafin 13 se Kuvendi është i detyruar ta çojë çështjen e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatë, por se deri më sot Kuvendi ende nuk i ka zbatuar dy vendimet detyruese të Gjykatës.
Komisioni i Venecias rrëzon përpjekjen e Edi Ramës dhe shumicës socialiste për t’u fshehur pas parimit kushtetues të ndalimit të mandatit detyrues apo ndryshe mandatit të lirë të deputetit. Komisioni i Venecias thekson se ky parim do të thotë se deputeti është deputet i Republikës, përfaqësues i popullit dhe është i lirë në qëndrimet dhe votën e tij nga vullneti i partisë që e ka kandiduar, përfaqëson apo edhe i elektoratit që e ka votuar.
Por ky parim nuk zbatohet ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sepse detyrimi për Kuvendin dhe çdo deputet që të zbatojë Kushtetutën, ligjin dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk përbën çështje vullneti të lirë, por zbatim të Kushtetutës. Ky detyrim buron nga parimet e kushtetutshmërisë, shtetit të së drejtës dhe lojalitetit kushtetues mes organeve kushtetuese.
Komisioni i Venecias, në paragrafin 22, thekson se Kuvendi nuk mund t’i referohet parimit të ndarjes së pushteteve si justifikim për të mos zbatuar vendimet detyruese të Gjykatës Kushtetuese.
Në rastin specifik, Komisioni i Venecias thekson se Gjykata ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet nga një votim apo nga vullneti i një shumice parlamentare. Me fjalë të tjera, pavarësisht vullnetit negativ të shprehur me votë nga shumica socialiste, Kuvendi duhet të zbatojë urdhërimin e Gjykatës dhe ta dërgojë çështjen e deputetes Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese.
Në vitin 2014 u desh një marrëveshje politike me mbështetjen e Parlamentit Europian dhe dhjetë vjet më vonë, në vitin 2024, u desh një ndërhyrje e Komisionit të Venecias për të detyruar Edi Ramën që të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kjo, sepse Edi Rama është dhunues recidivist i Kushtetutës dhe ligjit.
Partia Demokratike e konsideron opinionin e Komisionit të Venecias, ashtu siç pritej nga kushdo me një arsye të shëndoshë politike dhe juridike, një goditje të fortë për përpjekjet e Edi Ramës për të bllokuar zbatimin e Kushtetutës dhe thekson se çdo veprim i Kuvendit dhe kryetares së tij, në kundërshtim me këto vendime të Gjykatës dhe interpretimin e Komisionit të Venecias, përbën demonstrim të qartë të vullnetit konstant për injorimin, anashkalimin apo shkeljen e Kushtetutës nga Edi Rama, qeveria dhe mazhoranca socialiste e udhëhequr prej tij. Gjithashtu, përbën edhe vepër penale.
Kuvendi duhet ta dërgojë rastin Xhaçka menjëherë e pa vonesë tjetër në Gjykatën Kushtetuese.
gazment bardhi, elisa spiropali TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka komentuar reagimin e kryetares së Kuvend...
elisa spiropali TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias pë...
TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku thotë se Shtetet e Bashkuara themel...
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se funksionalizimi i monitorimit elektronik, do të luftojë ...
KOSOVA- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë të martën se beteja e vazhdueshme e autoriteteve të ...
TIRANA- Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka dalë në një deklatarë për mediat sot pas publikimit t&eu...
TIRANË- Komisioni i Venecias ka publikuar opinionin për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka. Në raportin e siguruar nga Pir...
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në rrjetet sociale pas zbardhjes së opinionit t&e...
KOSOVA- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se në Kosovë ka “aktorë të huaj keqdash&e...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot se ambicia e qeverisë është që në të ardhmen e afërt në vend të prodhohen l...