POLITIKE

Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe, të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri

M.B. Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2024, 13:30

Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe, të

KOSOVA- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë të martën se beteja e vazhdueshme e autoriteteve të Kosovës për shtirje të sovranitetit në pjesën veriore të vendit, ka demaskuar aspiratat e Serbisë për territorin e Kosovës, dhe që pjesëtarë të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, kanë qenë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri.

Sveçla nuk ka përmendur ndonjë emër në mënyrë specifike dhe deri më tani autoritetet e drejtësisë nuk kanë ngritur ndonjë aktakuzë ndaj zyrtarëve të lartë të Listës Serbe, ndonëse disa janë ftuar për intervistim për pjesëmarrje në protesta. Ai ka thënë se mungesa e shtrirjes së plotë të institucioneve vendore në pjesën veriore në të kaluarën, ka mundësuar terren plotësisht të lirë për grupet kriminale dhe çdolloj aktiviteti ilegal.

Ministri Sveçla i ka bërë këto deklarata pas prezantimit të një raporti të Institutit për Siguri dhe Reziliencë – PREVENT, për sigurinë në veri, pas sulmeve në Banjskë të Zveçanit vitin e kaluar, dhe atë në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok në nëntor të këtij viti. Kosova fajëson Serbinë për këto sulme që i konsideron terroriste, ndërsa Beogradi mohon gjithçka.

“Nuk mund të thotë Lista Serbe se nuk ka qenë e përfshirë në sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, kur asistentë, shoferë, truproje, zyrtarë të Listës Serbe, kanë qenë pjesë aktive e sulmit, janë identifikuar dhe tash një pjesë e tyre janë në arrati”.

Në maj të vitit 2023, protestuesit serbë në Zveçan janë përleshur me pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, duke lënë të plagosur mbi 90 paqeruajtës të misionit, disa të plagosur rëndë. Sipas ministrit Sveçla, integrimi i strukturave paralele serbe në institucionet e Kosovës, sipas marrëveshjes së Brukselit, ka mundësuar instalim të strukturave që i kanë raportuar Serbisë dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Kjo faktohet jo vetëm me dorëheqjen e orkestruar të pjesëtarëve serbë nga Policia e Kosovës dy vjet më parë, të cilët me uniformë policore, me pagë të Policisë së Kosovës, dhe me armë zyrtarë të policisë u kanë shërbyer politikave destabiluzuese të Serbisë”.

Ai u është referuar dorëheqjeve kolektive të pjesëtarëve serbë nga institucionet e Kosovës, në nëntor të vitit 2022, si shenjë pakënaqësie me vendimet e Qeverisë së Kosovës në veri. Lista Serbe, në mes të vitit 2022, pati konfirmuar se zyrtarë të saj të lartë, duke përfshirë edhe kryetarin e atëhershëm, Goran Rakiq, kanë qenë në listën e të dyshuarve për "rrëzimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës".

Atëbotë pati reaguar edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, duke deklaruar se për këtë ka njoftuar Bashkimin Evropian, që ndërmjetëson dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Zyrtarë të lartë të Listës Serbe zakonisht kanë mbështetur të gjitha protestat ose barrikadat e serbëve në veri të Kosovës, të cilat kishin për qëllim kundërshtimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës ose zbatimin e tyre në terren. Sveçla ka thënë se po punohet vazhdimisht në rritjen e efikasitetit të Policisë në reagim, pasi sfidat në veri janë të mëdha.

“Ne asnjëherë nuk do të themi se ja kemi dalë, se nuk do të ketë sulme të reja, për aq kohe sa kemi përpara një Serbi jodemokratike, kemi një Serbi paramilitare, e qeverinë e saj fashiste”.

Lista Serbe - parti që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar - ka konfirmuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. Autoritetet e Kosovës kanë ndërmarrë një mori veprimesh këtë vit në veri, përfshirë ndalimin e dinarit serb për kryerje të pagesave të para të gatshme dhe mbylljen e disa institucioneve paralele serbe, për siç kanë thënë, shtirje të sovranitetit. Disa prej tyre janë kritikuar nga faktori ndërkombëtar, duke u konsideruar si të njëanshme dhe i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës koordinim më të mirë./ REL

kosova

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan