POLITIKE

Opozita kërkon interpelancë urgjente me Ramën/ Bardhi: Të japë llogari për pesë kërkesat e protestuesve

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Qershor 2026, 17:45
Opozita kërkon interpelancë urgjente me Ramën/ Bardhi: Të

 Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar llogari në Kuvend mbi masat që qeveria ka ndërmarrë përballë protestave masive që po zhvillohen në kryeqytet.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, thekson se kjo nismë vjen si përgjigje ndaj shqetësimeve të qytetarëve për keqqeverisjen, korrupsionin dhe mungesën e transparencës, duke u fokusuar specifikisht në 5 kërkesat e protestuesve.

Njoftimi:

“Sikurse jeni në dijeni prej datës 31 Maj 2026 e në vijim, në Shqipëri, qytetarë të paanagazhur politikisht, kanë thirrur protesta masive, që morën shkak nga mungesa e plotë e transparencës mbi një projekt zhvillimi në një zonë të mbrojtur. Prej ditësh tashmë masivisht qytetarët marrin pjesë dhe mbështesin këtë protestë paqësore, duke ngritur shqetësime që lidhen kryesisht me keqqeverisjen, abuzimin me pushtetin, mungesën e transparencës në projekte të caktuara, korrupsionin, apo mungesën e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ndër të tjera, qytetarët kanë paraqitur disa kërkesa që kërkojnë adresim të menjëhershëm, sepse janë të bazuara. Konkretisht, qytetarët kanë paraqitur 5 kërkesa, që përfshijnë:
1.Dorëheqjen e Qeverisë;
2.Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike;
3. Shfuqizimin e kuadrit ligjor për Paketën e Maleve;
4. Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;
5.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Është evident fakti që zëri i qytetarëve është dëgjuar nga isntitucionet europiane, ku së fundmi në seancën plenare të Parlamentit Europian, shumë eurodeputetë kanë diskutuar mbi zhvillimet në Shqipëri nisur nga protesta masive e qytetarëve. Vetë Parlamenti Europian, në datën 17 Qershor 2026, ka miratuar Rezolutën P10_TA(2026)0217 “Mbi raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025”. Ndër të tjera, në këtë Rezolutë, parashikohet se Parlamenti Europian:

Shpreh keqardhje të thellë për faktin se Ligji i Shqipërisë për Investimet Strategjike i vitit 2015 është zgjatur, duke pasur parasysh se dispozitat e tij mundësojnë procedura të përshpejtuara të dhënies së lejeve dhe reduktim të kontrollit mjedisor, gjë që rrezikon të ketë ndikime negative mbi zonat e mbrojtura dhe zona të tjera me ndjeshmëri të lartë mjedisore. Kërkon shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat lejojnë zhvillimin e infrastrukturës turistike në shkallë të gjerë brenda zonave të mbrojtura dhe transferojnë kompetenca kyçe të qeverisjes dhe vendimmarrjes te Këshilli Kombëtar i Territorit, duke dobësuar kështu mbikëqyrjen mjedisore.

Thekson se Komisioni Evropian e ka paralajmëruar Shqipërinë kundër veprimeve që mund të ndikojnë negativisht në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në kushtet e protestave të vazhdueshme kombëtare lidhur me një projekt zhvillimi luksoz në shkallë të gjerë, i cili kërcënon një zonë të mbrojtur natyrore ku jetojnë flamingot, fokat dhe ku ndodhen vende folezimi të breshkave. Mbështet kritikat e Komisionit në këtë drejtim dhe kujton se përafrimi me legjislacionin mjedisor të Bashkimit Evropian, përfshirë Direktivën për Shpendët dhe Direktivën për Habitatet, është një kusht paraprak për anëtarësimin në BE.

Shpreh shqetësim serioz se zhvillimet në vazhdim brenda zonës së mbrojtur Vjosë–Nartë tregojnë pasojat konkrete të këtyre ndryshimeve ligjore dhe rreziqet që ato sjellin për zonat me vlera të njohura ekologjike. Ndjek nga afër protestat masive dhe paqësore që po zhvillohen në këtë kuadër. I bën thirrje autoriteteve shqiptare që të vendosin menjëherë një moratorium për të gjitha procedurat e reja të lejeve, punimet ndërtimore dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, derisa dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura të jenë shfuqizuar, në përputhje me kërkesat e kahershme të Komisionit dhe Parlamentit Evropian dhe në linjë me standardet përmbyllëse të Kapitullit 27, si dhe derisa të garantohet përputhshmëria e plotë me standardet e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e natyrës. Nënvizon se çdo projekt në këtë zonë duhet t’i nënshtrohet vlerësimeve të plota të ndikimit në mjedis, në përputhje të plotë me standardet e BE-së, duke përfshirë një proces transparent konsultimi publik me komunitetet lokale, shkencëtarët dhe shoqërinë civile.

Në këto kushte, me qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me shqetësimet sa më lart, në kushtet kur kërkesat e qytetarëve shqiptarë që protestojnë janë gjetur të drejta edhe nga vetë Parlamenti Europian, në mbështetje të nenit 80, pika 1, të Kushtetutës dhe nenit 97, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama, në seancën plenarë më të parë, për të informuar Kuvendit mbi masat që ka marrë Këshilli i Ministrave për adresimin e shqetësimeve të evidentuara në Rezolutën e Parlamentit Europian për 3 pikat më sipër, që rezultojnë të jenë gjithashtu kërkesa të qytetarëve që prej rreth 3 javë protesojnë në mënyrë paqësore”, thuhet në njoftim.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan