POLITIKE

"Pa Ballukun në burg, s’ka BE"/ Saraçi: Integrimi kërkon llogari për korrupsionin dhe pastrimin e parave

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Maj 2026, 18:42
"Pa Ballukun në burg, s’ka BE"/ Saraçi: Integrimi

Saraçi: BE tha se pa arrestuar Ballikun s’ka integrim. Pastrimi i parave, korrupsioni, problem, qytetarët të ngrenë stekën e reagimit…..

Gazetari Romir Saraçi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare gjatë emisionit “Task Force” në Syri TV, në një debat me moderatoren Sonila Meço, duke komentuar raportin më të fundit të Bashkimit Europian për Shqipërinë.

Sipas Saraçit, raporti është “pasqyra reale” e gjendjes së vendit dhe dëshmi se Brukseli ka evidentuar qartë problemet me korrupsionin, zgjedhjet dhe pastrimin e parave.

Në deklaratën e tij, Saraçi theksoi se Bashkimi Europian nuk po i mbyll më sytë përballë aferave në Shqipëri dhe se raporti përmban sinjale të drejtpërdrejta për përgjegjësi politike e penale. Ai përmendi konkretisht emrin e Belinda Balluku, duke deklaruar se mesazhi i BE-së është i qartë: pa ndëshkimin e korrupsionit dhe pa standarde reale demokratike, integrimi europian mbetet i pamundur.

Saraçi: Fatmirësisht Bashkimi Europian po kthen sytë edhe nga vendet e Ballkanit. Dhe ky është fakt që e thonë vetë liderët e Bashkimit Europian, nuk është as për meritë të Edi Ramës, as për meritë të opozitës... Kështu që... dhe ky është lajm shumë i mirë për shqiptarët që në këtë oazin 28 mijë kilometra katrorë, ku Edi Rama bënte çfarë t'i donte qejfi, Shqipëria ishte pronë e vet. Dhe nuk i interesonte siç e ka sakrifikuar Bashkimin Europian dhe integrimin për shkak të 1001 gjërave që kanë ndodhur këtu. Kurse, lajmi i keq është fakti që Bashkimi Europian i ka sytë hapur dhe na ka evidentuar 1001 arsye përse ne nuk mund të futemi në Bashkimin Europian. Nuk ka ndodhur, e ka shumë të druajtur gjuhën diplomatike Bashkimi Europian dhe kancelaritë europiane për sa i përket të marrurit me raste konkrete. Kurse në këtë raport ne shohim drejtpërsëdrejti që Bashkimi Europian kërkon arrestimin e Belinda Ballukut.

Në momentin që thotë, shpreh keqardhje për mosheqjen e imunitetit për vendimin e marrë, atëherë e kundërta e kësaj është heqja e imunitetit dhe hapja e rrugës së arrestimit. Pra de facto, Bashkimi Europian ka thënë që pa Belinda Ballukun në burg apo si motrat e Belinda Ballukut, ju nuk keni vend në Bashkimin Europian.

Meço: Patjetër, kushtëzon në këtë formë.

Saraçi: Pra, kjo është një. E dyta, Bashkimi Europian na ka thënë që ne sot në Shqipëri nuk bëjmë dot zgjedhje dhe nuk kemi bërë zgjedhje, qoftë për legjislacionin, qoftë për 1001 arsye që janë renditur aty, administrata, patronazhistët e të tjera me radhë.

Bashkimi Europian ne na ka treguar, sepse raporti është goxha i gjerë, për pastrimin e parave ishte goxha voluminoz kapitulli për detyrat për pastrimin e parave dhe për atë çfarë ndodh në Shqipëri, sepse është një shqetësim që ne e kemi eksportuar edhe në vendet e Europës. E sa e sa probleme të tjera në raport. Pra, na ka nxjerrë një listë të gjatë kushtesh duke na treguar që ne kemi dëshirën që t'ju bëjmë pjesë të Bashkimit Europian, por ju nuk jeni gati dhe nuk keni arritur të realizoni.

Meço: Po si arrin ky presion të përkthehet efektivisht, konkretisht në Shqipëri? Si arrin?

Saraçi: Kjo në Shqipëri nuk ka për t'u përkthyer asnjëherë. Zero, asnjëherë. Në qoftë se jo nga opozita, sepse opozita normal e ka bërë edhe sot që kemi këtë raport, kanë reflektuar, i kanë dy-tre meritat. Por ajo çfarë duhet të ndodhë në Shqipëri është që shqiptarët të kuptojnë tani, shqiptarët të kuptojnë, që kjo situata pak zi, që thuhet nga gazetarët kritikë, nga mediat kritike, nga opozita apo nga disa kancelari ndërkombëtare, nuk është shpikje e tyre se kanë inat Edi Ramën. Por jua thotë Bashkimi Europian, që si socialistë dhe demokratë e duan, sot Bashkimi Europian ju thotë: keni një, dy, tre, pesë... Keni 50 Belinda, keni 50 koncesione, keni keqpërdorime.

Dhe tani, qytetarët shqiptarë me këtë raport duhet ta marrin e ta shohin si pasqyrën e tyre, pavarësisht ngjyrimeve politike të djathtë, të majtë, blu apo rozë, dhe të ngrenë stekën e tyre të kërkesës së llogarisë për të detyruar si mazhorancën dhe opozitën.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan