“Të ndalim deputetët të hyjnë në Kuvend”, thirrja e qytetarit në revoltën anti-Rama
“Të ndalojmë deputetët të hyjnë në Kuvend”. Kjo është thirrja që një qytetar bëri nga podiumi...
“Të ndalojmë deputetët të hyjnë në Kuvend”. Kjo është thirrja që një qytetar bëri nga podiumi...
Mbahet sot protesta e 32-të masive, ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministri...
Ka nisur këtë të mërkurë protesta e 32-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët...
Një rezidencë luksoze buzë ujit në Miami Beach, në rrugën ekskluzive Flamingo Drive, duket si vendi më pak i mundshëm p&...
Delegacioni i deputetëve të grupit të Gjelbërt/Aleanca e Lirë Evropiane (Green/EFA) në Parlamentin Europian përfundoi të...
WhatsApp do të lançojë një funksion që do t’u lejojë përdoruesve të përdorin aplikacionin pa zbuluar numr...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se raporti i miratuar nga Partia Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë e pë...
Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Europian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes në Düsseldorf, deklaroi se pr...
Amerikanët do ta ndajnë ndeshjen në katër pjesë nga 25 minuta, vetëm që të fusin reklama, kishte deklaruar legjenda e ...
Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në vitin 2026. Instituti i Vjenës ka ulur parashikimin për rritjen e Shqipërisë n...
I ftuar në edicionin informativ të lajmeve, analisti Enton Abilekaj u shpreh se Shqipëria ndodhet përballë kapjes së plotë të shtetit, ku blerja e votave, nënshtrimi i sistemit të drejtësisë dhe pandëshkueshmëria e pushtetit kanë shkatërruar garancitë e demokracisë dhe të zgjedhjeve të lira.
Duke iu referuar rastit të Elbasanit, ai deklaroi se trefishimi i numrit të përfituesve të ndihmës ekonomike para zgjedhjeve, me urdhër partie, përbën një shembull të përdorimit të parave publike për blerje votash, ndërsa akuzoi SPAK-un, policinë dhe gjykatat se nuk po godasin korrupsionin zgjedhor dhe po i japin pushtetit një mesazh të qartë pandëshkueshmërie. Abilekaj e cilësoi Shqipërinë një "parti-shtet", duke deklaruar se institucionet janë kapur dhe se qytetarëve nuk u ka mbetur më asnjë derë ku të kërkojnë drejtësi. Sipas tij, protesta është rruga e vetme përballë një autokracie që mbështetet te frika dhe jo te vota.
Pjesë nga deklarata:
Vepër penale. Unë nuk i shoh patronazhistët si vepër penale. Por ato që sjellin patronazhistët janë vepra penale. Në qoftë se drejtoresha e ndihmës ekonomike në Elbasan thotë se, para zgjedhjeve, me urdhër të partisë u trefishua numri i atyre që marrin ndihmë ekonomike, do të thotë se ato vota, të njerëzve që kanë marrë ndihmë ekonomike, janë blerë. Janë blerë votat me paratë tona, për një parti. Kjo është me vlerë për SPAK-un? Dhe nëse vlen për SPAK-un, a vlen për gjykatat, apo ato nuk e shohin? Dhe nëse vlen, a vlen për policinë që të veprojë? Këtu jemi të kapur.
Këta sot na thanë, me atë seancë parlamentare dhe me këtë vendim që u mor sot, se jemi të kapur, nuk kemi ku të shkojmë. Dhe jo më kot, Damjani, që quhej autori i tërmetit të madh të famshëm të Dibrës, të Peshkopisë, organizonte edhe talljet. Me çdo pyetje të opozitës, jo më kot Balla sillej si shef kuadri i kohës së Enverit. Sepse këta na kanë kapur ne, bashkë me SPAK-un, bashkë me policinë dhe bashkë me gjykatat e posaçme. Dhe nuk ka asnjë vlerë ajo që thotë Prokurori i Përgjithshëm e të tjera, se do të bëjë një strukturë të re permanente. E çfarë strukture permanente, kur ti nuk ke asnjë variant, asnjë mundësi të dënosh korrupsionin zgjedhor, shkeljen e ligjit gjatë zgjedhjeve dhe gjatë fushatave elektorale?
Çfarë do të thotë t'u japësh këtë mesazh, që ne nuk i bëjmë dot gjë, po t'i vjedhë votat PS-ja? Kjo do të thotë se ne duhet të dorëzohemi para një partie-shtet, e cila na ka kapur prej fyti dhe nuk na lëshon më. Protestat nuk i kanë bërë ata të reflektojnë, por ata duhet të detyrohen të reflektojnë nga protesta. Kjo parti-shtet nuk largohet me thirrje për dorëheqje. Sepse, ndaj thirrjeve për dorëheqje, reagon siç reagoi dje para Parlamentit: të rreh, të dhunon. Siç reagoi në Zvërnec, ku Edi Rama i fshehu duart, bëri të pafajshmin, ndërsa dje tregoi se është ai autori, ai urdhëruesi i çdo dhune që ushtrohet. Atë që bëri policia private e klientëve të tij, ai e bëri drejtpërdrejt me policinë e patronazhistëve të tij. Sepse ky është mentaliteti i një kaste sunduese, që si bazë ka frikën dhe jo votën. Si bazë ka dhunën ndaj qytetarëve, jo barazinë, jo dhënien e të drejtave.
Dhe, në këto kushte ku jemi ne, nuk ka më asnjë derë ku të trokasësh, sepse lajmet që morëm sot ishin pikërisht këto: nuk ka asnjë institucion dhe asnjë derë ku mund të trokasim përballë një autokrati, i cili ka kapur çdo gjë. Dhe bëhet gjithmonë e më i dhunshëm. Sa më shumë protesta e diskrediton, aq më shumë ai përdor mjetet e represionit.
Kështu që nuk ka më asgjë për të thënë. Jemi peng dhe çdo pengmarrje çlirohet vetëm me mjete që nuk kanë lidhje me votën. Me mjete ku protestat janë gjithmonë e më të përshkallëzuara për ta destabilizuar këtë autokraci që ka kapur gjithçka, këtë pushtet absolut.
Presioni ndërkombëtar duhet të ishte i mirëpritur, por a ka presion ndërkombëtar, kjo është çështja. Sepse ne shikojmë mediat ndërkombëtare që akuzojnë shtetet e tyre se po e shohin situatën nga larg. Madje, do të shikoni edhe ato dosjet e Serbisë: ndërkohë që protestat në Serbi intensifikoheshin, disa qeveri perëndimore negocionin me Vuçiçin për t'i marrë atij sa më shumë litium, për interesa, blerje armësh e të tjera. Pra, për ta mbështetur kundër popullit.
Komisioni Europian del me deklarata dhe thotë se ka besim te Rama që do t'i respektojë të gjitha konventat ndërkombëtare të mjedisit. Ndërkohë, Parlamenti Europian miraton një rezolutë që kërkon të abrogohet ndryshimi i ligjit për zonat e mbrojtura. Ndërsa PPE-ja, Partia Popullore Europiane, thotë se në Shqipëri nuk ka zgjedhje dhe, me rezolutën që miraton, ka rrëzuar gjithë kapitullin e të drejtave themelore për integrimin në Bashkimin Europian. Që të mos i marrim një nga një, por t'i marrim të gjitha bashkë.
Ndërkohë, vetë kryetari i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri deklaroi se, në qoftë se nuk hiqet, pra nuk dekriminalizohet shpifja në Shqipëri, nuk do të ketë integrim, nuk do të miratohen kapitujt e të drejtave themelore. Por kapitujt u miratuan. Dhe kryetarin e Delegacionit këtu, zotin Gonzato, e nxorën blof, e nxorën huq. E nxorën askush. Ashtu siç del PPE-ja askush, ashtu siç del Parlamenti Europian askush.
Kush është fytyra e vërtetë e BE-së këtu? Është Macroni, është Gonzato, është Parlamenti Europian, është PPE-ja? Kush është fytyra e vërtetë e Bashkimit Europian? Bashkimi Europian na vjen këtu me disa fytyra, në varësi të interesave që kanë njerëz të ndryshëm dhe shtete të ndryshme. Na vjen këtu me disa fytyra dhe ne nuk mund ta dimë se ku është mbështetja ndërkombëtare: te protesta apo te Rama.
Në qoftë se do të kishim një qëndrim parimor nga qeveritë e vendeve perëndimore, në qoftë se do të kishim një qëndrim të unifikuar në mbështetje të atyre vlerave universale, të cilat ne kemi besuar se Perëndimi i përfaqëson dhe prandaj duam të jemi pjesë e tij, ne nuk do ta kishim sot Edi Ramën kryeministër.
"Kënga e fundit e flamingos", ose përktheje si "kënga e fundit e mjellmës". Pra, ky revolucioni i flamingove, që në fakt duhet të jetë revolucioni kundër autokracisë. Dhe kështu është praktikisht, sepse njerëzit që dalin aty kanë secili nga një argument të ndryshëm kundër autokracisë së korrupsionit, kundër diktaturës së korrupsionit që Edi Rama e ka ngritur.
Nuk mund të përballemi më në mënyrë paqësore me këtë qeveri. Sepse kjo qeveri nuk jep dorëheqjen; duhet detyruar ta japë dorëheqjen.
Kështu që mendoj se kjo është beteja që i ka mbetur protestës për ta bërë. I ka mbetur të gjithë qytetarëve të angazhuar, qofshin ose jo në protestë, të bashkohen fizikisht në protestë, të bashkohen publikisht, të bashkojnë fjalën, të bashkojnë zërin, të bashkojnë trupin, për ta shpëtuar vendin, sepse këtu nuk ka zgjidhje tjetër.
Çfarë do të ndodhte nëse protesta do të shuhej nesër ose nuk do ta realizonte qëllimin dhe do të vinin zgjedhjet e ardhshme? Në zgjedhjet e ardhshme do të kishim një rezultat shumë më të mirë për mazhorancën, duke përdorur të gjitha ato mjete për të cilat raporton OSBE/ODIHR-i dhe që rezoluta e PPE-së i përmend fare mirë.
Do të legjitimohej një mazhorancë e korruptuar dhe antipopullore, e cila përsëri do t'i fitonte zgjedhjet. Përsëri do të dekurajonte çdo lloj proteste, çdo lloj zemërimi dhe çdo lloj kundërshtimi.
Një libër i dorëzuar simbolikisht në SPAK është kthyer në qendër të debatit politik, pasi grupi i protestuesve q&eu...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, reagoi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në Gjermani, ku ai tha se “ëndrra...
Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus ka denoncuar deputetin Erion Braçe se ka kërcënuar aktivistët me mesazhe në rrjetet sociale. A...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se raporti i miratuar nga Partia Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë e pë...
Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Europian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes në Düsseldorf, deklaroi se pr...
Në Komisionin për Reformën Zgjedhore ku për krimet zgjedhore po raportonte kreu i SPAK, Klodian Braho ka pasur edhe momente tensioni mes s...
Aktivisti Andi Tepela, nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), ku dorëzuan librin “Albanian Files” si një provë p&eu...
Vizita e kryeministrit Edi Rama në Dyseldorf pritet të shoqërohet me një tubim protestues të organizuar nga shqiptarë që je...
Një protestë e paralajmëruar para Kuvendit të Shqipërisë ka marrë një kthesë të papritur, pasi dëshmit&...
Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian mund të përballet me një bllokim të papritur, dhe shkaku kryesor nuk është...