Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përshëndeti raportin dhe rezolutën e miratuar nga PPE për situatën në Shqipëri. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se ky raport është pasqyrë e realitet në Shqipëri ku theksohet se vendi është kapur nga droga dhe organizatat kriminale.
"Raporti është një pasqyrë e veçantë, besnike si asnjëherë më parë në historinë e vendit e Shqipërisë, regjimit të Edi Ramës, regjimit që ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale, regjimit që ka përqendruar të gjitha pushtetet në një dorë, që kontrollon mediat dhe drejtësinë, regjimit të bazuar në kapjen e shtetit, drogën, krimin dhe korrupsionin. Raporti ka një bosht, dhe mund t’u them se boshti i tij është kapja e shtetit" tha Berisha.
Berisha ka rënditur të gjitha problematikat që raporti dhe rezoluta e Parlamentit Europian kanë evidentuar në vendin tonë.
Shqipëria, sipas raportit, ka ndërtuar një rrjet patronazhistësh, sistemin e blerjes së votës, ka angazhuar grupet kriminale për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve. Ka zhdukur linjën ndarëse midis institucioneve të shtetit dhe strukturave partiake. Shqipëria pra është vendi në të cilin narkoeurot janë shndërruar në një faktor që po shkatërrojnë ekonominë shqiptare. Makineri gjigante e larjes së parave të krimit dhe të drogës. Vendi në të cilin zyrtarisht mbrohet korrupsioni. Raporti ndalet plotësisht në dosjen Balluku, në qëndrimet e Edi Ramës ndaj kësaj dosje që e implikojnë atë direkt, në sulmet që Edi Rama i bën prokurorisë dhe gjykatës për këtë dosje. Ndalet tek AKSHI, tek dora e zezë e tij në dosjen e AKSHI-t. Ndalet tek koncesionet dhe PPP-të. Tek prokurimet publike me klientelë.
Partitë Popullore Europiane e kanë dhënë dhe zgjidhjen për situatën politike në Shqipëri.
'Kurrë ndonjëherë një raport i tillë nuk është votuar në një organizatë kaq prestigjioze, kaq të rëndësishme siç është PPE. Raporti sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Mbështet PD-në në të gjitha përpjekjet e saj në kushtet më të vështira. Pra, kemi të bëjmë me një raport si asnjë tjetër më parë'
Lideri opozitës vuri në dukje se rezuluta e PPE mbështet protestën e qytetarëve në Tiranë dhe se partitë europiane u njohën me arsyet reale të protestës dhe jo ato që propagandon Edi Rama.
'Dua t’u them se rezoluta i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë. Dhe ne përdorëm mundësitë e krijuara për të hedhur poshtë propagandën armiqësore të Edi Ramës i cili, siç u informuam, ka shpërndarë me qindra dhe mijëra mesazhe në të gjithë elitën evropiane, në të cilat e paraqet lëvizjen e idealeve më fisnike të të rinjve shqiptarë, si një lëvizje të organizuar dhe të frymëzuar nga Garda Revolucionare famëzezë e Iranit në një përpjekje për ta damkosur ndërkombëtarisht këtë lëvizje. Sikundër informova se ka angazhuar kompani të huaja, ka angazhuar shuma të mëdha, një numër të madh, një armatë të tërë në betejën kundër algoritmit vetëm e vetëm që t’u marrë protestuesve algoritmin. Dhe se ai merret në kundërshtim me çdo ligj, me të dhënat e tyre personale," tha Beriszha.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
1 Korrik17:57
Eurodeputetët nuk morën garanci nga qeveria shqiptare për Zvërnecin
Delegacioni i deputetëve të grupit të Gjelbërt/Aleanca e Lirë Evropiane (Green/EFA) në Parlamentin Europian përfundoi të...
POLITIKE
1 Korrik17:56
'Na kanë kapur shtetin', Abilekaj: Revolta qytetare është përgjigjja ndaj regjimit të Ramës
I ftuar në edicionin informativ të lajmeve, analisti Enton Abilekaj u shpreh se Shqipëria ndodhet përballë kapjes së plotë t&...
POLITIKE
1 Korrik17:35
Rama reagon pasi protestuesit dorëzuan “Albanian Files” në SPAK
Një libër i dorëzuar simbolikisht në SPAK është kthyer në qendër të debatit politik, pasi grupi i protestuesve q&eu...
POLITIKE
1 Korrik16:20
“Rama ëndërron të luftojë korrupsionin në Gjermani”, Shehaj: Shqiptarët ëndërrojnë ta shohin atë para drejtësisë
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, reagoi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në Gjermani, ku ai tha se “ëndrra...
POLITIKE
1 Korrik15:29
Eurodeputetja gjermane nxjerr mesazhet e Erion Braçes ku kërcënon protestuesit
Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus ka denoncuar deputetin Erion Braçe se ka kërcënuar aktivistët me mesazhe në rrjetet sociale.
A...
POLITIKE
1 Korrik14:48
“Rama i implikuar te dosja ‘Balluku'”/ Berisha citon raportin e PPE: Shqipëria, shtet i kapur, një regjim ku zgjedhjet janë farsë elektorale
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se raporti i miratuar nga Partia Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë e pë...
POLITIKE
1 Korrik14:44
Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen prej 32 ditësh, Rama nga Gjermania e pranon se protestat janë kundër qeverisë: Mesazh i rëndësishëm për mua
Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Europian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes në Düsseldorf, deklaroi se pr...
POLITIKE
1 Korrik12:10
Përplasje në Komisionin e ‘Zgjedhores’, Manja fyen Ivi Kason: Qepe gojën, legen!
Në Komisionin për Reformën Zgjedhore ku për krimet zgjedhore po raportonte kreu i SPAK, Klodian Braho ka pasur edhe momente tensioni mes s...
POLITIKE
1 Korrik10:44
Aktivisti: Sulmet e kryeministrit? Po përdor metodat e Sigurimit, fyen mbi të gjitha qytetarët
Aktivisti Andi Tepela, nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), ku dorëzuan librin “Albanian Files” si një provë p&eu...
POLITIKE
1 Korrik09:54
Kryeministri Rama shkon në Dyseldorf, protestuesit i bëjnë “surprizë”
Vizita e kryeministrit Edi Rama në Dyseldorf pritet të shoqërohet me një tubim protestues të organizuar nga shqiptarë që je...