POLITIKE

Pakti për rininë/ Berisha: Në 100 ditë ne hedhim bazat që çdo i ri dhe e re të realizojë ëndrrën shqiptare në Shqipëri

E.D Përditësimi i fundit 9 Maj 2025, 21:12

Pakti për rininë/ Berisha: Në 100 ditë ne hedhim bazat

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin madhështor të përmbylljes së fushatës elektorale ka prezantuar paktin për rininë. Kreydemokrati theksoi se në 100 ditë PD hedh bazat që çdo i ri dhe e re të realizojë ëndrrën shqiptare në Shqipëri. Berisha gjithashtu tha se na ndan vetëm një ditë nga 11 Maji, ku e cilësoi si dita e vendimit më të rëndësishëm. Ndër të tjera Lideri i opozitës theksoi se shkollat do modernizohen dhe se asnjë fëmijë nuk do mbetet analfabet.

"Miqtë e mi, secili prej jush, qindra mijëra të tjera opozitare e opozitarë që nuk janë këtu sot, meritojnë një mirënjohje të pakufishme pasi ju me energjitë tuaja, me guximin tuaj, me entuziazmin tuaj, mbollët në një muaj rresht në të katër anët e Shqipërisë filizat e shpresës, dritën e fitores në zemrën dhe mendjen e të gjithë shqiptarëve. Ju arritët me përkushtimin tuaj, me fisnikërinë tuaj, me përulësinë tuaj, të fitoni zemrat dhe mendjen e qindra mijëra shqiptarëve. Ju bëtë të pabesueshmen, të besueshme, irealen, reale, ju mblidheni sot në prag të një fitoreje madhështore. Sot vetëm një ditë na ndan nga 11 Maji, dita e vendimit më të rëndësishëm që ne shqiptarët e të gjitha gjenerateve, kemi marrë dhe do marrim në jetën tonë.

Ditën e vendimit me të cilin ne na jepet shansi për të shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar sqiptarët, nga kjo diktaturë që e shkretëtoi atë, që e varfëroi atë, që e izoloi atë më shumë se çdo regjim tjetër në kohëra. Ndaj dhe sot, këtu para jush unë dua t’u bëj një thirrje qindra e mijëra burrave dhe grave fisnikë, flokëthinjurve që shkrinë jetën e tyre për Shqipërinë, bashkohuni me datën 11 Maj, votoni ndryshimin sepse vota juaj do të jetë para së gjithash votë për dinjitetin tuaj. Sepse vota juaj do të jetë gjithashtu votë për të ndëshkuar ata të pamëshirë që në mënyrën më çnjerëzore u përçmuan ju, u poshtëruan ju, u detyruan ju njerëz fisnikë të qani me lot të ftohta mjerimi.

Jo, më 11 Maj, ju votoni që brenda 100 ditëve, Shqipëria të mos ketë pension nën 200 euro. Edhe njëherë, 560 mijë burra dhe gra që sot kanë një pension nën 172 euro, brenda 100 ditëve do kenë pensionin 200 euro.
Të gjithë pensionistëve të tjerë, do u rritet pensioni 20 përqind. Dhe u garantoj se ky vrap nuk ndalet gjersa ju, burra dhe gra fisnikë të paguheni më mirë se të gjithë pensionistët e rajonit. Vendi juaj, me djersën tuaj, është më i pasuri në rajon dhe ju e meritoni atë. Të rinj dhe të reja, ju që votoni me datën 11 për herë të parë, keni një fat të bardhë. Po të gjithë ju të tjerët që shkoni me 11 Maj, vota juaj ka peshën e jetës tuaj, ka peshën e të ardhmes tuaj, ka peshën e ëndrrës tuaj të bukur.

Në 100 ditët ne hedhim bazat që çdo i ri dhe e re, të mendojë, të realizojë ëndrrën shqiptare në Shqipëri.
Zotimi ynë solemn është se do dyfishohen fondet për arsimin. Shkollat tuaja do modernizohen dhe se ju, se asnjë fëmijë nuk do mbetet analfabet. Se asnjë fëmijë nuk do mbetet pa shkollën e mesme. Asnjë mesatare nuk do ketë për ju në universitete. Shkollimi dhe punësimi juaj është zotimi ynë solemn.

Të dashur të rinj dhe të reja, mos harroni kurrë se me 11 Maj vota është edhe për dinjitetin tuaj. Ju jeni të rinj dinjitozë, ju e dëgjuat me veshët tuaj kur një njeri i shfazuar, kur një njeri i dezekuilibruar, u tha se për mandatin e katërt do u sigurojmë dy kile farë kungulli në një fyerje të madhe për të rinjtë dhe të rejat shqiptare. Qeveria e ardhshme do shpallë paktin për rininë. Qeveria e ardhshme do paktin Startup Albania. Çdo i ri do punësohet brenda vitit pas diplomimit në ndërmarrje private apo publike. Me fondin e Startup Albania çdo i ri do përfitojë 5 mijë euro grant. Çdo sipërmarrës që do u punësojë ju do ketë zbritje 70 përqind në taksa.

Ju një gjë mos e harroni, se beteja e jetës sonë është të sjellim kombin në rininë e tij. Ndaj dhe për talentet tuaja do ketë një fond të veçantë me të cilin do mbështeteni për të gjithë krijimtaritë tuaja, në art, në shkencë, në sport, në të gjitha fushat.  Sot, njeriu që u afroi ju 2 kg fare kungulli, u ofron ju një apartament për 108 vjet punë. U garantojmë se çdo çift i ri do ketë një çati. 30 mijë euro për të paguar interesat e kredisë. 70 euro për bebin e parë. 60 euro për bebin e dytë. Për të tretin, pagesa e qeverisë nga lindja gjer në 23 vjeç," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë