Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Brenda muajit dhjetor pritet që qeveria të kthejë shumat e tatimit të parapaguar nga bizneset e profesioneve të lira, numri i të cilëve është i shumtë. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Financave dhe Ekonomisë Petrit Malaj në konferencën e përbashkët për shtyp me misionin e FMN-së dhe Bankën e Shqipërisë
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Malaj deklaroi se brenda muajit dhjetor profesionistëve të lirë do t’u kthehen mbrapsht të gjitha detyrimet e paguar. Vendimi për kthimin e tatimit të parapaguar pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të qeverisë.
“Për çështjen e profesioneve të lira, Ministria e Financave ndoqi rrugën ligjore, duke iu drejtuar Gjykatën Kushtetuese për të interpretuar dhe për të na udhëzuar, se si duhet të vepronim për efektet që prodhoi ligji nga hyrja në fuqi deri në momentin e shfuqizimit. Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur për këtë gjë, duke lënë të nënkuptohej që efektet e prodhuara ishin legjitimi.
Nga ana e qeverisë ka vullnet për të kthyer fondet mbrapsht. Ministria e Financave i ka propozuar qeverisë kthimin mbrapsht të fondeve. Besoj se në mbledhjen e ardhshme të qeverisë do të kemi lajm të mirë për profesionet e lira.
Brenda muajit dhjetorit 2024 do të kthehen të gjitha shumat e marra nga profesionet e lira dhe do të fshihen të gjitha detyrimet e regjistruara përgjatë periudhës janar-korrik që ishte ligji në fuqi”, u shpreh ai. Nga Gjykata Kushtetuese u vendos më 27 Qershor 2024 unanimisht rrëzimi i nenit 69 që diskriminonte profesionistët e lirë nga tatimi prej 15%. Tatimi i profesionistëve të lirë do të fillojë në vitin 2029, njësoj me bizneset e tjera.
Gjykata Kushtetuese vendosi në mënyrë unanime pranimin e çështjes që është brenda juridiksionit të saj dhe rrëzoi diskriminimin e profesionistëve të lirë, duke u bazuar tek argumentet që paraqitën palët paditëse. Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” parashikonte që zbatimi do të niste për profesionistët e lirë nga 1 janari 2024 dhe për bizneset e tjera në vitin 2029.
Nga ky ligj do të prekeshin rreth 29 mijë profesionistë të lirë. Një pjesë e tyre parapaguan këstet e tatimit 15%, të cilat u përllogaritën në bazë të fitimeve të vitit 2023, duke shkaktuar dhe debate të shumta, pasi qeveria nuk njohu shpenzimet e zbritshme prej 30%. Pas debateve të shumta që shkaktoi moszbatimi korrekt i ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, administrata tatimore rishikoi më 28 maj me ulje këstet e parapagimit të tatimit për profesionet e lira.
Në njoftimet e dërguara që më 28 Maj nga Drejtoria Rajonale e Tiranës, rezultoi se për llogaritjen e tatimit për muajin Maj dhe muajt qershor-dhjetor, u zbritën shpenzimet 30%, të parashikuar në ligj për të vetëpunësuarit me xhiro deri 10 milionë lekë. Pas korrigjimit kësti i parapagimit për muajin Prill mbeti i pandryshuar. Ndërsa detyrimi për muajin Maj dhe muajt e tjerë ishte 30% më i ulët.
Qeveria parashikonte që të arkëtonte 75 milionë euro nga 29 mijë profesionistët në vitin e parë të zbatimit të ligjit, bazuar në fitimet e deklaruara prej tyre në 2023-n. Një pjesë e madhe e tyre nuk i kishin paguar ende këstet, sepse po prisnin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ata që i kanë paguar, tashmë do t’u kthehen mbrapsht shumat e paguara brenda muajit dhjetor. Llogaritet që nga tatimi i parapaguar janë arkëtuar rreth 10 mln euro./ Monitor
gazment bardhi TIRANË- Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në takimet konsultuese me presidentin Bajram Begaj për dat&e...
Foto ilustruese TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi gjatë fjalës së tij është shprehur se ...
Foto ilustruese TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi është pyetur së fundmi nëse do të flas&eu...
Celibashi TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi është shprehur se do të zhvillojë një takim me P...
Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur para mediave pas takimit të zhvil...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se gjuha shqipe po has shumë presione dhe rreziqe në këtë shekull. Në Kuvendin K...
sali berisha TIRANË- Do të mbahet sot seanca ku pritet të shqyrtohej kërkesa e kreut të PD, Sali Berisha lidhur me vendimet e GJKK...
TIRANË- Qeveria e Shqipërisë është sërish në qendër të vëmendjes – dhe këtë herë nuk b&...
Besnik Bislimi KOSOVA- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, akuzoi Serbinë se po legjitimon, siç tha ai, praktikat e ...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj kryeminstrit Rama, duke e konsideruar atë si fajtorin kryesor pë...