I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
KOSOVA- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, akuzoi Serbinë se po legjitimon, siç tha ai, praktikat e diskriminimit sistematik ndaj shqiptarëve që jetojnë në jug të Serbisë.
Përmes një postimi në X, Bislimi reagoi ndaj një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Serbisë që ia refuzoi ankesën qytetarit nga Medvegja, Safet Demiri, për kthimin e adresës së banimit.
“[Vendimi i Gjykatës Kushtetuese serbe] shkel të drejtat themelore të njeriut, dëshmon pse shqiptarët nuk kanë besim në sistem dhe hezitojnë të iniciojnë procedura gjyqësore”, tha Bislimi.
Ai publikoi disa pjesë të vendimit të Gjykatës serbe, që thonë se Demiri nuk planifikon të jetojë në mënyrë të përhershme në adresën e paraqitur të banimit. Aty po ashtu thuhet se të drejtat e lëvizjes dhe banimit, ndonëse janë të garantuara me Kushtetutë, ato “nuk janë absolute”, duke iu referuar neneve të ligjeve serbe që lejojnë mundësinë që këto të drejta të kufizohen.
Sipas Bislimit, ky arsyetim i vendimit tregon “se si të drejtat e shqiptarëve po gërryhen, përmes interpretimeve të padrejta dhe diskriminuese, që tregojnë për mungesë të demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe të drejtave të pakicave në Serbi”.
Më herët gjatë 20 nëntorit, edhe kryetarja e Preshevës, Adrita Sinani, ka reaguar për këtë vendim të Kushtetueses serbe.
Sinani tha po ashtu se gjykata më e lartë serbe po “legjitimon spastrimin etnik dhe pasivizimin diskrimues të shqiptarëve të Luginës”.
“Përveç legjitimimit të diskriminimit të skajshëm rreth pasivizimit, Gjykata Kushtetuese me një vendim antikushtetues si ky, po punon në dekurajimin e shqiptarëve të Luginës në betejën e tyre për drejtësi e barazi”, tha ajo, duke shtuar se rasti i Demirit është shembulli më i mirë i diskriminimit që u bëhet shqiptarëve nga institucionet serbe.
Sinani tha se shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci – që njihen edhe si Lugina e Preshevës – u mbetet që drejtësinë ta kërkojnë në institucionet ndërkombëtare.
“Nga atje do ta mundim diskriminimin e Serbisë dhe po atje do të vendosim drejtësinë”, shkroi ajo në Facebook.
Shqiptarët nga Lugina e Preshevës që një kohë të gjatë ankohen për pasivizimin e adresave të banimit të tyre në Serbi.
Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar.
Në fillim të këtij muaji, shqiptarët në Luginë protestuan kundër kësaj çështjeje.
Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.
Pasivizimi i adresës përcaktohet me ligj në Serbi prej vitit 2011. Ligji parasheh që institucionet të bëjnë kontrolle për të kuptuar nëse një banor jeton në adresën e regjistruar.
Nëse vërtetohet që një banor nuk jeton në atë adresë, merret vendimi për pasivizimin e saj, dhe banori obligohet që të regjistrojë adresën e re brenda tetë ditëve, pas pranimit të vendimit.
Ndonëse ligji parasheh të drejtën për apel, qytetarët kanë thënë se, në disa raste, as nuk kanë mundur të ankohen ndaj vendimit, pasi nuk janë informuar me kohë për pasivizimin.
Në raportin e Komitetit të Helsinkit për të Drejta të Njeriut në Serbi, të vitit 2021, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci përshkruhen si pengje të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas raportit, çështja e pasivizimit të adresave “në thelb është formë e spastrimit etnik nëpërmjet metodave administrative”.
Ndërkaq, në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, për vitin 2022, është përmendur se praktika e pasivizimit të adresave në Serbi, konsiderohet veprim kontrovers.
Banorët e Luginës dhe udhëheqës të komunave atje kanë kërkuar disa herë që të ketë prani të mekanizmave ndërkombëtarë, në mënyrë që të monitorohen kushtet e jetesës në atë pjesë./ REL
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj kryeminstrit Rama, duke e konsideruar atë si fajtorin kryesor pë...
Sali Berisha TIRANË- Kryeopozitari Sali Berisha ka komentuar edhe protestën e paralajmëruar për 14-vjeçarin e vrarë. Berish...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, thotë se 8.2 miliardë dollarët e buxhetit të ardhshëm të shtetit ja...
Albin Kurti KOSOVA- Bashkimi Evropian thotë se Qeveria e Kosovës nuk mund të hartojë statutin e Asociacionit të komunave me shumic...
Foto TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka reaguar së fundmi në lidhje me lajm...
Foto ilustruese TIRANË- Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin është mbledhur ditën e sotme për të disk...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria po punon për ngritjen e një sistemi të ri dixhital për kontrollin e shkoll...
klaudio prendi, edi rama TIRANË- Kryeqyteti është tronditur ditën e djeshme nga një atentat i bërë në zonë...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për vrasjen e 14-vjeçarit në shkollën Fan N...
mediu, duka, dule TIRANË- Ka përfunduar takimi i kryetarëve të partive të vogla në Presidencë. Bëhet me dije se n&e...