POLITIKE

Partia e Lirisë: Projektbuxheti i 2026 është për klientët e qeverisë

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2025, 14:03

Partia e Lirisë: Projektbuxheti i 2026 është për

Sekretarja për Rininë në Partinë e Lirisë, Anisa Ibraj në një deklaratë për shtyp tha se Projektbuxheti i qeverisë për 2026 është një herë tjetër një buxhet për klientët e pushtetit, PPP-të dhe interesat e qeveritarëve.

Ibraj deklaroi se vetëm 2.5% e PBB-së shkon për arsim, shumë poshtë mesatares europiane prej 5% dhe shumë larg premtimeve të Kryeministrit. Gjithashtu ndriti shqetësimin e se në lagjen e Astirit, 70 mijë banorë nuk kanë shkollë.

Deklarata e plotë:

Projektbuxheti i qeverisë për 2026 është një herë tjetër një buxhet për klientët e pushtetit, PPP-të dhe interesat e një grushti njerëzish, jo për qytetarët, jo për të rinjtë dhe jo për të ardhmen e vendit.

Arsimi nuk është prioritet. Vetëm 2.5% e PBB-së shkon për arsim, shumë poshtë mesatares europiane prej 5% dhe shumë larg premtimeve të Kryeministrit. Ky është një tregues i qartë: qeveria nuk investon në dijen, në nxënës dhe në mësues, por vetëm në propagandë dhe fasadë.

Në 10 vitet e fundit, Shqipëria ka humbur 112 mijë nxënës, një shenjë e qartë e shpopullimit dhe e dështimit të politikave arsimore. E kjo jo pa arsye.

Situata në arsimin parashkollor, bazë dhe të mesëm është dramatike: mungojnë çerdhe, kopshte dhe shkolla të sigurta. Në lagjen e Astirit, 70 mijë banorë nuk kanë shkollë.

Shumë shkolla funksionojnë me dy turne, laboratorët janë të pakët, dhe më shumë se gjysma e shkollave nuk kanë internet. 60% e fëmijëve shqiptarë janë analfabetë funksional, sipas raportit PISA.

Në këtë situatë, Kryeministri premton laboratorë “smart” dhe projekte fantazmë, ndërkohë që realiteti në terren është emergjent.

Mësuesit janë harruar. Pagat nuk rriten prej 7 vitesh, trajnimet mungojnë, dhe sistemi është politizuar. Ata janë kthyer në “ushtarë” elektoralë, ndërkohë që detyra e tyre fisnike është të edukojnë brezat e ardhshëm.

Arsimi profesional është në krizë. Vetëm 0.17% e PBB-së i shkon këtij sektori, dhe shumica e fondeve shkojnë për administratën, jo për laboratorë, pajisje apo cilësi mësimore. Nxënësit detyrohen të udhëtojnë orë të tëra jashtë vendit për të ndjekur shkolla profesionale.

Arsimi i lartë dhe kërkimi shkencor janë lënë në mëshirë të fatit: vetëm 0.06% e PBB-së për kërkime shkencore, ndërkohë që mesatarja europiane është 2.2%. Universitetet kthehen në gjimnaze, pa mundësi zhvillimi, inovacioni ose pavarësi reale.

Ky është një buxhet që dëshmon dështimin e plotë të qeverisë, arsimi, siguria e fëmijëve dhe të ardhmen e vendit, nuk kanë asnjë prioritet.

Ne nuk mund të heshtim. Nxënësit, mësuesit dhe prindërit meritojnë më shumë. Kërkojmë buxhet real për arsimin, reforma të thella për shkollat publike, investime serioze në arsimin profesional dhe universitetet, dhe masa konkrete për sigurinë e fëmijëve.

Shqipëria nuk mund të zhvillohet me një qeveri që investon vetëm te klientët e pushtetit. Koha për të ndryshuar, për të mbrojtur fëmijët dhe për të ndërtuar një të ardhme të vërtetë për vendin tonë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?