Tmerr në Palasë/ Plas arma në një jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Policia jep detaje
Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitar&...
Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitar&...
Dita e 64-t e protestës kundër qeverisë u mbyll këtë të diel para godinës së Kryeministrisë, ku qytetarë, akti...
Disa të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në Dhërmi, duke alarmuar pushuesit dhe banorët e ...
Afera e TEC-eve Lundruese të vendosura në zonën e Triportit në Vlorë sa vjen e thellohet, teksa disa ditë pasi KESH-i hapi nj&eu...
Në ditën e 64-të të protestës përpara Kryeministrisë kundër qeverisë së Edi Ramës, vijojnë të m...
Qytetarë të shumtë, të pajisur me pankarta dhe flamuj, janë mbledhur në Sheshin Skënderbej në Tiranë, nga ku kan&eu...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka sqaruar për herë të parë logjikën e marrëveshjes mes Shqi...
Pas kërkimeve, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të minatorit që humbi jetën pas aksi...
Ndërsa kryeministri Edi Rama ka kërkuar që procesi të shihet si një konsultim publik 60-ditor, disa kryebashkiakë socialistë...
Enti Rregullator i Ujit pranoi kërkesat e shoqërive rajonale të Ujësjellësave për rritjen e tarifave. Për të mbuluar p...

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni pritet të propozojë zgjerimin e modelit të Shqipërisë për qendrat e riatdhesimit, duke e paraqitur atë si pjesë të politikës së re të BE-së për forcimin e kontrollit të emigracionit.
“Giorgia Meloni po shqyrton propozime. Nga krijimi i qendrave të reja të riatdhesimit në stilin e Shqipërisë deri te marrëveshjet ekonomike edhe më të rrepta me vendet afrikane”, shkruan sot Corriere della Sera, përpara samitit të emergjencës në Ceuta të thirrur nga BE për të martën.
Dje, Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, mori letrën nga 22 vendet dhe atë të Sánchez, duke pranuar kërkesën e tyre për një videokonferencë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar krizën. Njëzet e dy vende kanë përqafuar vijën e shtrëngimit të Italisë, vetëm Franca nuk e ka nënshkruar letrën, së bashku me Spanjën. Por tani Giorgia Meloni, synon të imponojë një politikë kufijsh të mbyllur në Evropë, madje edhe me koston e pezullimit të Shengenit dhe modelin shqiptar, me qendra riatdhesimi jashtë BE-së, tashmë në shqyrtim nga BE.
Kjo është një nga kërkesat që Italia do të paraqesë të martën në mbledhjen e ministrave të Brendshëm të BE-së, të thirrur pas valës së emigracionit masiv në enklavën spanjolle të Ceutës, në kufi me Marokun, një situatë që ndërkohë është qetësuar në masë të madhe.
Meloni beson se ka në krah kryeministren daneze, socialisten Mette Frederiksen dhe shpreson që edhe kancelari gjerman Friedrich Merz t’i bashkohet kësaj nisme. Pallati Chigi dhe grupi i Konservatorëve Europianë po ushtron presion të fortë, pasi nuk është pritur mirë qëndrimi i kujdesshëm i komisionerit europian për Migracionin, Magnus Brunner, ndaj këtij projekti, megjithëse ai parashikohet në Paktin e ri për Migracionin, që hyri në fuqi më 12 qershor.
Shpresa e Romës është që zhvillimet në Ceutë të përshpejtojnë procesin dhe të rifillojnë negociatat me 12 vende, të zbuluara disa muaj më parë nga AFP. Diskutimet paraprake janë zhvilluar me Ruandën, Ganën, Senegalin, Tunizinë, Libinë, Mauritaninë, Egjiptin, Ugandën, Uzbekistanin, Armeninë, Malin e Zi dhe Etiopinë.
Nëse propozimi do të ecë përpara, pritet të kuptohet që nesër, gjatë mbledhjes së ambasadorëve të BE-së. Media shkruan se në Pallatin Chigi janë të bindur se ekziston një shumicë mbështetëse për këto ide. Si provë përmendet letra e firmosur dje nga 22 krerë shtetesh dhe qeverish të BE-së, e promovuar nga Meloni. Mes nënshkruesve mungon Franca, por burime qeveritare italiane nuk e konsiderojnë këtë problem.
“Shumica e qeverive ndajnë qasjen italiane”, thonë ato, duke shtuar se presidenti francez Emmanuel Macron nuk ka dashur kurrë t’i bashkohet “grupit të miqve” për çështjet e migracionit, që mblidhet para samiteve europiane. Sipas interpretimit të Romës, në këtë rast është pikërisht Franca ajo që mbetet e izoluar.
Edhe kancelari gjerman Merz kishte mbajtur një qëndrim më të kujdesshëm gjatë kulmit të krizës në Ceutë, por ai nënshkroi letrën, e cila përmban formulime më të zbutura pas negociatave diplomatike. Nga rrethi i Melonit bëjnë të ditur se nuk ka pasur kontakte të drejtpërdrejta mes dy liderëve.
Sipas kryeministres italiane, pamjet nga Ceuta treguan sa urgjente është një përgjigje europiane. Ndërsa letra e 22 vendeve është, sipas saj, sinjali se linja italiane po mbështetet nga një numër gjithnjë e më i madh shtetesh. Vetëm një pasazh i letrës është më pak kritik ndaj Spanjës, e cila nuk përmendet me emër: “Mbrojtja e kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian nuk është interes i një vendi të vetëm, por përgjegjësi e përbashkët e Europës".
Alabar e pranon, por SPAK mbron në mënyrë kriminale Ramën për aferën e tmerrshme të Portit të Durrësit! SPAK &eu...
Një nga mediat më të mëdha në Australi, ABC Australia, i ka kushtuar një reportazh shtjellues protestave në Shqipëri k...
Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 64-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e k...
Kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Memaj, ka dalë kundër reformës së re territoriale të propozuar nga PS, duke kërkuar q&e...
Aktivisti Edison Lika ka bërë thirrje për qytetarët e 15 bashkive që sipas propozimit të mazhorancës priten të shkrihen....
Një banderolë gjigante me mbishkrimin “Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar” është shpalosur nga protestuesit pë...
Kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Memaj, ka reaguar ashpër ndaj propozimit të Partisë Socialiste për riorganizimin administrativo-ter...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar marrëveshjen e huasë direkte prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara t&eu...
Në një protestë masive ku zërat e qytetarëve u bashkuan për të kërkuar drejtësi dhe mbrojtje të territoreve, n...
Në protestën e 63-të kombëtare para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeminist...