Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë
Dashi Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin qe keni ...
Dashi Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin qe keni ...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Inspektorit i Lartë të Drejtësisë, ILD, e ka gjetur të pabazuar ankesën e ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli. Ankesa, e cila u krye pas akuzave të kryeministrit Edi Rama ndaj magjistrates, lidhur me një vendimmarrje të saj për mosfillimin e procedimit penal për një ndërtim të pretenduar pa leje në fshatin Theth, u arkivua.
Vendimi i datës 17 shtator i është njoftuar ministrit të Drejtësisë dhe prokurores Gjeli, si palë në këtë proces.
Sipas ILD-së, “nuk janë konstatuar elementë juridikë dhe faktikë nga ku mund të krijohej një dyshim i arsyeshëm për fillimin e procedimit disiplinor” ndaj prokurores Elsa Gjeli. Për këtë arsye, është vendosur edhe arkivimi i kësaj çështjeje.
Gjatë një takimi të zhvilluar të premten më 19 shtator për pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e gjyqësorit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, evidentoi ndër të tjera se prej kohësh sistemi gjyqësor është nën një trysni, për të ushtruar detyrën ose jo në një formë të caktuar, situatë që e cilësoi si antikushtetuese. “U bë kohë që fyerjet për magjistratët janë pjesë më e konsiderueshme e artikulimit kur vjen puna tek kritikat për pushtetin gjyqësor. Natyrisht, të papranueshme këto në çdo pikëpamje. Kjo i vë magjistratët në provë të vështirë”, tha Metani.
Lidhur me vendimmarrjen e arkivimit të ankesës së Manjës, ILD sqaroi për BIRN se vendimi nuk është final, pasi mund të ankimohet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. “KLP në këtë rast vendos ose t’i japë të drejtë ILD-së ose ta kthejë për rihetim duke lënë detyra”, bëri me dije ILD.
Ministria e Drejtësisë nuk iu përgjigj pyetjes për koment lidhur me këtë vendimmarrje të ILD-së, deri në publikimin e këtij shkrimi.
Prokurorja Gjeli, e pyetur për koment lidhur me vendimmarrjen e ILD-së, i tha BIRN gjatë një bisede telefonike se respekton gjithë vendimmarrjet e institucioneve të drejtësisë, si dhe të drejtën e ankimit nga palët. “Për mua është e rëndësishme të respektohet Kushtetuta. Kur flasin institucionet e drejtësisë unë nuk mund t’i komentoj këto vendime. Kam detyrimin të zbatoj detyrimet kushtetuese si çdo magjistrat tjetër”, u shpreh Gjeli, cituar nga Birn.
Prokurorja Elsa Gjeli u sulmua nga kryeministri Edi Rama më 7 korrik për vendimmarrjen e saj për mosfillimin e çështjes së referuar nga policia dhe Bashkia Shkodër për ndërtim pa leje në Theth. Rama i referohej një serie kabinash pushimi të ndërtuara pranë kishës së fshatit, për të cilat ai tha se ishin vepër e një individi të “parritshëm nga krahu i ligjit.”
Kryeministri deklaroi atëherë se Inspektoriati dhe Policia e Shtetit kishin konstatuar ndërhyrje brutale, por prokuroria nuk kishte shpallur në kërkim të menjëhershëm personin përgjegjës.
Qëndrimi i Ramës u kundërshtua menjëherë nga Prokuroria e Shkodrës, e cila në një reagim të rrallë për këto raste i doli në mbrojtje prokurores dhe vuri në dukje se ishin institucionet në varësi të qeverisë, Policia dhe Bashkia Shkodër, që e kishin referuar çështjen si kundërvajtje dhe jo si vepër penale.
Megjithëse Gjeli depozitoi atëherë në KLP kërkesë kundër deklaratave të kryeministrit që i cilësoi si fyerje dhe diskreditim të figurës së magjistratit, institucioni i qeverisjes së prokurorëve nuk mbajti qëndrim.
Veç Gjelit, gjatë dy muajve të fundit kryeministri Edi Rama ka targetuar personalisht gjyqtarët e Gjykatës Administrative, Ligoraq Toshi, Klarent Demiri, Hazbi Balliu dhe Marko Boshku, duke kundërshtuar vendimet e tyre përmes etiketimeve fyese.
Deklaratat e kryeministrit janë dënuar nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, si dhe nga Unioni i Gjyqtarëve – dy grupime vullnetarësh të trupës së gjyqtarëve. Sulmin e Ramës ndaj gjyqtarit Boshku, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve e cilësoi në kufijtë e veprës penale.
Analisti i njohur Fatos Lubonja kritikoi kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si sipas tij, po përdor myslimanët shqiptarë pë...
Në shtator të vitit 2022 Shqipëria ndodhej në kulmin e krizës energjetike. Qeveria kishte shpallur emergjencën dhe qytetarët ...
Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe një nga ish-themeluesit e PD, Abdi Baleta ka ndërruar jetë. Abdi Baleta lindur në fsh...
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme foli për kritikat ndaj ndërtimeve pa leje, duke ia lënë fajin inspektorëve që nuk arrij...
Bazuar në një udhëzim publik të kryeministrit Edi Rama, anëtarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të...
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj kryetares së komanduar në Tiranë, Anuela Ristani pasi nuk ka marrë p&eum...
Në mesin e shtatorit, Shqipëria u bë vendi i parë në Evropë që prezantoi në Parlamentin e saj një “minist&eum...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hedhur poshtë kërkesën e avokatëve të ish-presiden...
Në Presidencë është zhvilluar sot ceremonia e betimit të qeverisë së re, ku kryeministri Edi Rama dhe 16 anëtarët...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka dënuar vendosjen e tritolit pranë banesës së deputetit ...