POLITIKE

PD Elbasan kundër buxhetit të Bashkisë për 2026: Pa dialog, pa vizion zhvillimi, u miratua në mënyrë të njëanshme

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2025, 12:30

PD Elbasan kundër buxhetit të Bashkisë për 2026: Pa dialog,

Ditën e sotme sekretari politik i Partisë Demokratike, dega Elbasan, Sokol Shkelzeni, në një deklaratë për shtyp lidhur me buxhetin për vitin 2026 u shpreh se për Partinë Demokratike ky buxhet i miratuar vetëm me votat e mazhorancës nuk garanton zhvillim e zgjidhje konkrete për problematikat e banorëve të Elbasanit. Në deklaratë ai theksoi se dëgjesat publike janë bërë vetëm formale, pa përfshirë grupet e interesit, dhe vendimmarrja ka qenë e mbyllur.

Ai shprehet se shërbimet e ofruara lënë për të dëshiruar si në pastrim, mirëmbajtje, ndriçim, por edhe në sistemin arsimor, ndërkohë që zonat rurale mbeten të nënfinancuara dhe një pjesë e madhe e buxhetit shkon për administratën dhe pagesa për militantët, ndaj Partia Demokratike e kundërshton sërish këtë buxhet.

Shkelzeni:

Të nderuar banorë të Bashkisë Elbasan.

Partia Demokratike, dega Elbasan, e kundërshton me forcë buxhetin e Bashkisë Elbasan për vitin 2026, i cili u miratua vetëm me votat e këshilltarëve të majtë në Këshillin Bashkiak. Pa konsensus, pa dialog institucional dhe në dëm të interesave të banorëve të bashkisë tonë. Ky buxhet i miratuar në mënyrë të njëanshme nuk garanton zhvillim dhe nuk adreson problematikat dhe nevojat prioritare të komunitetit dhe nuk ofron një vizion të qartë për qytetin dhe njësitë administrative të tij.

Dëgjesat publike kanë qenë thjesht formale, pa përfshirë grupet e interesit, shoqatat e biznesit dhe ekspertët e pavarur. Vendimmarrja ka qenë e mbyllur, duke injoruar prioritetet reale të qytetarëve. Buxheti i vitit 2026 parashikon rritjen e barrës fiskale për biznesin dhe familjet elbasanase, ndërkohë që cilësia e shërbimeve si pastrimin, ndriçimin dhe mirëmbajtja janë në gjendje skandaloze. Investimet në infrastrukturë janë të fragmentuara dhe pa një plan afatgjatë, duke u përqendruar në riparime emergjente dhe jo në projekte strategjike. Zonat rurale mbeten të nënfinancuara, duke thelluar hendekun e zhvillimit ndërmjet qytetit dhe njësive administrative. Mjedisi dhe arsimi zënë në buxhet një përqindje të vogël dhe të pamjaftueshme në raport me atë që do të duhej të ishte.

Me keqardhje konstatojmë që një pjesë e madhe e buxhetit dhe taksave të qytetarëve do të shkojë për paga të një administrate të fryrë me militantë partiakë, në vend që këto para të shkonin për bursa studimi apo ndihmë sociale për familjet në nevojë. Rritja e shpenzimeve për administratën rëndon financat vendore dhe nuk përkthehet në shërbime më të mira dhe mbështetje për qytetarët.

Në këtë kontekst, Partia Demokratike, dega Elbasan, e kundërshton këtë buxhet si të padrejtë dhe jo gjithëpërfshirës. Gjithashtu ne deklarojmë se do të monitorojmë çdo qindarkë të shpenzuar, do të denoncojmë çdo praktikë klienteliste dhe çdo procedurë të dyshimtë të prokurimeve publike. Elbasani meriton një buxhet zhvillimi që i përket qytetarëve. Partia Demokratike do të vijojë të jetë zëri i banorëve të Bashkisë Elbasan dhe do të mbrojë gjithmonë interesin e tyre. Ju faleminderit!               

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan