Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Arjan Hoxha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Hoxha u shpreh se kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli mban përgjegjësinë kryesore për lejimin e ndërtimeve në një zonë të shpallur ‘të rrezikshme’ nga institucionet kombëtare dhe ekspertët. Ai theksoi se pavarësisht paralajmërimeve të qarta nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Drejtoria Minerare, Rakip Suli ka shpërfillur këto rekomandime dhe ka lejuar ndërtimet mbi një zonë të paqëndrueshme, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke shpërdoruar hapur detyrën.
Hoxha më tej tha se Suli është kallëzuar disa herë nga Partia Demokratike në SPAK për abuzime me detyrën, përfshirë vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2023, duke dëshmuar një model të vazhdueshëm të papërgjegjshmërisë dhe shkeljeve ligjore.
PD shtoi se Rakip Suli duhet të mbajë përgjegjësi të plotë për veprimet e tij, si në lidhje me ndërtimet në zonën e Valiasit, ashtu edhe për manipulimet zgjedhore. Hoxha shtoi se organet e drejtësisë duhet të ndërhyjnë menjëherë për hetimin e Sulit për shpërdorim të detyrës dhe veprime të tjera penale.
Deklarata e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Arjan Hoxha:
Rakip Suli, Kryebashkiaku i Kamzës, mban përgjegjësinë kryesore për lejimin e ndërtimeve në një zonë të shpallur ‘të rrezikshme’ nga institucionet kombëtare dhe ekspertët. Pavarësisht paralajmërimeve të qarta nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Drejtoria Minerare, Rakip Suli ka shpërfillur këto rekomandime dhe ka lejuar ndërtimet mbi një zonë të paqëndrueshme, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke shpërdoruar hapur detyrën.
Rakip Suli është kallëzuar disa herë nga Partia Demokratike në SPAK për abuzime me detyrën, përfshirë vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2023, duke dëshmuar një model të vazhdueshëm të papërgjegjshmërisë dhe shkeljeve ligjore. Kryetari i Bashkisë është garantuesi i respektimit të ligjeve dhe standardeve urbane në territorin e tij. Rakip Suli ka detyrime të qarta ligjore për të siguruar që:
-Ndërtimet të jenë në përputhje me ligjet dhe analizat teknike:
Rekomandimet e AKBN dhe Drejtorisë Minerare, të detajuara në dokumentin zyrtar të datës 4 janar 2021, tregojnë se zona e ish-minierës Valias është e rrezikshme për ndërtim për shkak të hapësirave të paqëndrueshme nëntokë. Rakip Suli ka shpërfillur këto paralajmërime dhe ka lejuar ndërtimin e ndërtesave shumëkatëshe në këtë zonë, duke vepruar në kundërshtim me ligjin.
-Mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve:
Rakip Suli ka detyrimin moral dhe ligjor për të mbrojtur banorët nga rreziqe që lidhen me ndërtimet e paqëndrueshme. Në këtë rast, ai ka lejuar ndërtime që përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e qytetarëve.
-Parandalimi i abuzimeve urbane:
Në vend që të zbatojë rekomandimet e ekspertëve dhe të sigurojë stabilitetin e ndërtimeve, Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi mbi zona të ndaluara, duke dëshmuar papërgjegjshmëri dhe një tendencë për të favorizuar interesat e zhvilluesve në dëm të sigurisë publike.
Shkeljet ligjore dhe penale të Rakip Sulit janë si më poshtë:
Shpërdorimi i detyrës (Kodi Penal, Neni 248):
Rrezikimi i jetës së qytetarëve (Kodi Penal, Neni 289):
Moszbatimi i Ligjit për Planifikimin Urban (Ligji Nr. 8402):
Në emër të partisë Demokratike i bëj sot thirrje për veprim SPAK-ut:
Rakip Suli duhet të mbajë përgjegjësi të plotë për veprimet e tij, si në lidhje me ndërtimet në zonën e Valiasit, ashtu edhe për manipulimet zgjedhore. Organet e drejtësisë duhet të ndërhyjnë menjëherë për:
Hetimin e Rakip Sulit për shpërdorim të detyrës dhe veprime të tjera penale. Parandalimin e ndërtimeve të mëtejshme në zonën e rrezikshme të Valiasit. Garantimin që Rakip Suli të japë llogari për manipulimet zgjedhore dhe të gjitha shkeljet e tjera ligjore. Banorët e Kamzës dhe të Valiasit nuk mund të lihen në mëshirë të tekave dhe korrupsionit të Rakip Sulit dhe shërbëtorëve hajdutë të Ramës. Ai duhet t’i bashohet kolegut të tij Veliaj dhe të gjithë bashkë duhet të marrin përgjigjen e merituar më 11 maj.
erion veliaj TIRANË- Avokatët mbrojtës të familjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt kanë dalë ...
sali berisha TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 3 janar për zhvillim e seancës ku do të shqyrtohet ankimimi i SPAK ...
koncerti SHKODËR- Bashkia e Shkodrës ka organizuar për festat e fundivitit një koncert ku kanë performuar disa këngëtar...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar të paplotë komunikatën zyrtare të SPAK ...
edison memolla RROGOZHINË- Dosja.al mëson ekskluzivisht se në Rrogozhinë do të mbahen zgjedhje të reja për kryetar bashk...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferenë për mediat. Gjatë fjal...
edison memolla TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për kryebashkiakun Rrogozhinës Edison Memollën, i ...
Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar rreth hetimit të SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, teksa e konsideron degradim ...
KAZAKISTAN- Pas Azerbajxhanit, edhe SHBA-të nuk përjashtojnë më një gabim nga mbrojtja kundërajrore ru...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha Komentoi sot paraqitjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dje në Prokurorin&eu...