Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

TIRANË- Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi se pensionistët janë sot kategoria sociale më e diskriminuar, dhe e varfër e shoqërisë. Në një deklaratë për mediat Xhixho tha se në 12 vjet qeveria nuk ua ka lehtësuar jetën pensionistëve duke u rritur shpërblimin për kontributin e një jete të tërë.
Gjithashtu Xhixho u ndal tek programi i “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se do ta bëjë realitet minimumin jetik prej 200 euro. Xhixho po ashtu theksoi se për personat me aftësi të kufizuara që kanë nevojë, do të paguhet kujdestari dhe sigurimet e tij, si dhe do të garantohen nga shteti të gjitha mjetet sanitare dhe ndihmëse që u nevojiten. Sipas saj më 11 maj, pensionistët do të zgjedhin një Shqipëri që ua njeh sakrificat dhe ua shpërblen punën e një jete.
Pensionistët janë sot kategoria sociale më e diskriminuar, më e përjashtuar dhe më e varfër e shoqërisë. Qeveria e Edi Ramës, e cila për 12 vjet vetëm u mori votën, por nuk u rriti kurrë pensionet, pret edhe në këtë 11 maj që ata ta votojnë.
Në të gjithë vendin janë 791 mijë pensionistë që shkojnë në kutitë e votimit me lista borxhesh në dyqanet ushqimore, me pamundësinë për të blerë ilaçet për të kuruar sëmundjet, me frikën a do t’ia dalin ta paguajnë faturën e energjisë në fund të muajit dhe me sytë nga paratë që u dërgojnë fëmijët për të mbyllur muajin.
Në 12 vjet, qeveria e Edi Ramës nuk e mori mundimin t’ua lehtësonte jetën duke u rritur shpërblimin për kontributin e një jete të tërë. Jo vetëm që nuk u rriti pensionet, por nuk u garantoi as shërbime për t’ua bërë më të lehtë përballjen me sfidat e moshës.
Skenat e pensionistëve që rrinë në radhë me orë të tëra për abonenë, për barnat para farmacive apo për bonuset qesharake i kemi parë shpesh dhe vazhdojmë t’i shohim. Për qeverinë e Edi Ramës, një bonus prej 100 eurosh një herë në katër vjet, sa herë atij i duhet vota, është vetëm tallje, por edhe përçmim i turpshëm.
Pensionistët shqiptarë janë më të varfrit në rajon me një pension mesatar 160 euro, ndërsa në Kosovë është 340 euro, në Malin e Zi është 450 euro, në Maqedoninë e Veriut është 325 euro dhe në Serbi është 390 euro.
Këta njerëz që e kanë ndërtuar Shqipërinë me djersën dhe gjakun e tyre e meritojnë mirënjohjen e saj. Ky vend që po zbrazet përditë nga të rinjtë, nga fëmijët e tyre, ka detyrimin t’u thotë faleminderit për një jetë të tërë në shërbim të tij dhe këtë duhet ta bëjë jo përmes bonusve qesharake një herë në katër vjet, por përmes një plani të mirëmenduar për mbështetje reale.
Aleanca për Shqipërinë Madhështore e ka këtë plan dhe do ta bëjë realitet në 100 ditët e para.
● Do të vendosim minimumin jetik prej 200 eurosh për çdo shqiptar. Çdo pensionist, me pension të plotë apo të pjesshëm, më të ulët se 200 euro në muaj, çdo i papunë ose person në ndihmë ekonomike, çdo student me bursë dhe çdo jetim do të marrë 200 euro në muaj.
● Rriten pensionet me 20%.
● Çdo pensionist, qytetar me minimum jetik apo rrogë minimale (500 euro) do të pajiset me Kartën e Konsumatorit, me të cilën do të përfitojë kthimin e TVSH-së që paguan për blerjet e ushqimeve bazë, energjisë elektrike, ujit dhe ilaçeve, duke përfituar rreth 450 euro në vit.
● Për personat me aftësi të kufizuara që kanë nevojë, do të paguhet kujdestari dhe sigurimet e tij, si dhe do të garantohen nga shteti të gjitha mjetet sanitare dhe ndihmëse që u nevojiten.
● Çmimi i energjisë elektrike do të ulet në 7 lekë/këh.
● Çmimi i naftës do të ulet me 35-40%.
● Falen të gjitha gjobat për energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm për pensionistët
Më 11 maj, pensionistët do të zgjedhin një Shqipëri që ua njeh sakrificat dhe ua shpërblen punën e një jete.
KOSOVË- Të vendosur që zëri i tyre të dëgjohet, një grup qytetarësh po proteston çdo ditë prej më shu...
SKRAPAR- Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me qytetarët në Skrapar, ironizoi partitë e reja. Gjatë fjalës së tij Ra...
SKRAPAR- Kryesocialisti Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Skrapar, nuk la pa përmendur as demokratin Ilir Vrenozi. Me ...
SKRAPAR- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Skrapar. Rama tha se drejtësia e re në Shqipëri ësht...
SKRAPAR- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Skrapar. Rama tha se më 11 maj të shtyjmë Shqipë...
SKRAPAR- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Skrapar. Rama shpjegoi se me nisjen e reshjeve të shiut u detyruan ...
TIRANA- Vendimi për kalimin ose jo në gjykim për dosjen “Partizani” në GJKKO është shtyrë për dit&eum...
TIRANA- Elona Lalaj Xhelilaj do të marrë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Bashkiake Tiranë duk...
TIRANA- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për kryebashkiakun Er...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një videoje në rrjetet e tij sociale lidhur me deklaratat e demokratit Ilir Vr...