Emri/ Vrau dhe zhduku Klevis Lleshin në Mamurras, ekstradohet “skenaristi” i atentateve
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Në fillim të viteve ’90, Shqipëria kishte një pasuri që nuk ishte krijuar nga ekonomia, por ishte trashëguar nga natyra, me ...
Nga Mevlan Shanaj: REQUIEM PËR NJË BESIM Edi Rama, Sot po të shkruaj jo si kundërshtar politik, por si një njeri që t&eum...
Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarand&eu...
Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm p...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe alt...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
deputeti Ivi Kaso ka lëshuar akuza të rënda në lidhje me menaxhimin e situatës së përmbytjeve në Qarkun e Korçës, duke theksuar se katastrofa nuk ishte thjesht pasojë e reshjeve të dendura, por një “krizë e menaxhimit shtetëror” e ushqyer nga neglizhenca, keqpërdorimi i fondeve dhe klientelizmi.
Sipas Kasos, ndërsa Devolli dhe Maliqi përjetuan ditë të vështira me gati 400 mm shi dhe humbjen tragjike të një jete, “dhimbja e vërtetë nuk erdhi vetëm nga reshjet, por nga mungesa e shtetit që mbyt shpresën e njerëzve”. Ai denoncoi një sërë dështimesh konkrete infrastrukturore që, sipas tij, i dhanë dorë përmbytjes në vend që ta parandalonin.
Në qendër të akuzave ishin 66 rezervuarë me diga të lëna pa inspektim e pa mirëmbajtje, si dhe investime specifike që rezultuan të paefektshme. Ura e Maliqit, për të cilën u investuan 208 milionë lekë në vitin 2023, nuk funksionoi pasi portat e saj nuk u hapën, duke e lënë me një vlerë “thjesht artistike dhe jo teknike”. Po ashtu, hidrovori i Vreshtasit, ku u përdorën 500 milionë lekë nga fondet e emergjencave, dështoi, ndërsa argjinaturat u çanë në pikat e tyre të dobëta, duke shkaktuar shkatërrimin e prodhimeve bujqësore, veçanërisht misrit dhe patates.
Një tjetër pikë kritike e fjalimit ishte rasti i rrugës rurale Velçan-Mesmal. Kaso hodhi poshtë raportimin zyrtar se rruga u bllokua nga inertet e një përroi, duke pretenduar se shkaku real ishte hapja e një dige të jashtëligjshme të hidrocentralit “Kasollet e Selcës”, zhvilluar nga kompania “Xhengo Energji SHPK”. Sipas tij, ky investim, i realizuar “në shkelje të rregullave” dhe me “patronazhim direkt të pushtetarëve”, la banorët të izoluar, ndërsa çështja endet nëpër prokurori që nga viti 2020.
Deputeti e përshkroi situatën si një dështim sistemik, ku emergjencat civile ishin të papërgatitura, pa harta rreziku dhe plane reagimi, ndërsa lumenjtë dhe kanalet kulluese ishin lënë pas dore prej vitesh. “Banorët e qarkut të Korçës nuk panë shtet. Panë vetëm ujë që merrte me vete punën, shtëpitë dhe jetën e tyre,” deklaroi ai, duke akuzuar qeverinë se ndërsa banorët kërkonin ndihmë, ajo “fliste për projekte bujqësore që përmbyten nga miqtë e saj”.
Në përfundim, Kaso kërkoi marrjen e masave urgjente, duke përfshirë mirëmbajtjen e kanaleve, inspektimin teknik të digave, hartimin e një harte rreziku, transparencë për investimet dhe një vlerësim të plotë të dëmeve për dëmshpërblimin e banorëve. Ai e mbylli fjalën duke vënë Parlamentin përballë zgjedhjes: “të mbrojë qytetarët apo të mbrojë klientelën e pushtetit”.
Kaso:
Të nderuar qytetarë që na ndiqni, të nderuar kolegë. Përpara pak më shumë se një jave, qarku Korçë, Devolli dhe Maliqi në veçanti, kanë përjetuar ditë të vështira për shkak të rreshjeve të dëndura, ku për fat të keq në këtë qark u shënua dhe një viktimë, familjes së të cilës i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Nga data 19 deri në 23 nëntor, mbi këtë tokë ranë gati 400 mm shi, sa gjysma e mesatares vjetore brenda pak ditësh. Por dhimbja për njerëzit punëtorë e nikoqirë të këtyre zonave, nuk erdhi vetëm nga rreshjet. Pasi nuk është vetëm shiu që përmbyt, por është mungesa e shtetit që mbyt shpresën e njerëzve dhe vret akoma më shumë.
Le të marrim Maliqin për shembull. Në Maliq, ku njerëzit jetojnë me djersën e ballit që derdhin në arë, përmbytja nuk është thjesht ujë mbi një copë tokë. Është humbje dhe dëshpërim bashkë. Po çfarë ka ndodhur aty që i dha dorë përmbytjes në vend që ta parandalonte atë? 66 rezervuarë me diga dhe dampa, që janë transferuar me VKM pushtetit vendor, janë lënë pa inspektim, pa mirëmbajtje, pa përgjegjshmëri.
Ura e Maliqit ku u hodhën 208 milionë lekë në vitin 2023 për të rinovuar funksionalitetin hidroteknik, nuk i shërbeu banorëve sepse portat nuk funksionuan. Sot ajo ka vlerë thjesht artistike dhe jo teknike. Hidrovori i Vreshtasit së bashku me 500 milionë lekë të përlarë nga fondet e emergjencave dështoi. Argjinaturat u çanë në pikat e dobëta, të cilat nuk ishin përforcuar dhe rrjedhimisht u përmbytën prodhimet e bujqësisë, të cilat u shkatërruan, veçanërisht kultura e misrit dhe e patates.
Ku shkojnë të gjitha këto lekë që përmendëm më sipër, ndërkohë që nuk shërbejnë as për të parandaluar përmbytjet dhe as për të zbutur dëmet e tyre? Problem tjetër u shkaktua në rrugën rurale Velçan-Mesmal, e cila raportohet zyrtarisht dhe në mënyrë të rreme që u bllokua nga inertet e shumta të sjellë nga përroi i fshatit Velçan, ndërkohë që e vërteta është krejt ndryshe.
Rruga është dëmtuar nga hapja e digës së jashtëligjshme të veprës së marrjes numër një, dega Selc, e hidrocentraleve Kasollet e Selcës me zhvillues Xhengo Energji SHPK. Ky investim në shkelje të rregullave të projektit, lejes së përdorimit, të burimit ujor, projektit të zbatimit, pa vlerësim të ndikimit në mjedis, pa çertifikatë përdorimi, me mbrojtje të drejtpërdrejtë dhe me patronazhim direkt të pushtetarëve të maxhorancës, endet prej datës 12.02.2020 në dyert e SPAK-ut, Prokurorisë së Korçës, Prokurorisë së Pogradecit dhe së fundmi Prokurorisë së Elbasanit, sepse ky është kalvari i sistemit të ri të drejtësisë që ju keni krijuar, i cili nuk i zgjidh hallet e qytetarëve, përkundrazi i thellon ato.
Pra, praktikisht rruga Velçan-Mesmal u bllokua nga një digë e jashtëligjshme e hidrocentralit Kasollet e Selcës e favorizuar politikisht. Banorët mbetën të izoluar pa asnjë kujdes dhe pa asnjë institucion që të evidentohen shkaqet. Këto që përmenda këtu nuk janë thjesht fakte rutinë. Janë histori të njerëzve që humbën gjithçka, ndërkohë që shteti i tyre heshti. Në të gjithë qarkun, lumenjtë Devoll dhe Dunavec nuk janë thelluar. Kanalet kulluese nuk janë pastruar prej shumë kohësh. Emergjencat civile ishin të papërgatitura, pa hartë të rrezikut dhe pa plan reagimi.
Banorët e qarkut të Korçës nuk panë shtet. Panë vetëm ujë që merrte me vete punën e tyre, shtëpitë e tyre, jetën e tyre. Dhe ndërsa ata kërkonin ndihmë, qeveria fliste për projekte bujqësore që përmbyten nga miqtë e saj. Kjo nuk është thjesht një fatkeqësi natyrore. Kjo është krizë e menaxhimit shtetëror. Fondet e emergjencave janë shpenzuar pa efekt. Investimet janë kthyer në fasadë dhe për fat të keq banorët mbeten viktima të së njëjtës tragjedi vit pas viti.
Qeveria nga njëra anë fton qytetarët të aplikojnë për paketa malore, ndërkohë që miqtë e po asaj qeverie përmbysin pemtoret e financuara nga AZHBR-ja. Kjo është paaftësi e kombinuar me klientelizëm dhe për ne është e papranueshme. Të nderuar kolegë, Shqipëria dhe qarku i Korçës nuk mund të jetojnë vit pas viti në gjendje emergence të përhershme. Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme për mirëmbajtjen e kanaleve dhe të argjinaturave, për inspektimin teknik të digave, të hidrovorëve, të urave.
Kërkojmë dhe kemi kërkuar një hartë të rrezikut për përmbytjet dhe ndalim të ndërtimeve të paligjshme në shtratin e lumenjve. Kemi kërkuar dhe kërkojmë transparencë për investime afatgjata dhe jo të vazhdojmë me fasada dhe me klientelizëm. Gjithashtu, kemi kërkuar një vlerësim të plotë të dëmeve dhe jemi ende në kohë që të marrim masat për dëmshpërblimin e plotë të krijuar, të dëmeve të krijuara nga përmbytjet. Sepse ne mendojmë që përmbytjet janë natyrore, por dëmet janë njerëzore dhe ekonomike. Dhe ky parlament ka në dorë të zgjedhë, të mbrojë qytetarët apo të mbrojë klientelën e pushtetit.
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Agron Gjekmarkaj ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke i cilësuar përmbytjet e fundit në...
Pas shumë vitesh diskutime, shqiptarët jashtë kufijve e fituan të drejtën e votës për herë të parë pas rë...
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sërish sot zërave që e kanë cilësuar si presion ndaj drejtësisë, dërgimin ...
Partia Demokratike, dega Elbasan, ka reaguar ndaj vendimit të Bashkisë për rritjen e tarifave vendore, duke e cilësuar atë si “...
Deputeti i PD-së, Gjin Gjoni, ka reaguar pas lajmit për ndalimin në Bruksel të ish-shefes së diplomacisë evropiane, Federic...
Komisioni për Reformën Zgjedhore u mblodh sot në takimin e radhës për të diskutuar ndryshimet e nevojshme në Kod dhe rekoma...
Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku po diskutohej projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në us...
Kryetari i PD, Sali Berisha, ka ironizuar kreun e grupit parlamentar të PS, pasi maxhoranca u tërhoq për propozimin e Avokatin e të Popull...
Kryedemokrati Sali Berisha, akuzoi Edi Ramën se është i përfshirë kokë e këmbë në korrupsion. Berisha tregoi me ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë një konference për mediat i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese të zhvillojë seanca...