POLITIKE

'Përmendet me emër dhe mbiemër'/ Abilekaj: Po të hetohet, Edi Rama akuzohet për korrupsion

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Mars 2026, 20:27
'Përmendet me emër dhe mbiemër'/ Abilekaj: Po të

Gazetari Enton Abilekaj deklaroi se në një nga dosjet e fundit të drejtësisë përmendet me emër dhe mbiemër kryeministri Edi Rama, duke theksuar se hetimi i plotë i saj mund të çojë deri në një akuzë për korrupsion.

I ftuar në SYRI TV, Abilekaj komentoi qëndrimet e fundit të Ramës ndaj drejtësisë, duke thënë se sulmet e tij ndaj institucioneve të drejtësisë kanë ardhur pikërisht pasi emri i tij është përmendur në një dosje hetimore.

‘Është hera e parë që drejtësia na ka sjellë një dosje ku jo vetëm është përfshirë ish-zëvendësja e Edi Ramës, por ku përmendet edhe vetë Edi Rama me emër dhe mbiemër si një person që ka zhvilluar takime krejt të dyshimta’, u shpreh Abilekaj.

Sipas tij, pikërisht kjo pjesë e dosjes mund të çojë në akuza të rënda nëse hetohet deri në fund.

‘Akuzat kryesore ishin për atë që i tha i ka bërë Edi Rama. Edi Rama atëherë e sulmoi drejtësinë për tre ditë dhe pastaj dha urdhër që kush sulmon drejtësinë do të ketë pasoja në grupin socialist, apo jo? Ëhë. Ndërsa tani kemi nga nëntori deri në mars një sulm frontal ndaj drejtësisë. Ëhë. Sepse është hera e parë që drejtësia na ka sjellë një dosje jo ku jo vetëm është zënë zvëndësja e Edi Ramës, ish-zvëndësja tani, por kur Edi Rama përmendet me emër dhe me mbiemër si një njeri që ka zhvilluar takime krejt të dyshimta. Dhe ka sjellë një dosje ku këto takime krejt të dyshimta janë ajo pjesë e dosjes e cila po të hetohet mund të sjellë një akuzë për korrupsion, po jo për Beqajn e Ballukun, po për Edi Ramën.

Pra, kjo është arsyeja që Edi Rama ka ndryshuar qëndrimin e vet ndaj drejtësisë, i cili me sa duket nuk ka qenë asnjëherë parimor. Ka qenë vetëm i ëh, selektiv. Vetëm i bazuar në interesat e veta. Në kohën kur drejtësia godiste kryesisht opozitën, ëh, godiste këta lojtarët e vegjël të ushtarët e perandorisë së Edi Ramës, të cilët kishin zbatuar urdhërat, por nuk shkonte kurrë tek urdhëruesit e vërtetë, siç bëri me inceneratorët për shembull, të mos e marrë deri në fund, deri me sterilizimin që ai e përmendi prapë Beqen.

Pra deri në atë moment drejtësia ishte në rregull, sepse merrte, merrej me të gjithë ushtarët e vegjël. Nuk hetonte ore kush e dha urdhërin, si guxuan këta që i shkelën ligjin? Kush i mori paratë, ku shkuan paratë? Deri atëherë drejtësia ishte në rregull. Sulmonte kë urdhëronte Edi Rama nga kongresi i Partisë Socialiste, apo jo, siç ju kujtohet.

Kur u arrestua Ilir Meta në atë mënyrë, Edi Rama ndjehej krenar për atë arrestim. Kur ndodhi shkelja e kushtetutës me masat e sigurisë për Sali Berishën, Edi Rama votonte në kuvend që shkelja e kushtetutës është okej. Mjafton që drejtësia të ecë përpara. Dhe papritur të gjitha këto u kthyen bumerang. Vjen tani momenti me disa precedentë të cilët i drejtohen, i drejtohen qeverisë. Atëherë qeveria duke mos pasur më asnjë argument, duke mos pasur më asnjë mundësi tjetër, del kundër vetes.

Dhe del kundër të gjithë atyre që ka thënë deri tani. Edi Rama humbet të gjithë atë që ka ngritur, e rrëzon për një ditë për arsye, për të mbrojtur veten dhe për të mbrojtur njerëzit e vetë të afërt kuptohet, sepse duke mbrojtur këtë onturazhin e vet, sigurisht që ai garanton se nesër do të jetë, do të rrethohet nga njerëz besnikë që do të vazhdojnë të zbatojnë urdhërat e tij të paligjshëm.

Ne jemi sot në fazën kur Edi Rama, ai që deri dje mbronte drejtësinë, doli garant i drejtësisë, zhvilloi zgjedhjet duke thënë që SPAK-un vetëm unë mund ta mbaj, drejtësinë vetëm ky mund ta bënte, integrimin në Bashkimin Europian vetëm ky mund ta bënte dhe fitoi zgjedhjet me këtë. Tani na del që nuk është, po bën pikërisht të kundërtën. Ato vota që mori, i mori për të sulmuar SPAK-un, për të penguar drejtësinë dhe për të penguar integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Pra zgjedhjet e 14 majit, pavarësisht cilësisë së tyre, pavarësisht se duhet të zhbëheshin për nga cilësia e tyre, janë zhbërë nga vetë Edi Rama sot kur ai ka rrëzuar gjithë fushatën e vet elektorale dhe gjithë arsyet pse e kërkoi votën dhe sigurisht pse e mori atë votën aty ku e mori’, u shpreh ndër të tjera, Abilekaj.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë