Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend ka ironizuar opozitën. Gjatë fjalës së tij Koçi iu përgjigj kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi se PD-ja ka pasur një kryetar i cili vetëm flinte, referuar Lulzim Bashës. Kjo replikë erdhi pasi Bardhi iu drejtua ministrit Vengu se është në gjumë. Më tej Koçi u shpreh se tashmë PD ka në krye dikë që nuk fle dot për shkak të problemeve të drejtësisë, duke iu referuar Sali Berishës.
Koçi tha se e gjithë kjo situata e opozitës buron nga 3 lajme “të këqija” sipas tij, pasi shprehet se atyre u ka ardhur lajmi i keq nga Strasburgu, nga opinioni i Komisionit të Venecias dhe lajmi tjetër më i zi akoma, nga Londra. Sipas tij këto kanë ndezur retorikën e mallkimeve, nga e cila opozita nuk u ndarë ndonjëherë ndërsa theksoi se ata janë të specializuar në këtë fushë.
Koçi u shpreh se kur demokratët marrin fjalën e tyre për procedurë, fillimisht bëjnë dialog publik me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, e më pas bëjnë deklaratë për shtyp. Socialisti shtoi se e gjithë kjo vendos një “njollë” në Parlament, pasi sipas tij publiku nuk mund të bëjë dallime nga njëri te tjetri.
"Me gjumin ç’ patët ju mo vëlla se kishit një kryetar që ja fuste gjumit ditë e natë. Tani keni një kryetar që nuk e zë dot gjumi nga hallet që ka me drejtësinë. Kot kruheni me gjumin se e hani vet! Tani e gjithë retorika juaj e sotme është pasojë e lajmeve të këqija që keni marrë. Ju ka ardhur lajmi i keq nga Strasburgu, nga opinioni i Komisionit të Venecias dhe lajmi tjetër më i zi akoma, nga Londra. Nga gjyqi i shokut Sali Berisha. Kështu që, këto ju kanë ndezur retorikën e mallkimeve, nga e cila nuk jeni ndarë ndonjëherë me thënë të drejtën, sepse jeni të specializuar në këtë fushë.
Tani më vjen keq se ka ardhur fundi i 2024, po vjen 2025 dhe nuk ju kam parë të distancoheni nga ato bëmat e mëdha që keni bërë. Se ju, jeni specialiste grushtesh shteti. Keni bërë 1 të suksesshëm, 1 të dështuar dhe 1 të tentuar. Ai i suksesshmi është ai i 26 majit 1996. Për dy orë, përmbyset rezultatin e zgjedhjeve duke vjedhur kutitë e votimit. Morët tufat e votave dhe i vutë flakën dhe pastaj i zëvendësuar me të tjera. Ai është grusht shteti i suksesshëm, me në krye Sali Berishën.
Pastaj keni grushtin e shtetit të dështuar të 14 shtatorit 1998. Pastaj keni dhe disa përpjekje të tjera, keni tentuar ju. Se dhe kur dilni këtu para Kuvendit, dhe pengoni deputetët që të hyjnë në këtë sallë unë mendoj se janë elementë të një grushti të ‘vockël’ shteti.
Por, për ju, Parlamenti nuk është asgjë, kupton? Tani, tjetra që bëni ju. Çdo seancë kur e filloni, duke marrë fjalën për procedurë bëni 2 gjëra. E para bëni dialog publik me kryetaren, nxirrni lloj lloj sebepesh, përtej çdo arsye procedure dhe tjetra e ktheni në deklarata për shtyp, gjë që normalisht bëhet diku tjetër, jo këtu dhe prandaj zvarriten seancat, i bëni të lodhshme dhe praktikisht i vëni njollë gjithë Parlamentit sepse shpesh herë publiku e percepton Parlamentin si një të tërë, e ndonjëherë nuk bëjnë dot dallimin e njërit nga tjetri. Do vazhdoni ta bëni këtë gjë, jam i bindur, sepse kjo është një kulturë politike e cila fatkeqësisht ju mungon," tha Koçi.
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga hetimi i SPAK për Erion Veliajn, familjarët e tij dhe disa persona t&eu...
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka nxjerr detaje nga kontrollet e Byrosë Kombëtare të Hetimit në banesën e Erion Veliajt. E ftua...
Sali Berisha "Në doktrinë, sovraniteti është i jashtëm kur një armik të mësyn dhe të prek integritetin territo...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij në përfundim të shkollës politike të FRPD-së ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës tij në përfundim të shkollës politike të FRPD-s&eum...
Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar nga seanca në Kuvend në lidhje me mbledhjen e Gjyqta...
Kuvend TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend...
Foto TIRANË- Gjykata e Posaçme ditën e sotme po zhvillon seancë paraprake të dosjes së Sterilizimit. Seanca ka nisur q...
Foto TIRANË- Kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Kuvend ka bërë një sqarim mbi opinion...
Balluku TIRANË- Zëvendëskryeministrja njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka r...