POLITIKE

“Petulla” me miellin e BE

n.f Përditësimi i fundit 31 Mars 2025, 19:22

“Petulla” me miellin e BE

TIRANË- Shqipëria është një nga vendet e Ballkanit Perëndimor që janë më pro Bashkimit Europian. Sipas sondazhit të fundit të Eurobarometër (vjeshtë 2024), në Shqipëri, 81% e qytetarëve tregojnë besim ndaj BE-së dhe 83% besojnë se anëtarësimi në BE do të ishte një gjë pozitive.

Mbështetja është shumë më e lartë se vendet e tjera si Mali i Zi (75%), Kosova (70%), Maqedonia e Veriut dhe Bosnja (secila 56%) dhe më e ulëta në Serbi, me vetëm 38%. Mbështetja e lartë për BE-në në Shqipëri reflekton disa faktorë si faktin që anëtarësimi në BE shihet si një rrugë drejt standardeve më të larta demokratike dhe të drejtësisë.

Shumë shqiptarë besojnë se bashkimi me BE-në do të sjellë investime, punësim, përmirësime në shërbimet publike dhe një standard më të lartë të jetesës. Në kahun tjetër, ky besim reflekton mungesën e besimit, apo paaftësinë e qeverive të pas ’90-s për të përmirësuar e për të zhvilluar vendin, që edhe sot është ndër më të varfrit e Europës dhe ndër më të korruptuarit, sipas indekseve të “Transparency International”.

Ndonëse BE, në dekadën e fundit, duhet pranuar që nuk ka pasur oreks të madh për zgjerim, shanset për Shqipërinë nuk kanë munguar, në kuadër të planeve rajonale për zhvillim ekonomik.

Por sa i kemi shfrytëzuar ato?! Të dhënat nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) për 2020-2024 tregojnë se Shqipëria ka tërhequr projekte me vlerë investimi rreth 600 milionë euro, shumë të ulëta në krahasim me Serbinë (2.5 miliardë euro), apo Bosnjë-Hercegovinën (2 miliardë euro).

Edhe nga këto projekte, ka nga ato që janë zvarritur pa fund, si bypass i Tiranës (me vlerë mbi 200 milionë euro), që ende nuk dihet se kur do të bëhet.

Ky ishte i vetmi projekt rrugor në kuadër të Korridorit 8 dhe Korridorit Blu, teksa segmentet e tjera rrugore qeveria preferoi t’i zhvillonte me formën e projekteve të Partneritetit Publik-Privat (PPP), me kosto për kilometër që po rezultojnë shumë më të larta se projektet që vendet e Ballkanit Perëndimor po bëjnë nëpërmjet WBIF.

Projektet që Shqipëria po përfiton aktualisht janë kryesisht në fushën e hekurudhës, ku sërish vonesat nuk kanë munguar (hekurudha Tiranë-Durrës), po zgjasin më shumë sesa tre vjet dhe nuk kanë ende një afat të saktë kur do të përfundojnë.

Projektet e IPARD (Instrumenti për Përmirësimin e Agrikulturës dhe Zhvillimit Rural), një instrument financiar i BE-së, i destinuar për vendet kandidate dhe potencialisht kandidate, që synojnë të përmirësojnë sektorin rural dhe bujqësinë, janë një tjetër shans i humbur.

Projekti u pezullua nga Bashkimi Europian për shkak të rasteve korruptive, duke e lënë bujqësinë pa financim, duke detyruar qeverinë që të krijojë një linjë financimi të posaçme nëpërmjet Bankës së Shqipërisë. Për vitet 2023-2027, nga ky projekt do të financoheshin rreth 100 milionë euro për bujqësinë.

Tashmë, Shqipëria është pjesë e planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, që ofron 6 miliardë euro ndihmë financiare shtesë për të mbështetur reformat socio-ekonomike dhe themelore, si dhe investimet përkatëse.

Deri në vitin 2027, Shqipëria ka mundësi të marrë deri në 922.1 milionë euro gjithsej nga Mekanizmi i Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor, në këmbim të reformave në shtetin e së drejtës dhe të drejtat themelore, energjinë e rinovueshme, ekonominë dixhitale, kapitalin njerëzor dhe zhvillimin e sektorit privat.

Mos prisni që ky plan të bëjë mrekulli. Së pari, shuma në vetvete nuk është e lartë. P.sh., shpenzimet kapitale të qeverisë nga buxheti tashmë i kanë arritur 1 miliard euro në vit. Nga ana tjetër, vetëm 30% e saj janë grante, ndërsa pjesa tjetër investim, pra kredi, që Shqipëria, me treguesin e përmirësuar të borxhit publik (rreth 54% e PBB-së) mund ta marrë kudo.

Të ndara në vit, këto grante nuk i kalojnë 80-100 milionë euro, po aq sa është dhe shuma që marrim sot nga IPA (Instrumenti për Asistencë para-Anëtarësimit) një mjet financiar i BE-së që synon të ndihmojë vendet kandidate dhe ato potencialisht kandidate në përgatitjen për anëtarësim.

Së dyti, këto para do të jepen në këmbim të reformave në shtetin e së drejtës dhe të drejtat themelore, energjinë e rinovueshme, ekonominë dixhitale, kapitalin njerëzor dhe zhvillimin e sektorit privat. Pagesat kushtëzohen me arritjen e reformave të specifikuara në Agjendat e Reformave të përgatitura nga secili përfitues.

Këto reforma, në fakt janë shumë më të rëndësishme sesa grantet apo financimet që mund të marrim nga BE-ja.

Përpara se të presë nga të tjerët, Shqipëria duhet të ketë vullnetin të rregullojë shtëpinë nga brenda, si lufta kundër korrupsionit, forcimi i sundimit të ligjit, modernizimi i administratës publike dhe përmirësimi i transparencës në sektorin publik, krijimi i një mjedis biznesi me rregulla loje të qarta.

Vetëm duke adresuar këto çështje të brendshme, Shqipëria do të arrijë të demonstrojë se vendi është gati të përqafojë normat europiane dhe të kontribuojë në një integrim europian të suksesshëm. Ky është shansi i vërtetë i Shqipërisë./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan