Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...

TIRANA- Në Shqipëri, deputeti socialist Plarent Ndreca u mor sot i pandehur nga Prokuroria e posaçme. Avokatit të tij, iu komunikua se deputeti akuzohet “Shkeljes së barazisë në tendera”, për rastin e rikonstruksionit të katër komisariateve në qytete të ndryshme të vendit. Në atë kohë, ai ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. Fundjavën e shkuar, u arrestua një tjetër deputet socialist i porsadorëhequr, Jurgis Çurbja, ndërsa të hënën, u vendos nën masë sigurie dhe deputetja e opozitës Monika Kryemadhi, si pjesë e hetimeve që çuan në arrestimin, po atë ditë, dhe të ish presidentit Ilir Meta.
Hetimet për tenderin e zhvilluar për rikonstruksionin e komisariateve të Mirditës, Vlorës, Pogradecit dhe atij numër 4 në kryeqytet, kanë nisur në vitin 2021. Shkak u bë një kallzim i Kontrollit të Lartë të Shtetit, sipas të cilit procesi kishte patur shkelje të procedurave. Në kohën kur është zhvilluar, gara, deputeti socialist Plarent Ndreca ishte Sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Brendshme, kur ky institucion drejtohej nga zoti Sandër Lleshaj. Dyshimet janë se fituesi i tenderit ka qenë i paracaktuar.
Ndreca nuk u paraqit vetë në Prokurori, por zgjodhi të dërgojë një avokat mbrojtës, të cilit iu komunikua akuza për deputetin socialist, ajo e "Shkeljes së barazisë në tendera". Nën akuzë përfunduan dhe persona të tjerë, ish anëtarë të Komisionit të vlerësimit të ofertave. Ndreca u bë pjesë e parlamentit në janar të këtij viti, duke marrë mandatin e ndërprerë të ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, po ashtu nën disa akuza nga Prokuroria e Posaçme dhe i larguar nga vendi.
Atij ju besua roli i nënkryetarit të Komisionit hetimor për koncensionet në Shëndetësi, ku u dallua për përplasje të herëpashershme me drejtuesen demokrate Albana Vokshi. Ndreca nuk ka bërë asnjë koment mbi rastin, sikundër nuk ka patur asnjë reagim as nga Partia socialiste apo grupi i saj parlamentar. Fundjavën e kaluar, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme u arrestua ish deputeti tjetër socialist Jurges Cyrbja, i cili vetëm pak ditë përpara arrestimit kishte dhënë dorëheqjen. Ai dyshohet për lidhje me elementë të rrezikshëm të botës së krimit e bashkëpunim me ta, duke i ndihmuar që t’i shpëtojnë ndjekjes së autoriteteve e duke përfituar mbështetjen e tyre për të marë vota.
Të hënën, po me urdhër të Prokurorisë së Posaçme u arrestua ish presidenti Ilir Meta. Ai dyshohet për korrupsion, pastrim parash, dhe fshehje të pasurisë. Hetimet përfshijnë katër episode të ndryshme. Për të njejtat akuza, ndaj ish bashkëshortes së tij, deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u dha masa e detyrimit për paraqitje./ VOA
TIRANA- Kryetarët e degëve të Partisë Demokratike janë mbledhur në selinë blu. Mësohet se në fokus të d...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë deklarata të forta në lidhje...
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka publikuar sot disa dokumente zyrtare që sipas tij, tregojn...
TIRANA- Të akuzuarit për inceneratorin e Elbasanit kanë përfunduar mbrojtjen këtë të premte, në sallën e gjy...
TIRANA- Më 19 tetor, kryeministri Edi Rama pati një nga shpërthimet e tij të rëndomta të protestës kundë...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetet soicale ku akuzon kreun e SPAK, Altin Dumanin, si t&eu...
TIRANA- Gjatë se seancës së sotme në Apelin e Posaçëm, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka kundërshtuar dën...
plarent ndreca TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka reaguar lidhur me marrjen të pandehur të deputetit të Partisë Socialiste, Pl...
Kalaja TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme n&...
Balliu TIRANË- Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu ka marrë pjesë sot në protestën e radhës të zhvilluar para ...