Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai francez Emmanuel Macron shfaqën dallime të mëdha të hënën në qasjen e tyre ndaj Ukrainës, duke nxjerrë në pah dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës mbi propozimin e zotit Trump për një marrëveshje të shpejtë armëpushimi me Rusinë.
Gjatë një dite bisedimesh, Presidentët Trump dhe Macron treguan një raport miqësor të bazuar në vite të marrëdhënieve të mira mes tyre. Por Presidenti Macron e bëri të qartë se nuk ishte dakord me zotin Trump për disa çështje kyçe, ndërsa ata shënuan tre vjetorin e fillimit të sulmit të Rusisë në shkallë të gjerë ndaj Ukrainën.
Presidenti Trump nuk pranoi t'i referohej presidentit rus Vladimir Putin si diktator, pasi e quajti Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy një diktator javën e kaluar. Presidenti Macron tha se është e qartë se Rusia "është agresore" në konflikt, një temë për të cilën Presidenti Trump ishte i lëkundur javën e kaluar.
“Presidenti Putin shkeli paqen”, tha zoti Macron në një konferencë të përbashkët për shtypin me Presidentin Trump.
Zoti Trump shprehu dëshirën për arritjen e një armëpushimi sa më shpejt që të jetë e mundur dhe tha se po përpiqej ta bënte të mundur arritjen e një armëpushimi mes Ukrainës dhe Rusisë. Ai tha se mund të shkonte në Moskë për të takuar Putinin pasi të arrihej një marrëveshje armëpushimi.
Presidenti Macron, nga ana tjetër, kërkoi një qasje më të fortë, duke filluar me një armëpushim dhe më pas një marrëveshje paqeje që do të përfshinte garanci sigurie.
"Ne duam paqe, ai dëshiron paqe. Ne duam paqen e shpejtë, por nuk duam një marrëveshje që është e dobët", tha zoti Macron për gazetarët.
Çdo marrëveshje paqeje, tha ai, duhet të "vlerësohet, kontrollohet dhe verifikohet".
Të dy udhëheqësit ranë dakord, megjithatë, për dislokimin e forcave paqeruajtëse evropiane sapo të arrihet një marrëveshje paqeje.
"Ata nuk do të ishin në vijën e parë të frontit. Ata nuk do të ishin pjesë e asnjë konflikti. Ata do të ishin aty për të garantuar respektimin e marrëveshjes së paqes", tha Presidenti Macron më herët në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e Presidentit Trump.
Presidenti Trump tha se ai e pranon konceptin, ashtu si edhe Putini.
"Po, ai do ta pranojë këtë", tha Presidenti Trump për pozicionin e Putinit për një forcë paqeruajtëse. "Unë e bëra atë pyetje në mënyrë specifike. Ai nuk ka asnjë problem me këtë."
Presidenti Macron, udhëheqësi i parë evropian që takohet me Presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë, pas marrjes së detyrës një muaj më parë, i quajti diskutimet e tij me zoti Trump "një pikë kthese" në përpjekjen për një qasje më të unifikuar.
Zoti Macron po përpiqet të përfitojë nga një marrëdhënie e mirë me zotin Trump, që ai e ndërtoi gjatë mandateve të tyre të para presidenciale. Udhëheqësi francez ka arritur t’i menaxhojë me sukses marrëdhëniet me zotin Trumpin, i cili ka qenë i paparishikueshëm në përballjet me udhëheqësit botërorë, pa e zemëruar atë.
Në një moment gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë, zoti Macron preku krahun e zoti Trump dhe korrigjoi me kujdes pretendimin e presidentit amerikan se Evropa kishte dhënë të gjithë ndihmën e saj për Ukrainën në formë huaje.
Presidenti Trump tha se ka patur përparim në arritjen e një marrëveshjeje për mineralet e rralla me Ukrainën, si një mënyrë për të kompensuar koston e armatimit, që administrata e mëparshme e Presidentit Biden ia ka dhënë Ukrainës.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve Presidenti Trump tha se marrëveshja ishte "shumë pranë". Ai tha se mund të takohet me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy më vonë gjatë kësaj jave ose javën e ardhshme për ta nënshkruar atë.
"Ai mund të vijë këtë javë ose javën e ardhshme për të nënshkruar marrëveshjen, një gjë e mirë kjo" tha Presidentit Trump duke iu referuar zotit Zelenskiy. Ai shtoi se do të takohej gjithashtu me Presidentin rus Vladimir Putin në një moment të caktuar.
Zoti Macron tha se Evropa ishte e përgatitur për të ofruar garanci sigurie për Ukrainën, përfshirë trupa paqeruajtëse, në rast të një armëpushimi.
Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin idenë e dërgimit të trupave paqeruajtëse evropiane dhe tha se ai e kishte ngritur këtë çështje edhe me zotin Putin dhe ky i fundit kishte rënë dakord ta pranonte atë.
I pyetur nëse Ukraina duhet të jetë e gatshme t'i lëshojë territor Rusisë si pjesë e një marrëveshje të negociuar për t’i dhënë fund luftës, Presidenti Trump tha se: "do ta shohim" duke vënë në dukje se bisedimet sapo kishin filluar.
Presidenti Trump dhe ekipi i tij po negociojnë një marrëveshje për ndarjen e të ardhurave nga mineralet me Ukrainën për të rikuperuar disa nga paratë që administrata e mëparshme Biden i ka dërguar Kievit në formën e ndihmës në armtime me synimin për të zmbrapsur Rusinë.
Javën e kaluar zoti Zelenskiy hodhi poshtë kërkesat e SHBA-ve për 500 miliardë dollarë në pasuri minerale nga Ukraina për të shlyer Uashingtonin për ndihmën e dhënë gjatë kohës së luftës. Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk i kishin dhënë Kievit shumë më pak deri më tani dhe se marrëveshja nuk ofronte garanci specifike sigurie për Ukrainën.
Të enjten në Uashington do të vijë edhe Kryeministri britanik Keir Starmer, vizitë që vjen mes shqetësimesh në Evropë mbi qëndrimin e ashpër të Presidentit Trump ndaj Ukrainës./VOA
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar këtë të hënë zgjedhjet parlamentare t&eu...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar këtë të hënë dëshminë e ish-n...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar këtë të hënë administratën e Joe Bid...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur këtë të hënë për zgjedhjet parlamentar...
Ilirjan Celibashi TIRANË - Kreu i Komisionit Zgjedhor Ilirian Celibashi, ka folur mbi zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 11 ...
Erion Veliaj TIRANË - Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që prej 10 shkurtit me vendim të Gjykatës së Po...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka rrëfyer se pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2017, i kishte kë...
Erion Veliaj TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka reaguar sërish nga qelia e burgut në lidhje me dialogun e publikuar k...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur këtë të hënë për takimet që ka mbajtur...
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur edhe për deputeten e PS-së, Klotilda Bushka, e cila u paraqit sot në SPAK. Lala e ftuar në e...