Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Presioni dhe ndërhyrjet politike po deformojnë proceset e rëndësishme hetimore. I këtij mendimi është analisti, Enton Abilekaj, i cili i ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, tha se dëshmitarë kyç në dosjen Veliaj, përfshirë biznesmenë të njohur dhe punonjës bashkie, kanë ndryshuar dëshmitë e tyre fillestare menjëherë sapo i akuzuari kryesor u la në masën e arrestit me burg.
Sipas tij, ndryshimi i deklaratave ka ngritur pikëpyetje të forta mbi mundësinë e intimidimit, duke e bërë masën e sigurisë një pikë kritike të procesit gjyqësor. Dyshimet thellohen më tej shton Abilekaj, ku i akuzuari ka pasur guximin të telefonojë dhe të kërcënojë drejtpërdrejt hetuesit dhe oficerët e Policisë Gjyqësore.
I gjithë procesi gjyqësor, shton analisti, shihet si thellësisht i ndikuar nga politika dhe nën një frymë që "kundërmon" hapur.
Sipas tij, drejtësia perceptohet gjerësisht si e shantazhuar, jo vetëm nga zyrtarë e individë me pushtet të drejtpërdrejtë, por edhe nga ndërhyrjet e sferave më të larta shtetërore e qeveritare.
Së pari të them, u bë një dëshmi nga biznesmenë dhe nga punonjës të bashkisë, të cilët sapo ai u fut në burg, u përgënjeshtruan nga vetë autorët. E kupton? Këtu është problemi, të mbash masën e sigurisë. Ato që kishin dhënë dëshmitë shumë të sakta, kur u bë arrestimi... biznesmenët që ne i njohim shumë të njohur, që kanë bashkëpunuar me bashkinë, në momentin që ai u fut në burg, shkuan për të ndërruar dëshminë. Punonjësit e bashkisë shkuan të ndërrojnë dëshminë. Dhe e ndërruan dëshminë. Në këto kushte masa e sigurisë nuk mund të diskutohet më. Ne shikojmë që masa e sigurisë ka ndikuar shumë në gjyq. Dhe ky është një problem i madh për hetimin dhe ky është një problem shumë i madh se mund të dalin dhe mund ta ndërrojnë, se në hetim gjyqësor ata kanë të drejtën ta bëjnë dëshminë nga e para. Kështu që mendoj që kjo e penalizon shumë atë. Dhe kjo e vështirëson shumë. A është gjithë ky proces një proces për të lehtësuar atë? Unë besoj që po.
Shkarkimi ishte i jashtëligjshëm. Sepse ai s'u dëgjua, sepse nuk u plotësuan kushtet. Nuk u dhanë motivacionet e duhura, shkarkimi nga puna ishte i pasaktë. Të gjitha këto Gjykata Kushtetuese thotë, nuk thotë që nuk shkarkohet, por thotë shkarkimi është i paligjshëm për dy arsye: e para për procedurën dhe e dyta për motivacionin. Po të zgjidhej procedura e duhur dhe motivacioni i duhur, ai mund të shkarkohej. Tani e ktheu Gjykata, sipas funksionit, jo sipas individit... është një proces që ne nuk e dimë nga ndikohet, por procesi mban shumë erë politike. Shumë! Kundërmon! Ti shkon, bën vendimin unifikues Gjykata e Lartë. Nga ky vendim unifikues nuk ka përfituar asnjë, asnjë njeri deri sot! Zero! Vendimi unifikues thotë arresti me burg është masë e përjashtuar... rast i veçantë. Nuk thotë masat e tjera. Në rrethanat e caktuara ky është rast besoj korruptiv, besoj lobisti Ilir Panda që e kemi diskutuar këtu, që ka bërë një krim mbi të gjitha.
Ka shkelur ligjin sepse nuk mund t'i japë Gjykata e Lartë një masë vetë, por e kthen për masë prapë te gjykata tjetër. Domethënë ai është i zhytur kokë e këmbë në krim Ilir Panda. Nuk e di a është nënkryetar i Gjykatës së Lartë ky. Por është çështje mos ta ngatërrojmë me këtë. Gjykata e Lartë jep vendimin unifikues. Ai e çon në Gjykatë Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ia kthen Gjykatës së Lartë me një rekomandim, me një orientim, që nuk është se i shkon Gjykatës Kushtetuese ta bëjë dhe i thotë: Ti që ke dhënë një vendim unifikues, duhet ta rishikosh këtë çështje nën frymën e vendimit unifikues. Të shikosh që ky është kryetar i zgjedhur. Të shikosh pse thotë ai që vendimi unifikues ti e ke dhënë, po në frymën e asaj që ka SPAK-u? Që dëshmitë janë ndërruar kur ai u fut në burg. Që para se të futej në burg ai, kërcënoi të gjithë grupin hetues... grupin hetimor përpara, dhe ata s'kishin ç'të bënin më. U detyruan ta arrestonin se nuk kishin ata fuqinë për ta arrestuar atë atëherë.
Ishin ata të trembur të gjithë. Por ama kur ai merrte në telefon edhe prokurorin... merrte në telefon hetuesin, po hetuesin pra. Është vendim i 24 majit, i 25-ës i GJKKO-së, me kërkesë të SPAK-ut ka thënë që ky njeri ka intimiduar hetuesin e çështjes, OPGJ-në, dhe e futi në burg. Sepse e ka intimiduar pra, e ka marrë në telefon dhe e ka kërcënuar! Ky është vendim gjykate pse u arrestua ai pastaj në 24 janar. Pra të gjitha këto fakte Gjykata Kushtetuese në vendimin e vet për t'ia kthyer Gjykatës së Lartë nuk i përmend. Po përmend vetëm ato që i interesojnë për që e favorizojnë atë. Edhe ata shantazhojnë drejtësinë. Por ne po flasim për rastin e Ilir Pandës i cili është në hetim dhe merr prokurorin dhe e kërcënon. Që pas asaj, me vendim gjykate, u fut në burg. Dhe Rama e dinte atë vendimin e Gjykatës e thoshte ta mbaj afër me vete pastaj, derisa u arrestua në atë ditë. Vendimi i gjykatës është: për shkak se ka intimiduar hetuesin, OPGJ-në në punën që kryen, duhet të rrijë në arrest me burg. E ke në vendim, 24 janar.
Avokatja Adriana Kalaja deklaroi se mosdeklarimi korrekt i pasurisë nga Altin Dumani është i barasvlershëm me falsifikimin e deklarimit. Ajo...
GJKKO ka caktuar datën 5 qershor, ora 11:00, për seancën e parë gjyqësore ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të akuzuar n...
Gazetari Klodian Tomorri deklaroi se korrupsioni mbetet faktori kryesor që, sipas tij, dëmton eficiencën e shpenzimeve publike në Shqipë...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD dhe aktivisti Aulon Kalaja ka bërë një denoncim lidhur me situatën e një pallati...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka lëshuar një thirrje të fortë përmes një reagimi në rrjetet sociale, ...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi, i ftuar në “Programin e Drekës” në...
Kryeministri Edi Rama pati një përplasje online me Reporterët Pa Kufij lidhur me raportin e fundit për lirinë e medias në Shqip&eu...
Me debate është shoqëruar mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale. Situata u përshkallëzu...
Organizata “Reporterët Pa Kufij” dhe kryeministri Edi Rama prej disa kohësh janë përfshirë në një debat në...
Një simpatizante e Partisë Socialiste në Korçë ka gjetur një mënyrë unike për të festuar 35-vjetorin e theme...