Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Partia Demokratike ka prezantuar krijimin e një strukture të re, Departamentin e Inovacionit dhe Inteligjencës Artificiale, me synim modernizimin e veprimtarisë opozitare dhe forcimin e transparencës institucionale. Ky departament do të fokusohet në përdorimin e teknologjive digjitale për monitorimin e aktivitetit qeveritar, luftimin e dezinformimit dhe rritjen e llogaridhënies publike.
Në aktivitetin e mbajtur mori fjalën edhe anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, i cili vlerësoi nismën si një hap drejt hapjes së të dhënave dhe forcimit të transparencës përmes konceptit “open data” dhe “fact-checking”.
Ai u ndal te sistemi i prokurimeve publike, duke deklaruar se, në shumë raste shfaqen sinjale “flamur i kuq”, që lidhen me mungesën e konkurrencës apo me favorizime në tendera. Muçollari tha se këto raste duhet të bëhen më transparente për publikun përmes instrumenteve digjitale dhe analizës së të dhënave.
Në fjalën e tij, ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si inteligjenca artificiale është përdorur deri më tani në administratë, duke e cilësuar shpesh si “slogan propagandistik” pa ndikim real në shërbimet për qytetarët. Sipas tij, ekziston nevoja për më shumë transparencë në prokurimet e sistemeve teknologjike dhe në kontratat publike me vlera të larta.
Muçollari theksoi gjithashtu potencialin e IA për përdorim brenda vetë partisë, duke propozuar sisteme për menaxhimin politik dhe matjen e performancës, me qëllim forcimin e meritokracisë dhe organizimit të brendshëm.
Më tj ai tha se partia duhet të përgatitet për një të ardhme qeverisëse duke integruar inteligjencën artificiale në hartimin e politikave publike, përfshirë shëndetësinë, arsimin dhe administratën shtetërore, me synim uljen e kostove dhe rritjen e efikasitetit të shtetit.
Dua ta filloj fjalën, e para duke e falenderuar zonjën Kele për prezantimin edhe për synimet që i ka vendosur departamentit. Dhe përtej kësaj dua të kaloj pak te sfidat që Partia Demokratike ka në këtë fushë, që patjetër kthehen dhe në sfidat e departamentit tuaj. Pjesa e parë e prezantimit, ku ju parashikoni pikërisht hapjen e një dritare, dritare opozicioni në, në karrigen e opozitës, një dritare ku i krijon publikut mundësi për të siguruar të dhëna. Domethënë, një koncept i open data dhe patjetër dhe koncepti i fact and check është një element shumë i rëndësishëm dhe sa më shpejt të ishte ky instrument do të ishte shumë i domosdoshëm për shoqërinë shqiptare, por dhe për opozitën për t'ju shfaqur publikut. Pasi duhet të kemi parasysh disa elementë shumë të rëndësishëm.
Një sistemi i prokurimeve publike që është ndërtuar prej më shumë se një dekade përpara, në qeverisjen e Partisë Demokratike, i cili rezultoi si një instrument shumë i mirë për të kufizuar korrupsionin dhe mënyrën se si bëheshin prokurimet publike. Sot, po të futemi në këtë sistem, vëmë re që ka mijëra prokurime publike, të cilat identifikohen me flamur të kuq. Ç'do të thotë me flamur të kuq? Do të thotë që ose është një konkurrent i vetëm, që do të thotë kriteret janë kopësitur vetëm për atë konkurrent, ose janë përjashtuar të gjithë konkurrentët e tjerë. Dhe në shumicën e rasteve, kompanitë të cilat kanë përfituar janë njerëz të lidhur me deputetë, me drejtorë, me qeveritarë të kësaj qeverie. Pasi këtu nuk është një rast e dy, se do të ishte shumë kollaj të flisnim për një rast e dy, por janë mijëra raste. Kështu që një instrument shumë i mirë për t'ia pasqyruar publikut këto.
E para, e dyta. Çfarë është inteligjenca artificiale dhe si na është përqasur sot neve nga qeveria, të themi, ky program ose ky koncept se si bota sot po shkon? Dy elementë janë përdorur. E para është përdorur si një, të themi, instrument propagande, që do të thotë aspak përmbajtje dhe vetëm sipërfaqe. Është përdorur si një slogan që nuk ka prodhuar asnjë të mirë në shërbim të qytetarit. Dhe elementi i dytë që është përdorur, për vjedhjen më masive të prokurimeve publike. Unë po ju flas me kompetencë të plotë që prokurimet publike të klasifikuara sekret, të organizuara nga AKSHI, mbajnë vlerën e qindra milionë eurove. Që do të thotë që ne sot kemi folur vetëm për ato të cilat janë publike, të cilat edhe ato nuk janë lënë në dorë të konkurrencës së ndershme apo kemi dëgjuar raste ekstreme se si prokurimet publike bëhen për të ndarë paratë dhe duke ofruar aspak shërbim. I njëjti koncept është përdorur për prokurimet e sistemeve, të cilat pas vlerës fillestare, më pas vlera e mirëmbajtjes shkon drejtpërdrejt në, në xhepat e zyrtarëve dhe qeveritarëve. Kështu që këto dy elementë Partia Demokratike ka përgjegjësinë t'i ekspozojë nën, të themi, pikëpamjen e opozitës.
Kjo është sfida e parë që ka ky departament. Do të, do të bazohem tani tek sfida e dytë. Sfida e dytë është se si mund të përdorë inteligjencën artificiale, Partia Demokratike, brenda vetes, duke ndërtuar sisteme menaxhimi politik zgjedhor. Por njëkohësisht, sisteme ku gjithsecili, nëpërmjet një sistemi të inteligjencës artificiale, mund të matë performancën e gjithsecilit. Që do të thotë, ne kemi mundësi brenda Partisë Demokratike të krijojmë një parti moderne, bazuar në, në konceptin korporativ, në konceptin e objektivave real të vendosura nga, të themi, lidershipi, por dhe matjen e tyre, e tyre. Sepse kështu krijojmë një koncept të qëndrueshëm të meritokracisë. Gjithsecili e di që në qoftë se bën punën mirë, nëpërmjet matjes së performancës dhe sistemeve të inteligjencës artificiale që mund ta ofrojnë këtë, krijon pikërisht pra dhe balancën e një organizate ku, meritokracia është elementi bazë i saj.
Dhe do të fokusohem tani tek në fakt, tek sfida e tretë dhe më e rëndësishmja, që dhe doktor Berisha e përmendi. Dita që ne do të qeverisim nuk do të jetë e largët. Që do të thotë, sfida për t'u përgatitur nëpërmjet kapaciteteve brenda Partisë Demokratike, përgatitja e programit të Partisë, i programit të Partisë Demokratike. Në mënyrën se si do të përdorim inteligjencën artificiale si një instrument zhvillimi, si një instrument për të hartuar politika në fushën e mjekësisë, si një instrument në arsim që ju i përmendët shumë mirë. Po pse jo dhe si një instrument për të kufizuar, për të ulur shpenzimet e administratës publike. Sot janë qindra mijëra vende pune të cilat nuk kryejnë funksione. Kështu që, kjo do të jetë për mendimin tim sfida më e madhe, sepse jua siguroj që do të jetë e largët dita që ne do të qeverisim. Kështu që përgatitja jonë për qeverisjen e ardhshme duhet të fillojë një, një ditë më parë. Kështu që ju falenderoj dhe edhe një herë ju përshëndes edhe për prezantimin, edhe për iniciativën të cilën keni marrë. Faleminderit.
Partia Demokratike ka prezantuar sot Departamentin e Inteligjencës Artificiale, një strukturë të re brenda saj që, sipas drejtuesve, sy...
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar vendimin e KQZ që të votojnë të burgosurit dhe ka vendosur që dhe nenin 18 të Gjendjes Civile t&e...
PD ka zhvilluar ditën e sotme Departamentin e Inteligjencës Artificiale, si një nga format inovative për përmirësimin e strukturav...
I nderuar kryetar i Partisë Demokratike, profesor doktor Sali Berisha. Të nderuar përfaqësues të Partisë Demokratike, të nder...
Gazetari Bledian Koka deklaroi në emisionin Task Force në SYRI TV, me moderatoren Sonila Meço, se deklarata e ambasadorit të ri amerikan p...
Pas përfundimit të auditimit të financimeve të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Komisioni Qendror i Zgje...
Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht një nga zërat më aktivë për integrimin europian, Jorida Tabaku, ka p&eu...
Kandidati për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, është paraqitur sot përpara Komisionit të...
Kandidati për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka vlerësuar punën e SPAK gjatë seancës d...
I nominuari i Presidentit amerikan për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric G. Wendt, ka paraqitur para Komitetit t&eum...