Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar akuzat dhe sulmet ndaj Prokurorit të SPAK, Olsi Dado. Në një reagim të dytë brenda ditës, nga qelia e burgut të Durrësit, Veliaj ngre akuza sërish se Dado ka firmosur arrestimin e tij për llogari të kreut të PD-së, Sali Berisha.
Veliaj shkruan se sulmet e tij nuk janë për SPAK-un si institucion, por specifikisht për prokurorin Olsi Dado që sipas Veliajt ka abuzuar me dosjen e tij.
Veliaj ka sjellë në vëmendje deklaratat e Berishës i cili tha se "SPAK duhet të shkrihet me çdo kusht", teksa thotë se Dado e ka dërguar në burg pa gjyq para zgjedhjeve, ndërkohë që Berisha është i lirë dhe kërkon të shkrijë SPAK-un.
Veliaj shkruan se nëse e keqja e Berishës quhet SPAK, e keqja e SPAK-ut vetë quhet Olsi Dado, të cilin kryebashkiaku e ka etiketuar si një “vrasës me pagesë”. Veliaj shton se sulmet e tij të publikuara nga qelia kanë për qëllim të demaskojnë prokurorin Dado, që sipas tij godet për llogari të kryedemokratit Berisha.
Reagimi i Veliajt:
Dëgjova për komentin e një dashamirësi, që më inkurajonte të çmontoja akuzën perverse të Ols Dados, por më kritikonte pse merresha me të personalisht!
E mirëkuptoj, dhe madje mendoj se me siguri ka të drejtë kur thotë kapu tek e vërteta jote, e mos u bëj si Saliu që sulmon Dumanin dhe prokurorët e SPAK-ut! Por, më duhet ta pranoj se, megjithëse s’do doja kurrë të arrinin punët deri këtu dhe të më duhej të demaskoja një pis që godet për llogari të Sali fundërrinës, e kam të pamundur ta pranoj se SPAK-u mund të ketë surratin e Ols Angonit!
Prandaj, të ma falin ata që e konsiderojnë gabim reagimin tim ndaj këtij dështaku të rrezikshëm.
Por, ndërkohë i siguroj se ndryshe nga Saliu i Nesti Dados, unë nuk e kam me SPAK-un, po me abuzimin e një kllouni me të gjithë përpjekjen popullore për drejtësi.
Ndryshe nga Saliu, unë nuk dua dhe as luftoj për të shkrirë SPAK-un, por dua dhe do të luftoj deri në fund me një pervers që, për llogari të Saliut, më mbyll mua në burg pa gjyq m’u para zgjedhjeve, ndërkohë që Saliu livadhis e kërkon vota për të shkrirë SPAK-un.
Ndryshe nga Saliu, të cilit as i është kontrolluar banesa, as i janë marrë telefonat familjarisht, as i janë vënë në kurriz “prona të fshehura” në emër të vajzës a djalit, mua më kanë ndodhur të tëra këto e më keq se kaq, por unë nuk e kam asgjëkundi me reformen në drejtësi, me SPAK-un apo me kolegë të Ols Angonit, që meritojnë mbështetje dhe respekt.
Tani ç’të them, e keqja ka emër dhe nëse për Saliun mbretin e kënetës, e keqja quhet SPAK, për mua e keqja e ime dhe e SPAK-ut vetë quhet Ols Dado, një “vrasës me pagesë”, që aspak çuditërisht këmbët prej gjarpëri i ka në kënetën e Saliut.
Për të mos e harruar fare, pjesë e së keqes është edhe Erion Bani, një tjetër produkt i mirënjohur i kënetës, që gjendet gjithnjë gati kur duhet të goditet një armik socialist.
Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar të tjera shkelje, këtë herë në bashkinë e Durrësit. Zëdhënësja ...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit në rrjete sociale përmes rubrikës "Sy m'sy" është py...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit në rrjete sociale me komentuesit, është pyetur edhe në lid...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar edhe ditën e sotme një bashkëbisedim me komentuesit përmes platformës "S...
Erion Veliaj TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia e burgut të Durrësit...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të diel punimet në kantierin e Galerisë Kombëtare të Art...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë këtë të diel një takim me ...
rama, bin zyaed TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e nesërme mbërrin në Tiranës, presidenti i Emirateve t&eum...
sali berisha PARMA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në takimin me shqiptarët në Parma se një tjetër zhvilli...
sali berisha PARMA- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në takimin me shqiptarët e Italisë në Parma. Berisha foli p...