POLITIKE

Protesa e opozitës/ Hoti: Protestuesit janë shpresa e demokracisë, Shqipëria është kthyer në 'narkoregjim'

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2025, 18:58
Protesa e opozitës/ Hoti: Protestuesit janë shpresa e

Në protestën kombëtare të opozitës, Elda Hoti , deputete e Partisë Demokratike falënderoi qytetarët si “shpresë për demokracinë”. Ajo i përshkroi qytetarët si mbrojtës të dinjitetit të Shqipërisë kundër keqqeverisjes dhe krimit të organizuar. Hoti kritikoi largimin masiv të të rinjve dhe rënien e popullsisë për shkak të keqqeverisjes.

Deputetja denoncoi varfërinë e qytetarëve, pensionistëve dhe çiftet e reja, ndërsa zyrtarët jetojnë në luks. Ajo përmendi lidhjet e pushtetit me krimin e organizuar dhe abuzimin me fondet publike. Hoti theksoi se vuajtjet e qytetarëve flasin më shumë se fjalët e saj.

Hoti u shpreh se Shqipëria është kthyer në një “narkoregjim” dhe shteti nuk mbron qytetarët. Më tej, ajo u zotua se opozita dhe qytetarët nuk do të lejojnë shkatërrimin e vendit nën emrin e zhvillimit.

Hoti:  Dua ta nis këtë fjalë me një përulje të thellë për secilin prej jush. Ju jeni shpresa që ky vend mund të ketë demokraci. Ju jeni mbrojtësit e saj. Ju jeni shpresa që Shqipëria së bashku mund t'i rikthejmë dinjitetin e nëpërkëmbur nga kusarët e pushtetit dhe krimit të organizuar. Ju sot jeni shpresa që Shqipëria nuk do të zhbëhet. Ju jeni fuqia e vetme e misionit tonë.

Një falenderim të veçantë për ju qëndrestarë që nuk jeni dorëzuar asnjë ditë, edhe pse pushteti ju ka përndjekur, ju ka kërcënuar dhe është munduar t'ju blejë. Të flasësh sot nga ky podium nuk është e lehtë, sepse më shumë se fjalët tona, flasin vuajtjet tuaja, flasin mundimet tuaja, flet e përditshmja juaj. Të flasësh për Shqipërinë e kthyer në narkoregjim, nuk është e lehtë.

Të flasësh për një popull që është tkurrur me më pak se 2 milion banorë nga keqqeverisja dhe babëzia e rilindjes, nuk është e lehtë. Të flasësh për të rinj që rrezikojnë jetën në gomone duke kërkuar një të ardhme më të sigurt, nuk është aspak e lehtë. Ne flasim për zhvillim, po çfarë zhvillimi është ky, kur pensionistët numërojnë qindarkat? Çfarë zhvillimi është kur prindërit tanë detyrohen të zgjedhin midis një ilaçi cilësor dhe një ilaçi të dorës së tretë, sepse nuk ju mjaftojnë paratë?

Çfarë zhvillimi është kur çiftet e reja llogarisin dekada punë kursime për një shtëpi, ndërsa e pandehura Belinda Balluku ka shtëpi që e përdor vetëm për të mbajtur çelësat e 300 apartamenteve të grabitura nga taksat tuaja. Ndërkohë që qytetarët mezi mbyllin muajin, ata atje jetojnë në luks të shfrenuar, me 3 milionë euro verë, koordinatori i krimit të organizuar Ergys Agasi.

Shishet e verës së Ramës në vilën e Gysit është shenja se kur krimi bashkohet me shtetin, qytetari ka marrë fund. A e mbani mend miqtë e mi? 30.000 euro një shishe verë pinte kryeministri. Sa pensioni i 30 pensionistëve në një vit. Bodrumi me verë i Gysit, sa kostoja e pajisjeve që i duhen onkologjikut, që shqiptarët të mos vdesin në korridoret e spitaleve. Po për hallet personale të Belindës dhe Edit, a duhet ne të braktisim shtëpitë tona, familjet tona, vendin tonë? Sigurisht që jo. Nuk do të pranojmë që kjo bandë hajdutësh të na vjedhë çdo ditë, të na shkatërrojë Shqipërinë dhe të na thotë se kjo është zhvillim.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?