POLITIKE

Protesta e 7 tetorit/ Berisha: Çdokush prej jush keni minimalisht një arsye personale madhore, për të dalë nesër në mosbindje civile

I.A Përditësimi i fundit 6 Tetor 2024, 15:41

Protesta e 7 tetorit/ Berisha: Çdokush prej jush keni minimalisht

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjitha shtresave të popullsisë që të bëhen bashkë dhe të protestojnë nesër, për  çdo arsye që ata kanë të dalin nesër në rrugë kundër qeverisë së Edi Ramës.  Duke bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën më të madhe që do të organizohet nesër në Tiranë, Berisha u shpreh se, nga nesër nis mosbindja civile pa ndalim. Sipas tij, Europa na mëson një gjë që demokracia fitohet e nuk dhurohet.

"Thirrja ime sot, shkon për të gjithë pensionistët. Nëse rritja e pensioneve, 7 mijë lekë të vjetra, që u bëri Edi Rama dhuratë, mjafton për ilaçet tuaja. Mjafton për ushqimet tuaja. Mjafton për nevojat tuaja. Ju edhe mund ta shmangni protestën e nesërme për votën e lire. Por nëse është e kundërta, atëherë mosbindja civile edhe për ju, bëhet një detyrim. Vetëm qeveria teknik, vota e lire sjelle ndryshimin, sjell pensionin qe ju meritoni. O sot o kurrë është radha jone! Thirrja ime sot, shkon për të gjithë amvisat shqiptare. Ju kërkoj 5 minuta, të bëni një llogari. Sa para ju duheshin për të mbushur një shportë me ushqimet baze 11 vite me pare? Krahasojeni pak, me sa para u duhen sot, për të mbushur një shportë me po të njëjta ushqime.

A janë rritur pagat, aq sa të përballohet kjo rritje stratosferike çmimesh? Eurostat thotë se shqiptarët sot, paguajnë çmimet më të shtrenjta në Europë për ushqimet dhe kanë të ardhurat më të ulëta. Nëse dhe për ju rezulton kështu, atëherë mosbindja civile per votën e lire edhe për ju, është një detyrim. O sot o kurrë Është Radha jone Thirrja ime sot, shkon për të gjithë bizneset. Për biznesmenët e vegjël kam disa pyetje. Sa net pa gjumë kaloni ju, në ankth për monopolet e qeverise që po gllabërojnë xhiron tuaj? Apo për taksat që përlajnë edhe ato pak fitime që keni? A keni dëgjuar ndonjë zgjidhje nga qeveria, për mungesën e punëtorëve? Për informalitetin? Por edhe për biznesmenët e mëdhenj të ndershëm të këtij vendi. Sipërmarrjet tuaja, janë si një fëmijë i dytë për ju! Sa të sigurt ndjehen sipërmarrjet tuaja, djersa dhe mundimi, përballë klienteles se Edi Rames përballe shtetit, ku gjithë institucionet kontrollohen nga Edi Rama?

Bëni një reflektim të thjeshtë. Nëse sipërmarrjet tuaja sot ndihen të kërcënuara, atëherë mosbindja civile për qeveri teknike dhe votën e lire edhe për ju, është një detyrim. O sot o kurrë është radha jone. Të fundit, por absolutisht jo për rëndësi. Thirrja ime sot, shkon për të gjithë fermerët tanë qe janë sot fermerët me te braktisur dhe nënçmuar ne Ballkan dhe Europe. Sakrifica e tyre shkon dëm, në qindra ton të korrura, që hidhen në plehra, sepse Edi Rama preferon më shumë fermerët serbë se ata shqiptar, atëherë mosbindja civile, për qeverinë teknike për votën e lire bëhet një detyrim për te gjithë ju si rruge shpëtimi. O sot o kurrë per qeveri teknike votën e lire është Radha jonë. Unë nuk dua të zgjatem. Por sot çdo mjek, çdo arsimtar, çdo punëtor, çdo avokat, profesionist i lirë, apo çdo punonjës i ndershëm administrate. Çdo i ri dhe çdo i moshuar. Çdo besimtar i çdo feje, sot të gjithë keni minimalisht nga një arsye personale madhore, për të dalë nesër në mosbindje civile për qeveri teknike për votën e lire. O sot o kurrë është radha jonë! Nuk ua them unë këtë. Por ndërgjegjja juaj," tha Berisha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë